Posted by: ekolevizja | March 25, 2015

Shqipëria mbetet importuese e energjisë me trendet aktuale

energy

Nëse nuk merren masa për të rritur efiçencen energjitike dhe për të zvogëluar kërkesën, Shqipëria me shumë mundësi do të mbetet një importuese neto e energjisë elektrike së paku deri në vitin 2024. Ky është një nga rezultatet e raportit të realizuar nga rrjeti i organizatave jo qeveritare CEE Bankwatch  dhe qendra mjedisore EDEN. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria nuk ka të ngjarë që të ketë një tepricë të energjisë elektrike për eksport, pavarësisht nga planet për të eksportuar energji elektrike në Itali nëpërmjet një kablli nëndetar.

Studimi u krye nga Universiteti i Groningenit, me konsulence të “‘The Advisory House”, për rrjetin CEE Bankwatch.

Studimi analizon furnizimin me energji elektrike dhe modelet e kërkesës të vendeve të Ballkanit Perëndimor për dhjetë vitet e ardhshme dhe shqyrton mundësitë e tyre për të eksportuar energji elektrike. Rezultatet e raportit tregojnë se në qoftë se vendet realizojnë zgjerimin e planifikuar të kapaciteteve të tyre, rajoni si i tërë do të ketë një tepricë 56% e energjisë elektrike në 2024, me Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë si eksportuesit më të rëndësishëm. 

Shqipëria është gjetur të jetë përjashtimi në rajon. Vetëm  në skenarin me kërkesë të ulët për energji elektrike – dhe në qoftë se ndërtohen të gjithë mullinjtë me erë të planifikuar – vendi do të jetë në gjendje të eksportojë deri në 2 000 GWh nga 2024 (rreth 16% të këkesës së brendshme), ndërsa në të gjithë skenarët e tjera ajo do të ketë nevojë për të importuar. Në skenarin me kërkesë të lartë Shqipëria mund të përfundojë që të importojë deri në 8000 GWh në 2024.

Studimi konstaton se Shqipëria nuk ka gjasa të plotësojë pikun e kërkesës dhe sugjeron hapa shtesë të tilla si ruajtjen e energjisë, përmirësimin e rrjetit të transmetimit dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Duke qenë se vendi ka një humbje të përgjithshme në transmetim dhe shpërndarje mbi 45% (23 210 GWh në transmetim dhe 3218 GWh në shpërndarjes në vitin 2013) përmirësimet e rrjetit dhe masat e efiçiencës së energjisë mund të ndihmojnë për të përmirësuar bilancin.

Sipas Pippa Gallop, koordinatore në CEE Bankwatch, interkonjeksioni me vendet fqinje, për të përmirësuar stabilitetin e rrjetit, duhet të jetë prioritet.  

Lira Hakani, nga Qendra EDEN shton, “Në qoftë se edhe pas zvogëlimit të shpërdorimit të elektricitetit, janë ende të nevojshme kapacitete të reja për të mbuluar kërkesat e vendit, atëherë do të jenë të nevojshme burime më të ndryshme të ripërtëritëshme të energjisë elektrike në mënyrë që të shmangen mangësitë e varësisë nga kushtet hidrologjike. Duhet të sigurohet që ndërtimi i kapaciteteve të  reja të prodhimit të energjisë elektrike, të mos ndodhë në zona të mbrojtura”.

Studimi i plotë, të dhënat  dhe raportet e vecanta për secilin shtet , përfshirë edhe raportin për Shqipërinë, mund të gjenden në http://bankwatch.org/publications/stranded-assets-western-balkans-report-long-term-economic-viability-new-export-capacitiShetet që janë pjesë e këtij studimi janë Bosnje dhe Hercegovina, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Shqipëria. 

Për më shumë informacion:

Lira Hakani ( Koordinatore pranë Qendrës Mjedisore EDEN)
lira.hakani@eden-al.org
Tel: +355 42 227615
www.eden-al.org

 

Pippa Gallop (komunikim në Anglisht dhe Kroatisht)
Koordinatore Hulumtimi, Rrjeti CEE Bankwatch
pippa.gallop@bankwatch.org
Tel.: +385 997 559 78 (pëlqehet komunikimi me e-mail)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: