Posted by: ekolevizja | April 15, 2015

Tërmetet nga nafta e gazi: shtetet e tjera marrin masa, po ne?

Nga Rita Strakosha

  • Qeveria Hollandeze ka vendosur pakësimin e prodhimit të gazit në fushën gazmbajtëse të Groningenit, për të mbrojtur banesat nga tërmetet
  • Shteti i Albertës, Kanada: Nëse tërmetet janë mbi 4 ballë nxjerrësit e naftës duhet të ndërpresin menjëherë aktivitetin e nxjerrjes dhe nuk mund ta rifillojnë derisa të marrin aprovim nga autoritetet. 

termet ne Zharrez

Shtëpi e dëmtuar nga tërmetet në Zharrëz

Prej vitesh banorët e Zharrëzës e fshatrave përreth akuzojnë për tërmetet në zonën e tyre industrinë e naftës. Qeveria, duke ju referuar mungesës së informacionit, ka prezumuar se këto tërmete nuk shkaktohen nga operacionet naftënxjerrëse, e nuk ka marrë asnjë masë.  E ngjashme ka qenë situata dhe në vendet e tjera të botës ku ka tërmete të shkaktuara nga nxjerrja e naftës e gazit. Shtetet kanë qendruar inaktive, në mes të amullisë së shkakut të tërmeteve e dëmeve ekonomike që do të shkaktoheshin nëse aktivitetet naftënxjerrëse do të prekeshin. Por me sa duket situata po ndryshon. Dy lajme që vijnë së fundmi nga Hollanda dhe Kanadaja japin shpresa se qeveritë do të trajtojnë më me përgjegjshmëri tërmetet e shkaktuara nga nafta. Qeveria Hollandeze kërkoi ndjesë publike së fundmi për injorimin e tërmeteve të shkaktuara nga nxjerrja e naftës në provincën veriore të Groningenit.

Ndjesa publike vjen pas një raporti në 18 shkurt të Bordit të Sigurisë, një organ i pavarur. Sipas raportit qeveria, së bashku me kompaninë Shell e Exxon, kishte vendosur fitimet përmbi sigurinë, gjatë shfrytëzimit të fushës gazmbajtëse të Groningenit, më e madhja në Europë. “Më vjen shumë keq që interesi i groningenianëve për siguri nuk u trajtua me kujdesin që meritonte. Por në të ardhmen siguria do të ketë prioritet”-deklaroi ministri i ekonomisë, Henk Kamp.

Në shkurt, u vendos pakësimi i prodhimit në fushën e Groningenit me 16%. Gjithë partitë politike në Hollandë po kërkojnë që kjo fushë të mos prodhojë më gaz në nivelet e mëparshme. 30,000 ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet në këtë zonë. Shell dhe Exxon kanë lënë 1,2 miliard euro fond për kompensimin e dëmeve.

Lajmi tjetër vjen nga Alberta, Kanadaja. Industria e naftës argjilore është urdhëruar nga autoritetet e Albertës që të monitorojë dhe parandalojë tërmetet, pasi këto të fundit vunë re se një sërë tërmetesh po shkaktoheshin nga frakturimi hidraulik.  Nëse tërmetet janë mbi 2 ballë, nxjerrësit e naftës duhet të marrin masa për pakësimin e aktivitetit. Nëse tërmetet janë mbi 4 ballë nxjerrësit e naftës duhet të ndërpresin menjëherë aktivitetin e nxjerrjes dhe nuk mund ta rifillojnë derisa të marrin aprovim nga autoritetet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: