Posted by: ekolevizja | April 27, 2015

Përse nuk kemi më shumë mirëqënie.

Rita Strakosha, botuar në Gazetën “Shekulli”

Ka shumë arësye pse rritja e mirëqënies nuk po përjetohet nga shumica e popullsisë. Pa kuptuar këto arësye, përpjekjet tona për mirëqënie do të dështojnë:

1. Rritja e popullsise. Popullsia në botë rritet vit pas viti. Shqipëria për 14 vjet ka rritje natyrale me 750,000 banorë. Më shumë njerëz kërkojnë më shumë tokë, burime për ti ushqyer, për ti veshur, mbathur etj. Kërkesa në rritje për të mira materiale rrit çmimin e tyre në bursat ndërkombëtare dhe vështirëson aksesin ndaj tyre të shtresave më të varfra. Ky faktor i krizës zbutet me masa stimuluese ndaj planifikimit familjar. Aktualisht nuk ka masa të tilla stimuluese nga shteti, përkundrazi. Aborti në maternitet qoftë për gratë e siguruara dhe për ato të pasiguruara kushton 5,000 lekë të reja. Nënat pas lindjes së fëmijëve, qoftë dhe të 3-të a të 10-të, shpërblehen. Shqipëria pas tranzicionit e ka zgjidhur problemin e rritjes së popullsisë nëpërmjet emigracionit, por emigracioni po bëhet problem në rritje për vendet e zhvilluara dhe nuk do të kemi në të ardhmen mundësi kaq të mëdha emigrimi sa këto 25 vjet tranzicioni.

2. Rezervat e burimeve për të mbajtur të ushqyer, veshur, argëtuar e kënaqur këtë popullsi po pakësohen dhe/ose po u përkeqësohet cilësia, po shtohen kostot për ti shfrytëzuar. Situata është e përkeqësuar me sasinë dhe pjellorinë e tokës bujqësore (kemi më pak tokë bujqësore për frymë në Europë; më shumë erozion në Europë, çka ndikon në rendimentin bujqësor), me stoqet e peshqve, pyjet, rezervat minerale etj. Duhen vendosur kuota (tavane) për shkallën e shfrytëzimit të burimeve. Liçencat që jepen nga shteti këtë qëllim kanë, që të kufizojnë shfrytëzimin në maksimum e të pakontrolluar të burimeve, por shpesh këto kthehen në formalitete pa luajtur rolin e supozuar të tyre.

3.Kriza e naftës. Po e nxjerr veçmas nga burime e tjera, sepse është si gjaku për ekonominë aktuale. Euroazia po përballet me pikun e naftës, me pakësimin e prodhimit vjetor të naftës, çka sjell pakësimin e tregëtisë ndërkombëtare, nga e cila varet furnizimi me të mira materiale i të gjithëve ne. Duhet çkarbonizim, mbështetje e bizneseve lokale që të zbutet kriza e naftës.

4. Paaftësia e sistemit financiar për të qenë stabil në kushtet kur burimet pakësohen. Sistemi financiar është ndërtuar në mënyrë të tillë (për shkak të fraksionimit të rezervave e kamatave) që, po nuk pati rritje ka kolaps. Duhet reformuar sistemi financiar dhe BE po hedh hapa në këtë drejtim duke reformuar marrëveshjen e Bazelit.

Një ndër shkaqet e stanjacionit, për të cilin flasin të gjithë dhe shpesh mendohet se është shkaku i vetëm, largimi i të cilit do të zgjidhte gjithë problemet tona, është korrupsioni dhe pabarazia. Por dhe nëse nesër do të ishim një vend pa korrupsion dhe të gjithë të barabartë, varfëria që do të vinte nga rritja e popullsisë dhe nga shterimi i burimeve nuk do të zgjidhej. Shterimi i burimeve për frymë sjell papunësi në rritje, përpjekje në rritje për korrupsion, dhe për pasojë pabarazi. Korrupsioni e pabarazia në rritje sjellin më pak akses ndaj burimeve për shtresën e varfër e të mesme. Krijohet një rreth vicioz nga i cili dilet vetëm pasi një ndërhyrje e fortë e shtetit të ketë rikthyer ekuilibrin popullatë-mjedis.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: