Posted by: ekolevizja | February 20, 2015

Reduktimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore

Nga: Alisa Peçi

te hotel Tirana

Reduktimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore ishte tematika e cila mblodhi sot sëbashku përfaqësues të OSBE-së, bashkive, Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), Ministria e Punëve të brendshme, Qendrat Aarhus (Tiranë, Vlorë dhe Shkodër), ekspertë, organizata mjedisore etj.

Robert Uilton, zëvendës Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në fjalën e tij përshëndetëse e vuri theksin tek bashkëpunimi midis aktorëve të ndryshëm, ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe Qendrat Aarhus mbi informimin që duhet të bëjnë në rastet e fatkeqësive natyrore. Fatkeqësitë natyrore mund të godasin në cdo moment dhe ashpërsia e tyre është në rritje, por cështja është si të ballafaqohemi me fatkeqësitë natyrore.

Shemsi Prenci, Drejtor i Përgjithshëm i Emegjencave Civile solli në vëmendje raportin e riskut botëror 2014 nga Kombet e Bashkuara, realizuar në 171 vende të botës, i cili e përcakton Shqipërinë si vendin e Parë në Europë përsa i përket riskut nga fatkeqësitë natyrore. Në situatën e përmbytjes gjatë periudhës Janar-Shkurt, në jug të vendit po nxirren mësimet e duhura falë edhe bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtare, për t’i parandaluar situata të tilla si dhe për të dhënë një ndihmë të menjëhershme.

Znj. Elvira Kabashi, Përgjegjëse për Mjedisin dhe Energjinë, PNUD Shqipëri tha se përllogariten rreth 2 trilion $ dëme ekonomike nga katastrofat natyrore. Ndaj janë mjaft të rëndësishme identifikimi i rreziqeve, masat parandaluese dhe koordinimi ndërinstitucional.

Drejtori i REC-ut Shqipëri, Z. Mihallaq Qirjo, e vuri theksin tek qasja e mjedisit si pjesë integrale e zhvillimeve më të gjëra. Gjithashtu ai tha se emergjencat civile duhet të jenë sa më të specializuara për të minimizuar problemet në rastet e fatkeqësive natyrore.

Drejtori i Planifikimit dhe Koordinimit për Emergjencat Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme, z. Maksimilian Dhima,  prezantoi situatën për uljen e rreziqeve nga katastrofat në Shqipëri nga ana institucionale, ligjore dhe operacionale. Përllogaritet  2.43% të GDP-së humbje nga fatkeqësitë natyrore. Në periudhën Janar-Shkurt 2015 në janë përmbytur 1100 banesa, janë evakuar 398 persona dhe janë përmbytur 4993 Ha tokë. Evidentohet një mungesë të përfshirjes në kurikula të cështjes së emegjencave civile, kur në Zvicër këto cështje janë përfshirë në kurrikula që në vitin 1956.

Z. Eduart Cani, ekspert lokal i REC Shqipëri vlerësoi solidaritetin njerëzor në përmbytjet në jug të Shqipërisë. Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe punën e Kryqit të Kuq, në lidhje me vullnetarizmin ndaj fatkeqësive natyrore.

Z. Pavel Cincera, ekspert ndërkombëtar i REC-ut foli mbi situatën e përmbytjeve në vitin 2002 në Cekosllovaki. Shërbimi i Integruar i Shpëtimit luan ka një kyc në përballimin e situatave të fatkeqësive natyrore. Planet pregatiten nga Komiteti i Përmbytjeve, punët për sigurinë dhe rikuperimin realizohen nga policia dhe ushtria, ndihmën humanitare e ofrojnë Bashkia dhe OJF-të, evakuimin dhe shpëtimin e ofrojnë Bashkitë dhe Shërbimi i Integruar i Shpëtimit.

Ky ishte një takim mjaft i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe Qendrave Aarhus në lidhje me një cështje aq sensitive sic është ajo e katastrofave natyrore e cila sjell dëme si ekonomike po ashtu edhe në humbje të jetës së njerëzve. Masat parandaluese janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim, për të parandaluar ato fatkeqësi natyrore që mund të shmangen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: