Posted by: ekolevizja | February 11, 2015

Çmimet e ulëta të naftës, një zhvillim pozitiv për klimën

Nga Naomi Klein, aktiviste klimatike

Naomi-Klein-011

Nëse nuk veprojmë, çmimet e ulëta të naftës më shumë mund ta dëmtojnë se ndihmojnë aktivizmin klimatik, thjesht për arësye ekonomike. Çmimet e ulëta do të nxisin njerëzit të blejnë më shumë naftë.  Po dëgjojmë psh që fuoristradat përsëri po blihen me shumicë. Po humbim mundësinë të nxisim efiçencën energjitike me argumentin e kursimit (njerëzit të mos përdorin automjetet, të përdorin transportin publik, të ndajnë transportin mes tyre, e gjithë gjërat e mira për mjedisin).

Por nëse veprojmë siç duhet-politikisht dhe ekonomikisht- tani mund të jetë kohë e shkëlqyer për të braktisur burimet fosile dhe për të mbështetur një ekonomi të bazuar mbi të rinovueshmet.

Përse nuk ka pasur më shumë veprime kundër ndryshimeve klimatike, me gjithë fushatat për ndërgjegjësimin për klimën, që janë bërë dekadën e kaluar (si filmi “E vërteta e pakëndshme”, fitimi i çmimit Nobel nga IPCC etj.)? Sepse kemi punuar kundër pushtetit të fuqishëm të industrisë me fitimeve të jashtëzakonshme nga nafta me çmime të larta. Çmimi 100 USD/barrelë i çmend njerëzit. Është i parezistueshëm. Edhe nëse shkencëtarët do të alarmonin, prapë do të vazhdonim në rrugën e gabuar. Do të vazhdonim në rrugën e shpimeve në Arktik, të naftës bituminoze, të frakturimit hidraulik. Kjo për shkak të çmimeve të larta.

Tani jemi në një periudhë pezullie. Nuk është gjendje e përhershme. Çmimet që ulen, mund të ngrihen prapë, dhe do të ngrihen prapë. Por tani kemi pak më shumë hapësirë veprimi, sepse papritur gjithë këto projekte që e kemi pasur kaq të vështirë ti ndalojmë,  po mbyllen vetë për arësye ekonomike. Jo të gjitha, por shumë investitorë po heqin paratë e tyre nga investimet në naftën bituminoze, apo po i pezullojnë investimet, sepse kushtojnë shumë. Ka më pak presion për të shpuar për naftë në Arktik. Në këtë kontekst është më e lehtë të fitojmë politikisht.

Kur përballesh me kompanitë më të pasura në botë, të cilat po vdesin nga dëshira të shpojnë në Arktik, dhe ne u themi “Jo”-kjo përballje është e pabarabartë. Por nëse vetë investitorët pyesin “Është ide e mirë kjo?”, atëhere ky është momenti kur mund të korrim fitore të mëdha drejt shkarbonizimit.

Këtë përballje do e fitojmë me mbështetjen e argumenteve, të cilat do të sjellin kërkesa të rëndësishme, si psh. jo më investime të mëdha në burime fosile, ndalimi i frakturimit hidraulik në nivel shtetesh, mbyllja përgjithmonë e Arktikut ndaj shpimeve për naftë etj.

Një arësye pse ka qenë e vështirë të vendoset taksa e karbonit (kjo nuk është zgjidhja e vetme, por një zgjidhje që duhet aplikuar; një taksë karboni në rritje.), është se kur konsumatorët janë në vështirësi-jemi në krizë ekonomike-është e vështirë për politikanët të ngrejnë çmimin e energjisë. Kur papritur nafta është shumë më lirë, dhe fatura e energjisë në ulje, është kohë e mirë për një taksë karboni në rritje.

Këto janë argumentat ekonomikë, por argumentat moralë janë shumë më të fuqishëm. Aktivizmi klimatik do të fitojë sepse luftojmë për vlera, për të drejtat e njeriut, për të mirën kundër të keqes.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: