Posted by: ekolevizja | April 8, 2015

Debatohen HEC-et, BERZH-i në komisionin parlamentar

Nga Rita Strakosha

BERZH-i do të japë 600,000 euro grant që një konsulent i huaj, “Mercados”, të këshillojë qeverinë mbi dhënien me konçesion të HEC-eve.  Me këtë grant do të krjohet një databazë onlain me informacion mbi konçesionet, si dhe do të asistohet qeveria në dhënien me konçesion të HEC-eve me vlerë 100 milion euro. Sipas Znj. Entela Kondi, drejtoreshë e konçesioneve në Ministrinë e Energjitikës, ndër këto HEC-e mund të jenë dhe HEC-et e Vjosës.

Marrëveshja u debatua në mars, në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese. Por jo të gjithë deputetët e komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese ishin të kënaqur me këtë lajm. Sipas deputetit Besnik Bare: “T’ju them të drejtën kur dëgjova zotin Bushati, desha t’i bëja një thirrje, sepse në këtë relacion mendoj se ka një paradoks shumë të madh, sepse nga njëra anë thuhet: “Duhet të shfrytëzojmë në mënyrë eficiente dhe me përgjegjësi, sipas koncepteve, për një zhvillim të qëndrueshëm”, nga ana tjetër flitet për 435 HEC-e. Thirrja ime ndaj zotit Bushati dhe opozitës në përgjithësi, të cilët kanë bërë këto marrëveshje, është: kur shoh këto shifra, unë alarmohem dhe shqetësohem shumë. Ky shqetësim nuk është vetëm i imi personal, por edhe i faktorëve dhe i ekspertëve ndërkombëtarë, po ashtu edhe i faktorëve të brendshëm, ekspertëve kombëtarë, që kjo është një katastrofë në degradimin e gjithë këtyre ekosistemeve. Ne kemi vijë lumore 3 mijë kilometra linear dhe të bësh 435 HEC-e do të thotë që në 5-6 kilometra do të ketë nga një hidrocentral. Nëse është real ky pretendim, që lidhet me pyetjen e zotit Bushati, unë do të isha i lumtur, që ju të rishikoni – pasi janë bërë në mënyrë të pastudiuar – që kjo shkakton një degradim natyror dhe bie në kontradiktë me të gjitha politikat për të cilat kanë folur qeveria e mëparshme dhe qeveria e sotme. Do të uroja me gjithë shpirt që ky shqetësim të jetë real, që të bëni atë që duhet bërë, që nuk është bërë shpesh këto 25 vjet në këtë vend, ku burimet natyrore dhe vlerat e këtij vendi janë shikuar gjithmonë se si t’i shfrytëzojmë tani dhe të mos mendojmë për nesër.”

Deputeti Genc Ruli, shton me ironi duke aluduar për tregëtinë e përfolur (në parlament) të liçencave të HEC-eve në tregun e zi:  “Kur thoni se nuk keni databejs, do të thotë se nuk keni gjetur asnjë fije letre se ku janë koncesionet? Keni pasur nja dy vjet një ministër harrakat, që i nxori dosjet nëpër tregje.” Sipas Z. Ruli marrja e aprovimit për HEC-et nga komunat dhe këshillat e qarkut është humbje e madhe kohe për konçesionarin. “…nga 1 vit që supozohej që ishin të gjitha etapat për marrjen përfundimtare të lejeve të ndërtimit, lejeve mjedisore, lejeve nga baseni etj. Disa prej tyre, sipas gjobave që ju kërkonin “bejlerët e vegjël” të këtyre institucioneve, mund të kenë humbur 2-3 vjet.”-tha Z. Ruli.

Pra proçesi i dhënies së lejeve për HEC-et në vend të një proçesi për mbrojtjen e interesave të komuniteteve lokale, fermerëve, shoqërisë civile, është kthyer në një proçes gjobvënieje për llogari personale. Është këtu që BERZH duhet të asistojë, sipas Z. Ruli.

Sipas Z. Bare VNM-ja e HEC-eve në shumicën e rasteve është bërë formalisht, prandaj ka nevojë për ekspertë të pavarur, të pakompromentueshëm për të bërë VNM-të. Z. Bare shton se “Këtu bashkohem me shqetësimin e ekspertëve të huaj, të cilët thonë se ju s’e imagjinoni dot se çfarë po humbni nga ndërtimi i 8-20 hidrocentraleve në lumin Vjosë. Në këtë kuadër, mendoj se përgjegjshmëria duhet të jetë shumë më e madhe. Duke parë disa vende, ku janë bërë këto hidrocentrale: është bërë një hidrocentral në Fterrë, është bërë një kasaphanë jo më turistët që nuk kanë më interes ta shikojnë, sepse turisti shikon kur harmonizohet natyra me një vepër, kur ka si të thuash vlera nga pikëpamja inxhinierike, ndërsa në fakt, ato janë fare të zakonshme, janë rutinë. Në këtë kontekst do të thosha që duhet të tregohemi sa më të përgjegjshëm, sepse do të na mallkojmë brezat e ardhshëm që për atë që po bëjmë sot.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: