Posted by: ekolevizja | February 13, 2015

Studim i ri: stresi po vret bletet

Andrew Barron

Bletarritësit janë të shqetësuar nga epidemia e sindromës së kolapsit të kolonisë që është përhapur në gjithë botën. Një grup shkencëtarësh australianë, me kryesues Prof.Asc. Andrew Barron, mendojnë se e kanë zbuluar shkakun në një studim të publikuar së fundmi nga Akademia e Shkencave Australiane. Grupi shkencor vendosi radiotransmitues tek bletët punëtore dhe zbuloi se ato vdisnin herët.   Vdekja e hershme e bletëve punëtore ndikonte negativisht në brezin pasardhës të bletëve, i  cili detyrohej të dilte në punë përpara kohe. Por bletët e rritura më të reja se 2 javshe nuk punojnë me efiçencë: u duhet më shumë kohë për të mbledhur nektarin dhe polenin, duke pakësuar ushqimin në dispozicion të kolonisë dhe duke çuar në kolapsin e saj. Studimi sugjeron se nëse bletët i nënshtrohen një niveli të caktuar stresi, kolonia e bletëve pëson kolaps.

Sipas studiuesve shkaqet e stresit të bletëve janë të shumëfishta, ndër to ushqimi jo-cilësor, insektet kundërshtare dhe pesticidet. Kolapsi i kolonive është një fenomen që ndodh shumë shpejt, brenda pak javëve. investiguesit zakonisht nuk gjejnë bletë të ngordhura në koshere dhe nuk arrijnë të zbulojnë ndonjë patogjen shkaktar. Rreth 30% e bletëve në Europë është prekur nga kolapsi i  kolonive.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: