Posted by: ekolevizja | April 2, 2015

Trajtimi i Ujrave të Ndotura në Durrës, sukses apo jo?

Intervistoi: Alisa Peçi

Impianti trajtimit te ujrave te ndotura, Durres

Impianti i Trajtimit të Ujrave të Ndotur, në fshatin Shën Vlash në Durrës, shpesh është cilësuar si një rast suksesi. Kjo, si rrjedhojë e një teknologjie mjaft të avancuar që impianti përdor. Këtë e dëshmon edhe menaxherja e këtij impianti znj. Enkeleda Basha. Por ç’mendojnë banorët  rreth këtij impianti? A është vërtetë cdo gjë kaq perfekte sa na serviret? Për të marrë përgjigjet  e këtyre pyetjeve janë intervistuar banorë që jetojnë pranë këtij impianti.

Intervistë me znj. Enkeleda Basha, menaxhere e Impiantit të Trajtimit të Ujrave të Ndotura në Durrës

menaxherja e impiantit

Kur ka filluar punë impianti dhe cila është teknologjia e përdorur?

Impianti ka filluar punë në shkurt të vitit kaluar. Është një investim i Bankës Botërore, qeverisë së Luksemburgut dhe qeverisë së Shqipërisë. Ky investim ka kushtuar 11.5 milion euro. Impianti ka trajtim tercial të avancuar me prodhim biogazi. Ka një staf relativisht të vogël se gjithcka në impiant është e automatizuar. Programi  i përdorur  është Skada, e cila vë cdo gjë në punë në këtë impiant. Pjesa e stafit janë teknikë, mekanikë, inxhinierë elektrik, kimistë që mbulojnë laboratorin.

Si funksionon  impianti?

Ujrat e ndotura vijnë nga pjesa më e madhe e qytetit, sepse jo i gjithë qyteti është i mbuluar me kanalizime dhe një pjesë e zonës së plazhit. Këto përbëjnë diku tek 60% të ujrave të ndotur të  qytetit dhe zonës së plazhit të Durrësit,  të cilat janë të mbuluara me kanalizime. Qyteti i Durrësit ka një sistem miks, ujrat e zeza dhe të shiut janë bashkë. Kjo është një minus për impiantin sepse trajton dhe ujrat e shiut që është një kosto shtesë. Ujrat e zeza kalojnë në trajtimin fizik, biologjik dhe kimik.

A kanë informacion kimistët, teknikët dhe mekanikët që punojnë në këtë impiant mbi mirëmbajtjen e pajisjeve?

Përpos trajnimeve të kimistëve për laboratorin, për teknikët dhe mekanikët, po pregatisim një manual për mirëmbajtjen e pajisjeve. Deri tani nuk ka pasur asnjë manual në Shqipëri mbi mirëmbajtjen e pajisjeve, për këto impiante. Udhëzuesi do të ndihmoj në mirëmbajtjen e pajisjeve laboratorike që përdoren për analizat që kryhen, si dhe të gjithë pajisjeve të impiantit (diku te 511 pajisje), të cilat kanë nevojë për mirëmbajtje ditore, javore mujore dhe vjetore.

A sjell impianti probleme të ndotjes për komunitetin pranë?

Jo nuk sjell probleme. Bëhet një trajtim biologjik i ujërave të zeza nëpërmjet kallamave, të cilat përthithin ndotjen.

A prodhohet biogazi në këtë impiant?

Momentalisht do fillojmë prodhimin e biogazit sepse nuk kemi pasur asistencë teknike. Është një proçes goxha i vështirë, shumë specifik, i vetmi impiant për prodhim biogazi në Ballkan. Teknologjia nuk na lejon të bëjmë eksperimente, ndaj kemi pritur teknikët italianë të na asistonin në këtë proçes të vështirë. Teknikët italianë janë prezent. Ndërkohë nga java tjetër themi se do  filloj prodhimi biogazit. Ky biogaz do të shërbej për prodhimin e energjisë për nevojat e impiantit.

Cila është prurja e ujrave të ndotur që vijnë për t’u trajtuar në impiant?

Në muaj trajtohen diku tek 600-700 mijë kub, prurje relativisht 350 litra në sekondë, një mesatare mujore. Ne bëjmë analizat sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, jemi brenda parametrave edhe të Këshillit Europian.

Uji që trajtohet ku shkon?

Uji që trajtohet shkon në hidrovorin kryesor. Pikat që masim ne janë në hyrje, dalje dhe në wetland. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave ne na kërkohet matja në dalje, por për proçesin na intersojnë të analizojmë shumë pika. Para 10 korrikut bëheshin analizat standarde vetëm të azotit, fosforit, peashit etj., kurse pas 10 korrikut kemi filluar matjen e treguesve të tjerë kimik.

Sa shpesh kryhen analizat?

Përpiqemi maksimalisht të bëjmë çdo ditë, edhe 2 herë në ditë por është edhe çështje kostoje. Marim analiza dhe nga stacionet e pompimit në Durrës. Është shumë e rëndësishme databaza, për të na shërbyer ne por edhe për të ardhmen e impiantit.

Nga mbulohen kostot e impiantit?

Kostot mbulohen nga Ujësjellësi. Kostot janë shumë të larta për ujësjellësit, ne punojmë nën kosto. Që të rritej tarifa është praktikisht e pamundur, pasi një pjesë e madhe e qytetit nuk paguan as ujin jo më kanalizimet. Kostot janë të mëdha pasi këtu përfshihen përvec rrogave të punonjësve edhe kostot e kimikateve (psh. klorur fenili është mjaft i shtrenjtë), e reagentëve për analizat, e mirëmbajtjes etj. Banka Botërore i ka ofruar një kredi ujësjellësit të Durrësit, duke na mundësuar teknikët italianë për të na ofruar asistencën e tyre, për një periudhë 6 mujore.

A do të mbulohet energjia e impiantit nga biogazi?

30 përqind e energjisë së impiantit do të prodhohet nga biogazi, vetëm nëse vijnë ujrat e gjithë qytetit dhe plazhit. Kemi në planet afatgjata rritjen e sasisë së biogazit dhe kjo mund të realizohet me anë të futjes në dixhestor të llumrave të tjerë nga fabrikat e prodhimit të mishit të pulës, peshkut etj.  që janë në afërsi  të impiantit, të cilat kanë lëndë të para me një fuqi kalorifike të madhe. Në një trajnim që kam qenë në Gjermani këto fabrika jo vetëm që mbulonin nevojat e impiantit, por e futnin pjesën tjetër të energjisë në rrjet.

A trajtohet llumi, mbas prodhimit të biogazit?

Llumi mbas prodhimit të biogazit çohet në shtretërit e tharrjes. Është përfolur për një përdorim të llumit në bujqësi. Me sa kam njohuri Kavaja bëri një tentativë të tillë e cila dështoi nga aciditeti i lartë i llumit. Ato nuk e lanë llumin për një kohë të gjatë, por ashtu siç e nxorrën nga dixhestori ia ofruan fermerëve dhe pati një kaos, për të cilën duan shumë kohë ta marrin veten mbas dështimit. Pogradeci dhe Korça kanë bërë një eksperiment me disa pemë frutore dhe vreshta, të cilat kanë pasur shumë efektivitet.

Impianti në sytë e banorëve

Banore prane ImpiantitBanorët e intervistuar u shprehën të shqetësuar rreth ndërtimit të impiantit shumë pranë banesave të tyre, duke u shprehur të revoltuar se nuk iu është marrë mendimi para ndërtimit të impiantit. Ata shprehin të gjithë të njëjtin shqetësim: Nuk mund të jetohet dot më në atë zonë, si rrjedhojë e aromës së pakëndëshme! Një zotëri i moshuar u shpreh se pas orës 4 aty është një tmerr i vërtetë, pasi si rrjedhojë e erërave që vijnë nga bregdeti, aroma e pakëndëshme u vjen në shtëpi. Ata përballen me një situatë të tillë që në muajin shkurt të vitit 2013, kur filloi punë impianti. Ndonëse kanë çuar ankesa të vazhdueshme te Ujësjellësi i Durrësit për këtë problem, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: