Posted by: ekolevizja | April 14, 2015

Sektori i mbetjeve ndër më të korruptuarit

Nga Rita Strakosha, botuar në gazetën “Shëndeti” 

  • Statistikat shqiptare të mbetjeve kanë kontradikta që ngrenë dyshime
  • Mungesa e transparencës së organeve vendore hap mundësi për abuzim me fondet e menaxhimit të mbetjeve

Sipas raportit anti-korrupsion të BE-së publikuar më 2014, sektori i mbetjeve në BE është më i priruri për korrupsion në nivelin lokal. Sipas Olivier de Clercq, anëtar i direktoratit të mjedisit në BE, ka një mungesë të theksuar transparence në menaxhimin e mbetjeve, çka ndihmon korrupsionin. Sipas deputetit francez Gaston Franco, psh. disa vende të BE-së shformojnë statistikat duke përfshirë  ne shifrat e riciklimit mbetjet e importuara, duke nxjerrë kështu përqindje më të larta riciklimi se ato reale.

Shqipëria nuk mbetet prapa me skandalet në fushën e mbetjeve. Skandale me mbetjet ka pasur në trajtimin e mbetjeve spitalore, me riciklimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, me eksportin e mbetjeve në Durrës etj.

Gjithashtu, statistikat shqiptare të mbetjeve kanë kontradikta, të cilat hedhin dyshime nëse këto statistika janë të sakta, dhe nëse nuk janë, përse.

Statistikat e INSTAT-it  për mbetjet tregojnë një rritje vit pas viti. Nga viti 2003 në vitin 2012, sasia e mbetjeve është trefishuar nga 358,226 ton/vit në 1,136,802 ton/vit.

Grafiku i mbetjeve_2003_2012

 

 
Por nuk vërehet rritje kaq drastike në nivelin e jetesës së popullsisë, çka do të justifikonte dhe shtimin e mbetjeve. Po sipas statistikave të INSTAT-it shpenzimet mesatare mujore të shqiptarëve nga viti 2002 deri në vitin 2003 janë rritur në vlerë reale me vetëm 14% për frymë, ndërkohë që popullsia nuk është rritur gjatë kësaj periudhe. Rritja kaq drastike e mbetjeve nuk mund të justifikohet as me ndonjë fluks masiv turistësh. Statistikat e INSTAT-it për numrin e turistëve dhe ditët e qëndrimit të tyre në Shqipëri flasin për shifra që nuk kanë ndonjë ndikim të ndjeshëm në mbetjet e gjeneruara. Me të dhënat e INSTAT-it Shqipëria gjeneron më shumë mbetje për frymë se vendet më të zhvilluara në botë. Sidomos vërehet një shtim i beftë i mbetjeve për frymë në vitin 2009-2010, viti i krizës ekonomike.

Përse janë shifrat kaq absurde? Një arësye mund të jetë interesi financiar i organeve vendore për të fryrë statistikat e mbetjeve, në bazë të të cilave përcaktojnë dhe tarifën e pastrimit për frymë që duhet të paguajnë banorët. Buxheti i Durrësit parashikonte 203 milion lek (të reja) të ardhura nga tarifa e pastrimit për vitin 2014, ose 10% të buxhetit total të saj. Pavarësisht këtyre shumave, në vendgrumbullimin e Porto Romanos sipas Planit të Menaxhimit të Mbetjeve të Durrësit 2010-2025 nuk kishte urë-peshore, e sipas informacioneve nuk ka ende urë-peshore për të matur sasinë e mbetjeve të depozituara. Ndërkohë që urë-peshorja kaq e munguar mund të kushtojë 10,000 dollarë, Bashkia e Durrësit bën tender për palma me vlerë 5,000 euro secila për të zbukuruar Durrësin e intoksikuar nga plehrat e paricikluara dhe të patrajtuara në lendfille. Mungesa e urë-peshores i lë dorë të lirë bashkisë të raportojë shifra të supozuara mbetjesh, në bazë të të cilave përcaktohet një tarifë pastrimi.

Organet vendore vuajnë dhe nga mungesa e transparencës, çka hap mundësi për abuzim me fondet e menaxhimit të mbetjeve.

Psh. Bashkia e Tiranës, Vlorës publikojnë në faqen e tyre në internet, në një vend të dukshëm, buxhetet e përgjithshme por pa nxjerrë buxhetet e detajuara me të dhënat e të ardhurave nga taksa e pastrimit.  Bashkia e Sarandës nuk ka fare faqe interneti, ku të interesuarit mund të marrin informacion.

Fenomeni tjetër në bashkitë tona është mungesa e plotë e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve. Bashkia e Durrësit, e Fierit, Lezhës etj. kanë bërë projekte pilot për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, por kanë shpallur dështimin e tyre për faj të mungesës së edukatës qytetare. Por edukata qytetare krijohet dhe me ndihmën e gjobave bashkiake. Një vullnet qeverie po ndryshon brenda vitit edukatën qytetare të pagesës së dritave, një vullnet i bashkive mund të jetë po kaq i suksesshëm në futjen e grumbullimit të diferencuar. Mjafton etiketimi i koshave, përfshirja e bizneseve sociale të romëve në grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme, dhe përfshirja e kompanive konçesionare në grumbullimin e mbetjeve të pariciklueshme. Sasia e mbetjeve që shkojnë në lendfill do të pakësohej, kostua e grumbullimit të mbetjeve, kostua e vendgrumbullimeve dhe e ndotjes do të pakësohej. Por në mbi 3 vjet asnjë bashki nuk ka përparuar.  Ndoshta nuk shikojnë $$$ në grumbullimin e diferencuar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: