Posted by: ekolevizja | February 26, 2015

Aksione konkrete për ndryshimet klimatike – rruga për në Paris 2015

Nga: Alisa Peçi

IMG_4121

Jo vetëm të flasim për ndryshimet klimatike, por ne kemi nevojë për aksione u shprehën liderët botërorë gjatë Samitit të Klimës në vitin 2013, që të krijohet një nismë nga biznesi për të ofruar zgjidhje me impakt në çështjen e ndryshimeve klimatike. Negociatat për të arritur në një marrëveshje globale do të finalizohen në Paris, në vjeshtë të 2015.

Në lidhje me takimin e Parisit  në 2015, CAN (Climate Action Network – Rrjeti për Veprim Klimatik) organizoi në dt. 23-24 një workshop në Bruksel me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Europës si: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Islanda, Finlanda, Serbia, Bosnje Hercegovina, Shqipëria, Kosova etj.

Ulrika Aarnio nga CAN (Rrjeti për Veprim Klimatik) u shpreh gjatë workshopit se janë planifikuar disa mbledhje përpara takimit në Paris në lidhje me zbatimin e kërkesave që përcaktohen në Konventën Kuadër të Ndryshimeve Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC). Një draft negocimi u arrit në konferencën e Gjenevës, Zvicër në 8-9 shkurt të këtij viti. Objektivi i marrëveshjes është që emetimet e gazit të jenë në nivel zero, neto në përputhje me objektivin e UNFCCC dhe të rritet elasticiteti ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike. Znj. Aarnio nga CAN gjatë workshopit nënvizoi disa pika kryesore:

  • Nevojiten angazhime konkrete nga shtetet anëtare në zbutjen e ndryshimeve klimatike
  • Duhet të shkëputemi një herë e mirë nga epoka e lëndëve djegëse fosile dhe duhet të kthehemi tek burimet e rinovueshme
  • Publiku i gjerë është i ndërgjegjësuar por jo aktiv
  • Shkenca është shprehur qartë, por nuk evidentohet një sens urgjence

Takimi që do të mbahet në Paris do të vendos fundin e epokës së lëndëve djegëse fosile, për të hyrë në epokën e energjive të rinovueshme. Pra do të shkëputemi plotësisht nga lëndët djegëse fosile si p.sh. qymyri dhe do të kthehemi drejt energjisë së gjelbër, ku 100% e energjisë do të jetë e rinovueshme deri në 2050, e mbylli prezantimin e saj znj. Aarnio.

Celia Gauber – koordinatore e politikave klimatike në Evropë solli shembujt e angazhimit të  personave publik që gëzojnë një popullaritet në Francë, në çështjen e problemit të ndryshimeve klimatike si Nicolas Hulot, Segolene Royal (ish gruaja e presidentit francez, Hollande), Laurence Tubiana etj, të cilin duhet ta bëjnë edhe shtetet e tjera për të pasur më tepër ndikim në publik.

Laura Casson, në prezantimin e saj “Roli i Evropës në rrugën për në Paris” e vuri theksin tek krijimi i një qasje strukturore që lidh përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike me masat zbutëse. Pra, sipas saj duhet të realizohet një menaxhim i riskut klimatik si dhe të ketë një elasticitet në drejtim të zbutjes së këtij problemi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: