Posted by: ekolevizja | March 18, 2015

Shqipëria më e rrezikuara në Europë nga rreziqet natyrore

Nga Rita Strakosha

Sipas drejtorit të emergjencave civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Z. Maksimiljan Dhima, Shqipëria është vendi më I rrezikuar në Europë nga rreziqet natyrore. Në këtë konkluzion ka arritur Raporti i Riskut Botëror 2014, i botuar së fundmi nga Instituti për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore në Universitetin e Kombeve të Bashkuara. Ky raport ka përllogaritur indeksin e riskut nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2014 në 171 vende të botës, bazuar në ekspozimin ndaj fatkeqësive dhe cënueshmërine prej tyre. Shqipëria është e para në Evropë dhe në vendin e 37-të në botë, me indeks risku 10.17% krahasuar me 10.01 % në vitin 2013 dhe 9.96% në vitin 2012. Shkak i rritjes vit pas viti të cënueshmerisë së saj ndaj fatkeqësive natyrore është pamjaftueshmeria e kapaciteteve përballuese dhe atyre përshtatëse.

Humbjet ekonomike gjatë 33 viteve të fundit, vetëm si pasojë e përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe tërmeteve, llogariten të jenë 2.3 miliardë dollarë. E konvertuar kjo shumë në një Mesatare vjetore – 68.67 milionë dollarë = 2.49 përqind e GDP-së/vit. Për këtë arësye drejtoria e emergjencave civile kërkon që analiza  e rreziqeve natyrore të përfshihet në proçesin e planifikimit të ndërtimeve publike dhe private.

Ka një rrjet të ndërlikuar ndëristitucional që vepron në rast të emergjencave civile, në krye të të cilit është qeveria:

Skema e institucioneve pergjegjese per emergjencat    civile

Sipas drejtorit të emergjencave civile, Z. Dhima, Shqipëria ka nevojë për një strategji kombëtare të zvogëlimit të fatkeqësive natyrore. Për këtë duhen bindur dhe politikbërësit, të cilët mund të mendojnë se kemi mjaftueshëm strategji, e nuk ka më nevojë për të tjera. Por siç tregojnë dhe shifrat, dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore janë të pallogaritshme. Me ndryshimet klimatike këto dëme do të shtohen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: