Posted by: ekolevizja | March 11, 2015

Deputetët e BE-së: Ballkani nuk duhet të kthehet në landfill për energjitë e pista

Nga CAN-Europë dhe SEE Change Net

[Bruksel, 10 Mars 2015] Të premten e kaluar, në 6 Mars kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Europian në 6 vende pretendente për anëtare të BE-së, si dhe nën-kryetarja e Parlamentit Europian i dërguan një letër nën-presidentit Maroš Šefčovič dhe komisionerit Miguel Arias Cañete, duke u kërkuar që reforma e Komunitetit të Energjisë të bëhet konform kërkesave për anëtarësim në BE.

Traktati i Komunitetit të Energjisë mbledh bashkë Komunitetin Europian, Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldovën. Komuniteti është në fazën përfundimtare të reformimit, i cili duhet të synojë që vendet anëtare të tij të përmbushin akusin mjedisor, klimatik dhe social të lidhur me politikat energjitike.

Anneliese Dodds, Monica Macovei, Tonino Picula, Eduard Kukan dhe Alojz Peterle*, kryetarë delegacionesh në vendet e Europës Juglindore, si dhe Ulrike Lunacek, zëvendës-presidente e Parlamentit Europian, deklaruan se legjislacioni i Komunitetit të Energjisë duhet të krijojë kushte të barabarta për bizneset për sa i përket kërkesave mjedisore, si dhe të sigurojë që Europa Juglindore “nuk kthehet në një lendfill projektesh energjie të pistë”.

“Aspektet sociale të Komunitetit të Energjisë duhet të merren në konsideratë gjatë debateve për të ardhmen e tij”, tha deputetja Annelise Dodds. “Duhet bërë më shumë për të luftuar varfërinë energjitike dhe për të mbrojtur konsumatorët e varfër, sidomos ata në nevojë, si dhe për të siguruar kushte të mira për forcën punëtore,” shtoi ajo.

Deputetët theksuan dhe rëndësinë e zbatimit të mirë të rregullave për ndihmën shtetërore dhe për prokurimet, që të shtohet transparenca, si dhe nxitën Komunitetin e Energjisë të ketë prioritet aprovimin e Strategjisë 2050 të BE-së si dhe të objektivave europianë klimatikë për 2020 dhe 2030.

“Mbështesim fort qëndrimet e kryetarëve të delegacioneve në lidhje me zbatimin e duhur të rregullave të prokurimit dhe ndihmës shtetërore, sepse nga studimet tona ka dalë se ka një nivel të lartë korrupsioni endemik në sektorin e energjisë në Europën Juglindore”, thotë Garret Tankosić-Kelly, drejtor i SEE Change Net.

“Këtë vit gjithë vendet do të përcaktojnë objektiva klimatike për marrëveshjen klimatike botërore që do të nënshkrohet në Dhjetor në Paris. Thirrja e deputetëve për veprim koinçidon me përhapjen mbarëbotërore të energjisë së rinovueshme dhe të pastër” tha Dragana Mileusnić, koordinatore e politikave energjitike për Europën Juglindore tek shoqata CAN-Europë. “Presim që gjithë vendet e Komunitetit të Energjisë të angazhohen për objektiva klimatikë ambiciozë kohë përpara samitit në Paris”, përfundoi ajo. 

Rrjeti i Aksionit Për Klimën (CAN) Europë është koalicioni më i madh europian mbi çështjet energjitike dhe klimatike. Me 120 organizata partnere në 30 vende europiane, CAN-Europë punon për parandalimin e ndryshimeve të rrezikshme klimatike dhe për promovimin e politikave mjedisore e energjitike të qëndrueshme në Europë.

SEE Change Net iështë një shoqatë me qendër në Sarajevë, e cila lobizon për qeverisje më të mirë, cilësi më të mirë jete si dhe përdorim më efiçent të burimeve në Europën Juglindore.

 

Contakte:

Ania Drazkieëicz, Koordinatore Komunikimesh, CAN Europe, ania@caneurope.org, +32 494 525 738

Dragana Mileusnic, Koordinatore e Politikave Energjitike për Europën Juglindore, dragana@caneurope.org, +32 2 894 46 82

Masha Durkalic, Oficere Komunikimesh, SEE Change Net, masha@seechangenet.org, + 387 33 213 716

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: