Posted by: ekolevizja | February 13, 2015

Një park eolik pritet të ndërtohet së shpejti në Kavajë

Nga Rita Strakosha

Një park eolik pritet të ndërtohet së shpejti në Kavajë, fshatin Bardhor, pranë plazhit të Gjeneralit, nga firma “ERS-08” sh.p.k. Parku pritet të ketë 7 turbina. Turbinat do të kenë kapacitet 2 Mw, do të jenë 95 metra të larta, dhe 4 metra të gjera. Pritet që parku të prodhojë 73 Gwh energji në vit.

Park eolik ne Kavaje

Mbi 10 liçenca janë dhënë deri  më sot për ndërtimin e parqeve eoilike në Shqipëri: në Bilisht për 82 turbina 2 Mw-tshe; në Balldre, Lezhë për park eolik 230 Mw; në Kryevidh, Kavajë për 190 Mw; në Terpan, Shkumbin, për 225 Mw; në Karaburun për 500 Mw; në Butrint për 72 Mw etj. Asnjë prej tyre nuk është ndërtuar ende. Problemi kryesor me të cilin përballen investitorët në këtë fushë është mungesa e matjeve afatgjata të shpejtësisë së erës në zona të ndryshme në Shqipëri. Investitorëve u duhet të investojnë vetë për të bërë matjet, duke vonuar konsiderueshëm realizimin e projekteve. Sipas Agjensisë Kombëtare të Mjedisit në Shqipëri ka potencial për ngritjen e 2000 Mw impiante ere.

Një park eolik mund të përbëhet nga disa qindra turbina ere te cilat mbulojnë një sipërfaqe që mund të shkojë deri në disa qindra kilometra katrorë (sipërfaqja midis këtyre turbinave të erës mund të përdoret për qëllime bujqësore ose qëllime të tjera).  Shumica e parqeve eolike ne bote janë të vendosura në SHBA dhe ne Kine. Psh.“Farm Wind Gansu” në Kinë ka një kapacitet prej mbi 5000 Mw të fuqisë me një objektiv prej 20.000 Mw deri në vitin 2020. Parku eolik detar ne “Londër Array” me fuqi te instaluar 1000 Mw në Britani të Madhe është më i madhi në det të hapur në botë. Shoqata  Europiane e Energjisë së Erës ka në objektivin e saj 40 Gw të instaluar deri ne 2020 dhe 150 Gw deri ne vitin 2030.

Shqipëria është shumë mbrapa në përhapjen e energjive të rinovueshme jo-HEC, në krahasim me vendet e rajonit. Pezullimi i zbatimit të ligjit për energjitë e rinovueshme është një pengesë shtesë burokratike ndaj përhapjes së këtyre teknologjive dhe shumë investiture po presin që qeveria të ndryshojë ligjin e të sqarojë situatën ligjore në të cilën do të kryejnë investimet e tyre.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: