Posted by: ekolevizja | April 21, 2015

Agjencia AJMMI, veprimtari sensibilizuese me maturat e shkollës ekonomike “Antoni Athanas “

Nga: Elisa Pajollari, Mimoza Kurti, Qendra Agjencia AJMMI, Sarandë

SAM_9130 (2)

 

 

 

 

 

Qendra Agjencia AJMMI, organizoi sot (dt. 21.04.2015) një veprimtari sensibilizuese me maturat e shkollës ekonomike “Antoni Athanas” në Sarandë. Takimi synoi krijimin e një ure bashkepunimi të kësaj shkolle profesionale me shoqerinë civile mjedisore. Në takim u prezantuan  disa trajtesa teoriko-praktike nga ing.Kristo Kauri dhe Shkëlqim Hajno,etj., përkatësisht sekretar shkencor dhe drejtues i AJMMI-t. Fokusi në trajtesat e tyre ishin evidentimi i problematikave më të prekshme mjedisore në rajonin e Sarandës dhe sfidave qeverisëse mjedisore për bashkine e re pas zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.

Sipas drejtoreshës së shkollës “A.Athanas”, Katina Gjoni, “Bashkëkpunimi me Agjencinë AJMMI shihet nga ana e institucionit tonë me dobi për pasurimin e lëndës së mjedisit dhe do të vijojë institucionalisht në mënyrë më intensive edhe gjatë vitit te ri shkollor me vitet e para .”

Me interes në këtë takim mjedisor, ishte edhe plotësimi i pyetësorit  të rrjetit mjedisor “Ecim” për adresimin publik të çështjeve mjedisore në njësitë e reja të qeverisjes vendore si dhe ndjekja e dokumentarit  mjedisor televiziv mbi “HEC-et në parqet kombetare”, realizuar nga ekologu i njohur Xhemal Mato në suazën e grupimit mjedisor “Ekolevizja” dhe “Ecim”.

Mbi 50 maturantë të shkollës ekonomike “Antoni Athanas” të Sarandës, pjesëmarrës në takimin e mësipërm të AJMMI-t shprehën dëshirën për të qenë vullnetarë  mjedisor dhe pjesë e trajnimeve periodike që aplikohen nga REC Shqipëri për të rinjtë në vendin tonë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ekosistemi i komunikim-informimit mjedisor’”(“Ecim”), mbështetur nga REC Shqipëri në  kuadër të programit SENiOR-A të Qeverisë Suedeze;

 


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: