Posted by: ekolevizja | April 22, 2015

Çfarë do të bëjë Tirana për përmbytjet dhe vapën? Bashkia prezantoi sot planin.

Nga Rita Strakosha
Bashkia-Tirane-Dita-Ndërkombëtare-e-Tokës

 

 

 

 

 

Bashkia prezantoi sot me rastin e Ditës së Tokës Planin e Veprimit për Adaptimin Ndaj Ndryshimeve Klimatike. Ky plan veprimi u hartua me mbështetjen e GIZ-it në kuadër të projektit “Adaptimi ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor”. Masat e zbutjes të parashikuara nga plani do të integrohen në planifikimin urban, strategjitë e planet e tjera të qytetit.

Temperaturat në Tiranë pritet të rriten me 3-5 OC brenda 90 viteve të ardhme. Nga viti 2065 e tutje temperaturat në verë do të jenë mesatarisht +4oC. Ndryshimet klimatike tashmë janë ndjerë, ku dhjetëvjeçari i fundit ka qenë me vite me temperatura mesatare rekord, kurse rreshjet janë pakësuar mesatarisht me 200-300 mm shi/vit.  Ka skenarë të ndryshëm për shkallën e rritjes së temperaturave, të pakësimit të rreshjeve, por ky plan veprimi është një domosdoshmëri  që nuk mund të presë saktësimin e plotë të parashikimeve. Pritshmëritë janë për verë më të thatë dhe më të nxehtë, dimër me më pak rreshje, por me më shumë rrebeshe. Plani parashikon si masa zbutëse ndaj temperaturave të larta dhe ndaj përmbytjeve: çatitë e gjelbërta (çatitë me bimësi), gjelbërimin e rrugëve, fasadat e gjelbërta (me bimë), fasadat e bardha, shatërvanet, betonin drenazhues etj. Betonet drenazhuese janë të përshkueshme nga shirat, duke mundësuar përthithjen e tyre nga toka aty ku bien në vend që të grumbullohen menjëherë nëpër kanalizime. Kjo teknikë tashmë po përdoret nga investime private në Tiranë, dhe mund të përdoret ndër të tjera në oborret e shkollave, në korsitë e biçikletave,  në trotuare.

Plani u prezantua nga Z. Romeo Hanxhari, drejtori i politikave mjedisore në Bashkinë e Tiranës, si dhe Z. Jamarbër Malltezi, ekspert mjedisor. Gjatë përgatitjes së planit u studia brishtësia e 5 zonave të përzgjedhura të Tiranës ndaj ndryshimeve klimatike: zona e Komunës së Parisit, zona e Kombinatit, zona e 21 Dhjetorit, zona e Don Boskos, zona e Bulevardit të Tiranës. Komuna e Parisit është një zonë e mbipopulluar, me dendësi të madhe pallatesh, prandaj do të jetë e ndjeshme ndaj valëve të të nxehtit. Për të zbutur të nxehtin zona duhet gjelbëruar më shumë. Zona e Kombinatit është e ndjeshme ndaj përmbytjeve për shkak të Lanës. Shtrati i Lanës duhet zgjeruar, gjarpëruar me neandrina (kthesa) që të rrjedhë më ngadalë kur ka shumë prurje, si dhe brigjet e tij të mbillen me bimë hidrofile. Masa të tjera që mund të pakësojnë mundësinë e përmbytjeve nga Lana janë shkallët e ujit, pritat anësore.

Zona e 21 Dhjetorit do të jetë më e ndikuar nga valët e të nxehtit. Këto mund të zbuten duke shtuar gjelbërimin nëpërmjet rritjes së shkurreve 2 metra të larta midis trotuareve dhe rrugës, duke krijuar sipërfaqe ujore (si shatërvanet) në vendet publike.

Zona e Don Boskos do të jetë më e ndikuar nga përmbytjet. Këtu duhen zgjeruar kanalizimet, si dhe mund të përdoren betonet drenazhuese (të transpirueshme).

Për sa i përket Lumit të Tiranës në të janë kryer tashmë disa punime për pakësimin e përmbytjeve dhe erozionit, si ngritja e 16 pritave, mbushja e disa km brigje me gurë.

Projekti i Bulevardit të Tiranës u përmend si një projekt me masa përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike: me grupe pallatesh me oborre të brendshme të gjelbëruara, bulevardi me tramvaj dhe korsi biçikletash, pallatet të termoizoluara etj.

Projekti Magnet që po realizohet aktualisht në Tiranë u përmend si projekt që përfshin disa nga masat e propozuara, si beton i përshkueshëm, oborret e gjelbërta (me ullinj) mes pallateve, me fasada të gjelbërta e të bardha, me sisteme për përdorimin e shiut për vaditje, me panele fotovoltaike, llampa LED, me pallate me termoizolim etj.

Për monitorimin e zbatimit të planit të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike do të ngrihet një grup pune, i cili do monitorojë 2 herë në vit.

Gjatë diskutimit në sallë të planit, profesori i asociuar i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Z. Kastriot Koro dhe kolegu i tij, sugjeruan që gjelbërimi i Tiranës të kryhet me bimë që mund dhe të shfrytëzohen për sigurimin e të ardhurave. Psh. çatitë mund të mbillen me perime dhe erëza, kurse rrugët me pemë mjekësore si bliri.

Krahas planit për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, bashkia ka aprovuar dhe Planin e Aksionit Për Energjinë e Qëndrueshme, i cili parashikon që deri në 2020 Tirana do të emetojë 20% gazra serrë si dhe do të konsumojë 22% më pak energji. Pra Tirana ka tashmë një strategji të shkarbonizimit të saj, krahas strategjisë së adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Advertisements

Responses

  1. ishin shum interesante si ide ,por qe kerkojne shum vemendje


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: