Posted by: ekolevizja | April 28, 2015

ECRAN: Takim në Zagreb mbi ndryshimet klimatike

IMG_4806

 

 

 

 

 

 

 

 

ECRAN (Rrjeti për Aksesin Rajonal për Klimën dhe Mjedisin) synon asistimin e vendeve në transpozimin dhe zbatimin e politikave mjedisore dhe të klimës si një parakusht kryesor për aderimin në BE.  Në dt. 23-24/04/2015 ECRAN organizoi një takim në Zagreb, me përfaqësues të organizatave mjedisore nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë si: Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe Turqia. Organizatat shkëmbyen eksperiencat e tyre, në lidhje me fushatat dhe aktivitetet e realizuara në lidhje me problematikën e ndryshimeve klimatike dhe cështjeve të tjera mjedisore.

Takimi ofroi një pasqyrë gjithëpërfshirëse në praktikat dhe politikat e ndryshimeve klimatike të BE-së, si dhe evidentoi rolin dhe përgjegjësitë e aktorëve kyç. Ai kishte si qëllim përmirësimin e njohurive, know-how (të dish si) dhe aftësive të përfaqësuesve të shoqërisë civile në aspektet teknike të negociatave të ndryshimit të klimës, politikave kryesore dhe hapat që duhen ndjekur. Gjithashtu takimi pati si fokus kryesor zbatimin më të mirë të legjislacionit, ndarjen më të mirë të informacionit dhe përfshirjen e publikut përmes pjesëmarrjes profesionale të aktorëve jo-shtetërorë në proces.

Aleksandra Kardas, nga Polonia bëri një prezantim të gjetjeve kryesore të IPCC (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike) në skenarët klimatikë dhe impaktet klimatike në rajonin e Evropës Juglindore. Kështu gjatë viteve 1850-2012 temperatura është rritur me 2 gradë C. Skenari optimist tregon se temperaturat priten të rriten 2-4 gradë celcius, ndërsa skenari pesimist tregon që temperaturat do rriten me 4-6 gradë C.

Josef Feiler, nga ECRAN prezantoi situatën aktuale të emetimeve të CO2 në vende të ndryshme të botës. Kina është emetuesja më e madhe në botë, e pasuar nga SHBA, më pas Europa, India (në vend të IV), Rusia (në vend të V), Indonezia (në vend të VI), Brazili (në vend të VII), Japonia (në vend të VIII), Kanadaja (në vend të IX) dhe Meksika (në vend të X).

Anja Kollmuss nga organizata CAN (Climate Action Network – Rrjeti i Veprimit Klimatik) prezantoi detyrimin evropian të reduktimit të emetimeve së paku 40% deri në vitin 2030. Ndërsa vendet e zhvilluara mund të marrin masa për Adaptim dhe Mitigim, vendet në zhvillim nuk kanë para për të marrë të tilla masa dhe fatura financiare që duhet të paguajnë vendet e zhvilluara për të ndihmuar vendet në zhvillim është 100 miliardë Euro.  Ajo e vuri theksin në disa elemente të rëndësishme në prezantimin e saj që duhen patur parasysh për të luftuar ndryshimet klimatike:

  • Sistemi tregtar i emetimeve europiane (Eu ETS), i vetëm, pa bashkëpunuar me aktorë dhe faktorë të tjerë nuk do të jetë në gjendje të dekarbonizojë Europën.
  • Shtetet anëtare kanë nevojë për një kombinim të politikave kombëtare dhe Europiane, duke përfshirë detyrimet për të arritur targetet kombëtare për Energjinë e Rinovueshme dhe Eficencën e Energjisë.
  • Duhet të arrihet targeti së paku 27% energji e rinovueshme deri në vitin 2030.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: