Posted by: ekolevizja | May 1, 2015

Librazhd: Vazhdon anketimi mbi problematikat mjedisore

Nga: Agim Blloshmi, shoqata Egnatia (Librazhd)

11180004_819178171507722_1424218589_n (1)

 

 

 

 

 

 

Mjedisi është një nga problematikat më kryesore që shqetëson komunitetin në Librazhd e Prrenjas. Zhvillimet e vrullshme që kanë ndodhur në vendin tonë në këto 24 vjet, kanë krijuar mjaft probleme mjedisore, kjo shoqëruar me një faturë jo të vogël mjedisore. Gangrenë janë bërë mbetjet urbane, ujrat e zeza, ndotja e lumejve, minierat, prerja pa kriter e pyjeve, ndërtimi i HEC-ve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj. Këto janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis.

Shumë politikanë, mjedisin në këto vite as që e kanë marr parasysh duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, duke mos dhënë ndihmesën e tyre për mjedisin, një pjesë e tyre kanë qënë armiq të mjedisit, duke mos zbatuar ligjet në fuqi, duke mos zbatuar konventat mjedisore, duke mos e mbrojtur mjedisin, madje në programet e tyre nuk kanë patur asnjë alternativë mjedisore. Mendimi i komunitetit, specialistëve nuk është dëgjuar asnjëherë nga përfaqsuesit lokal, të cilët kanë marr votat.

Shoqata “Egnatia” si pjesë e rrjetit “ECIM”, mundësuar nga një projekt i REC Albania, nëpërmjet programit SENiOR-A, po zbaton në terren anketimin e problematikave mjedisore që shqetsojnë qytetarët. Prej dy muajsh vazhdon anketimi me komunitetin mbi problemet mjedisore që shqetsojnë qytetarët.
Anketimet po bëhen në Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas, ku janë të përfshirë të gjitha moshat për të nxjerrë në pah problemet kryesore që shqetsojnë qytetarët.

Disa nga problematikat kryesore që shqetsojnë qytetarët janë: ndotja e ujit, ndotja e ajrit, ndotja akustike, mungesa e hapësirave të gjelbra, mosmenaxhimi i mbetjeve urbane.
Një fokus të vecantë zënë dhe hapësirat e gjelbëra që sa vjen e po ngushtohen. Nga anketimet e kryera deri tani qytetarët kanë shprehur gjithë shqetësimet që kanë patur prej vitesh ku askush nuk i ka ndëgjuar.

Shqetësimet e qytetarëve që do dalin nga sondazhi do ju bëhen të ditur edhe kandidatve për kryetarë bashkie. Do të jenë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre për programin më të mirë mjedisor.

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: