Posted by: ekolevizja | February 19, 2015

Lezha përballë përmbytjeve

Nga Rita Strakosha

<img class="alignnone size-medium wp-image-2

644″ src=”https://ekolevizja.files.wordpress.com/2015/02/takimi-mbi-rreziqet-natyrore-ne-lezhe.jpg?w=300″ alt=”Takimi mbi rreziqet natyrore ne Lezhe” width=”300″ height=”225″ />

Një vizitë studimore u organizua sot nga OSBE në zonën e Lezhës, me synim ndërgjegjësimin e autoriteteve lokale, qendrave Aarhus etj. mbi rreziqet natyrore e katastrofat industriale që rrezikojnë zonën e Lezhës. Morën pjesë në takim kryetarë komunash; Z. Ndrek Mhillaj, drejtor i emergjencave civile në prefekturën Lezhë; inxhinjeri Jak Gjini nga bashkia Lezhë; Z. Eduard Cani, nga REC, Albania etj. Z. Mhillaj bëri një prezantim të qarkut të Lezhës e të rreziqeve natyrore me të cilat ky është përballur vitet e fundit.

Sipas tij baticat e fundit po dëmtojnë jashtëzakonisht Lezhën. Vija bregdetare Shëngjin-Kunë-Vain-Tale-Patok është mjaft e brishtë ndaj baticave. Në dhjetor 2009-janar 2010 batica shkoi 120-140 cm (80 cm mbi kuotat normale). U ngrit argjinatura për të mbrojtur zonat e banuara. Ka zona ku gjatë 30 viteve deti është futur 300 metra në thellësi. Lumit Mat i janë hequr shumë inerte, çka ka pakësuar përmbytjet anësore, por janë pakësuar aluvionet e sjella nga ky lum në bregdet dhe janë shtuar përmbytjet bregdetare. Lezha ka shumë sipërfaqe nën nivelin e detit, këneta e Kakariqit psh. është nën nivelin e detit. Këneta ka rënë 2 metra, 2000 ha janë zakonisht nën ujë, kurse 600 ha nuk thahen asnjëherë.

Qarku i Lezhës ka 7 hidrovorë (5 në Lezhë dhe 2 në Kurbin).

Hidrovori ne Ishull Shengjin

Hidrovor në Ishull-Lezhë

Disa hidrovorë në Lezhë po dalin jashtë përdorimit. Zhvillime të tjera i kanë shtuar rreziqet në rast përmbytjeje. Banorët kanë ndërtuar në zona kënetore. Janë 2000 banesa të ndërtuara në zona të ulëta dhe 15000 ha me ngritje mekanike (7 hidrovorët i mbajnë të thatë). Në 2006-2010 nuk ka patur përmbytje dhe banorët kanë ndërtuar pa e ditur se rrezikohen. Kane ndërtuar në shpate të pjerrëta, të shpyllëzuara e për këtë arësye të rrezikuara nga rrëshqitjet. Në 2002, 2005 pati kapërderdhje të Matit, por nuk është përsëritur më për shkak të largimit të inerteve.

Ka patur raste (në 18-19 Nëndor) kur kanë rënë 140 mm shi brenda 3 orësh, çka ka sjellë përmbytjen e nënstacionit elektrik e për pasojë daljen jashtë pune të hidrovorëve. Problem rreziku për Lezhën ai identifikoi 2 rezervuare, Malaj 1 dhe 2, të cilët së bashku kanë 3 milion m3 ujë e nëse çahen (nga përmbytje a akte të qëllimshme) do të përmbytnin zonat përreth. Përmbytje në zonë kanë shkaktuar dhe HEC Ulëz e HEC Shkopet, në vitin 2010. Kur prurja e lumit arriti 3800 m3 u hapën portat. Kapaciteti i digës në këto HEC-e është 140 milion m3.

Mhilli shikon si të domosdoshme që të ketë një agjensi kombëtare për emergjencat civile si dhe që prefektura të ketë fond të veçantë për emergjencat.

Më tej në takim e mori fjalën inxhinjeri Jak Gjini i cili shpjegoi anën teknike të problematikës së ujërave në Lezhë. Ndryshimet klimatike do të rrisin nivelin e detit dhe për çdo rritje të nivelit është parashikuar me studim dhe cilat zona të Lezhës do të përmbyten (nëse nuk merret asnjë masë). Janë ndërtuar bankina në bregdet për 30 cm baticë, por sot batica është 60 cm. Hidrovorët i hedhin ujërat në laguna, duke kapërcyer shpesh aftësinë absorbuese të tyre dhe rrezikuar eutrofikimin e tyre. Në laguna janë bërë dhe ndërhyrje të gabuara. Lagunat kanë funksion anti-përmbytje, në lagunë uji shfryhet pa bërë shumë dëme. Por po mbyllen kanalet e tyre të komunikimit, po tokëzohen. Kjo pakëson funksionin anti-përmbytje të lagunave. Nga 2010, 5 herë ka pasur kapërderdhje të detit (përmbytje detare). Lezha nuk i ka njohur përmbytjet detare më parë. Kishte ende duna, sot nuk ka më duna. Kur u ndërtuan bunkerët gjatë komunizmit, kishte ende duna, distanca nga bunkerët tek dunat ishte 80 metër. Inxhinjeri përmendi ndër zgjidhjet inxhinjerike digat, dallgëthyeset. Dallgëthyeset ndërtohen në det për të thyer forcën e dallgëve. Dallgët mbi 1 metër të larta e gërryejnë bregun, synimi i dallgëthyeseve është që dallgët të jenë më të ulëta se kaq. Ka zona në Lezhë ku deti ka hyrë 2.5 metër në vit. Pishat e mbjella për mbrojtje nga erozioni nuk e kanë kryer funksionin e tyre mbrojtës, sepse rrënjët e tyre janë të cekëta. Gjithashtu ato nuk lejojnë rritjen e bimëve poshtë kurorës së tyre, bimë të cilat mund të mbronin kundër erozionit. Shenjat e erozionit në rritje bregdetar janë dhënë prej 2 dekadash, por 5 vitet e fundit janë përforcuar shumë. Sipas Z. Eduard Cani, nga REC-Albania zona e Kunë-Vainit është e pashpresë për tu ruajtur nga ngritja e nivelit të detit. Barrierat nuk janë zgjidhje, dallgëthyeset mund të jenë njëfarë zgjidhjeje. Njerëzit duhet të shpërngulen nga këto zona. Ata duhet të informohen e ndërgjegjësohen. Digat e HEC-eve mbi Drin kanë bërë që në këtë zonë Drini mos të sjellë aluvione dhe erozioni të jetë i fortë. Po bëhen plane për të ndërtuar 8 HEC-e në Vjosë, dhe grykëderdhja e saj mund të përballet po ashtu me erozion, për shkak të mos-ardhjes së aluvioneve.

Gjatë takimit u përmendën dhe rreziqet e tjera natyrore me të cilat përballet Lezha, si zjarret, tërmetet, aksidentet industriale (nga depozitat e naftës e gazit në portin e Shëngjinit). Takimi u mbyll me një vizitë studimore në plazhin e Shëngjinit. Gjatë vizitës u vërejt ndërtimi (me fonde publike) i një rruge buzë bregdetit, e cila po ashtu do të përmbytet për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Deti ne plazhin e Shengjinit

Plazh në Shëngjin. Vija detare ka përparuar me 300 metra brenda disa disa dekadash

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: