Posted by: ekolevizja | April 20, 2015

Incinerator i përdorur për Elbasanin?

Nga Rita Strakosha

impiati-landfilli-ne-elbasan-3

 

Në marrëveshjen e konçesionit midis Albtek Energy sh.p.k. dhe qeverisë shqiptare për ndërtimin e incineratorit (impiant djegjeje mbeturinash) në Elbasan, përcaktohet se kohëzgjatja e konçesionit do të jetë 7 vjet. 9 milion euro investim të investitorit privat pritet të shlyhen si dhe të nxirret fitim mbi investimin, brenda 7 vitesh.

Por nga një verifikim i periudhave të konçesionit të përdorura zakonisht me incineratorët del se periudhat e konçesionit janë 20-30 vjeçare zakonisht. Sipas specialistit të mbetjeve Z. Agron Lamko, në një kohëzgjatje kaq të shkurtër (7 vjet) normalisht nuk mund të kthehet investimi dhe të nxirret fitim me incineratorët, prandaj incineratori me shumë mundësi do të jetë i përdorur. Incineratorët kanë zakonisht periudha kthimi mbi 10 vjet. Sipas specialistit Agron Lamko, kur incineratori pas 7 vitesh të kalojë në pronësi të shtetit, do të jetë më i mirë për skrap se sa për incinerim.

Nga nxitimi për mbylljen e marrëveshjes sa më shpejt, në marrëveshjen e konçesionit nuk sqarohet se kush dhe sa do të përballojë kostot e depozitimit të hirit, do të ketë apo jo tarifa për trajtimin e mbetjeve në incinerator. Sipas marrëveshjes “Koncesionari, me ndonjë ndihmë të arsyeshme nga Autoriteti Kontraktues, duhet të marrë masa për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe hirit dhe të energjisë elektrike dhe të marrë përsipër kostot, shpenzimet dhe detyrimet në lidhje me këtë”. Çfarë kuptohet me “ndihmë të arsyeshme”? A do të ketë të drejtë incineratori të vendosë tarifë për përpunimin e mbetjeve? Nëse po, sa?

Sipas VNM-së paraprake për incineratorin, ky do të emetojë në ajër mërkur, kadmium, titan, arsenik, nikel, plumb dioksina, furane, NOx, SOx, O3, CO,  HCL, HF, HBr,HI, NH3, hidrokarbure etj. Nuk është e qartë nëse është bërë një vlerësim i kapacitetit mbajtës të ajrit dhe tokës së ndotur të Elbasanit me këto emetime, si dhe i teknologjive alternative që mund të kishin më pak emetime në ajër. Sipas specialistit Agron Lamko, incinerimi me temperature 850 OC është teknologji e vjetër, kanë dalë teknologji të reja, si ajo me pirolizë, që u propozua për tu ngritur në Fier, dhe që nuk emeton pluhur në ajër. Incineratorët me pirolizë i djegin mbetjet në 2000 oC dhe i shpërbëjnë në përbërës të riciklueshëm.

Një kërkesë e Qendrës “Grupimi Ekolëvizja” drejtuar Qendrës Kombëtare të Liçencimit për të pasur vlerësimin e thelluar të ndikimit në mjedis, u refuzua me argumentin se shoqatave, qoftë dhe mjedisore, nuk mund tu jepet ky dokument. VNM-ja e thelluar është dokument privat, sipas QKL-së. Pavarësisht kërkesës sonë pranë kompanisë Albtek Energy shpk për të pasur një kopje të VNM-së, kjo nuk na është dhënë.

Konsultimi me publikun mbi ndërtimin e incineratorit duket se është bërë në 20 janar, pa ftuar asnjë shoqatë mjedisore të Elbasanit, siç e kërkon legjislacioni për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Incineratori është diskutuar me sa duket me barinjtë e fermerët e zonës, të cilët kanë qenë dakort, pasi janë siguruar nga investitori se “jeta e tyre nuk do të cënohet”.

Ky incinerator ka kapacitet për të djegur dhe një pjesë të mbetjeve të Tiranës. Në Vlerësimin paraprak të Ndikimit në Mjedis thuhet se dhe qytete të tjera mund të çojnë mbetjet e tyre në incinerator. Si nga Tirana psh.? Incineratori mund të punojë dhe pa filtër, sidomos natën, siç akuzohen sot furrat e metalurgjikut se punojnë pa filtër. Ndotja e ajrit të Elbasanit do të arrinte nivele të larta nëse këto mundësi materializohen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: