Posted by: ekolevizja | March 16, 2015

Romët e Pogradecit optimistë për biznesin social si mundësi punësimi

Nga Rita Strakosha

Sipas kryetarit të komunitetit rom në rrethin e Pogradecit, Z. Ilir Gjoni, riciklimi i mbetjeve plastike dhe shitja e rrobave të përdorura është një biznes shumë fitimprurës për familjet rome dhe egjiptiane. Një riciklues që punon me kohë të plotë mund të realizojë 60,000-90,000 lek të reja në muaj .

Në një projekt që do të realizohet duke filluar nga muaji mars në Pogradec, me bashkëpunimin e bashkisë dhe të shoqatës  “Dorka”, familjet roma do të kenë mundësi të realizojnë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve në koshat publikë duke u pajisur me karroca e doreza. Aktualisht kjo mbledhje e diferencuar nuk realizohet në Pogradec. Familjet rome kryesisht merren me tregëtinë e rrobave të përdorura, tregëti e cila sipas Z. Ilir Gjoni ka ardhur duke u pakësuar në vitet e fundit. Grumbullimi i diferencuar i mbetjeve është një detyrim ligjor për bashkinë e Pogradecit, detyrim i cili mund të realizohet me më pak kosto me ndihmën e komunitetit rom.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale (CESS) në vitin 2012, papunësia në komunitetin rom është në nivele shumë të larta. Në një sondazh të realizuar nga CESS, 50% e romëve të intervistuar deklaruan se nuk kanë punuar në 7 ditët e mëparshme. 40% e romëve të intervistuar punonin në shitje-blerjen e rrobave të përdorura, kurse 40% në grumbullimin e skrapit. Numri i I të punësuarve në grumbullimin e skrapit është shtuar vitet e fundit.

Lloji i puneve ku jane punesuar romet

CESS këshillon në studimin e vet që romët të krijojnë biznese sociale ku komuniteti rom, organet vendore dhe financuesit krijojnë partneritet. Pikërisht një partneritet i tillë është dhe ai i romëve të Pogradecit me bashkinë e Pogradecit dhe shoqatën “Dorka”.  Partneriteti do të legalizojë të ardhurat e romëve riciklues, si dhe do të shmangë shfrytëzimin e romëve nga tregtarët e shumicës.

Biznesi social është një perspektivë punësimi për romët që po shikohet dhe në Tiranë, sipas një punonjëseje sociale që punon me romët, e cila kërkon të mos identifikohet. Por ajo shikon pak mundësi për suksesin e kësaj skeme. Në eksperiencën e saj me fisin cergar të romëve, megjithë ofrimin e punëve me kohë të plotë si në fabrika fasoni apo këpucësh, romët nuk pranojnë të punojnë. Kjo sepse nuk pranojnë marrjen e rrogës 1 herë në muaj. Ata kërkojnë të paguhen çdo ditë, ose çdo javë. Zakonisht të ardhurat e fituara i shpenzojnë shpenguar brenda një kohe të shkurtër pa menduar në afatgjatë. Por sipas punonjëses sociale, kjo eksperiencë e saj është me një fis të romëve që janë më nomadët ndër fiset rome: me fisin çergar. Romët janë të ndarë në 5 fise me dialekte e kultura të ndryshme: meçkarët, karbuxhinjtë, cergarët (rupane dhe skodrara), bamillët dhe kurtofët. Fisi meçkar është fisi më i ngulur e punëtor, me nivel arsimor të mire, kurse fisi cergar më nomadi.

Skema e biznesit social mund të jetë më e suksesshme me fisin meçkar, e mund të adoptohet nga fiset e tjera pas aplikimit të suksesshëm të tij nga ky fis. Kryetari I komunitetit të romëve të Pogradecit është shumë optimist se skema e biznesit social do të ketë sukses me romët e Pogradecit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: