Posted by: ekolevizja | February 9, 2015

Trainim me fermerët mbi praktikat për një kompostim cilësor

Milieukontakt Shqipëri

20150130_102042

Milieukontakt Shqipëri, në fund të janarit, zhvilloi një trainim 3 ditor me fermerët e komunës Dajç Shkodër në kuadër të programit dldp. Në hapjen e aktivitetit morën pjesë dhe përshëndetën zv. Ministria e Mjedisit znj. Oljana Ifti, kryetari i komunës Dajc z. Arben Gjuraj, përfaqësuesi i DLDP z. Arben Kopliku dhe drejtuesja e Milieukontakt Shqipëri, zonja Valbona Mazreku.

Në fjalën e tij Z.Gjuraj shpjegoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën jo vetëm për të adresuar menaxhimin e integruar të mbetjeve por edhe për të trajtuar problemin e ndotjes së ujërave nëntokësore apo dhe prezencës së lartë mikrobiologjike (nitrite, nitrate dhe amoniak) të shumëfishuar këto vitet e fundit në shtresa të ndryshme të tokës. Aplikimi i një modeli tarife sipas parimit “Ndotësi paguan”, do të mundësojë edhe favorizimin nëpërmjet tarifës të atyre familjeve që aplikojnë kompostimin. Angazhimi i komunës – tha Z. Gjuraj – do të mbetet maksimal, sidomos në krijimin e një pilotimi të plotë dhe sa më afër realitetit që të mund t’i shërbejë dhe njësive të tjera të qeverisjes vendore.

Në fjalën e saj Zv. Ministria e Mjedisit, Znj. Ifti falenderoi fermerët për ndërmarrjen e një procesi të tillë pilotimi me rëndësi edhe për shumë fermerë të tjerë në të gjithë vendin. Ajo gjithashtu ndali edhe tek angazhimi i qeverisë shqiptare në menaxhimin e integruar të mbetjeve, procesin e përafrimit, objektivat e vendosura deri në vitin 2018 por edhe theksoi hierarkinë e mbetjeve, penalitetet e parashikuara dhe ndryshimin e sjelljes së qytetarëve dhe aktorëve të tjerë kyç në menaxhimin e mbetjeve. Kompostimi – tha ajo – përbën një nga rrugët/mënyrat më të sigurta për reduktimin e ndjeshëm të sasive të mbetjeve organike në zonat rurale, të sasive të mbetjeve që shkojnë në landfill, kostos së këtij shërbimi dhe ndikimit në mjedis.

Milieukontakt së bashku me një grup ekspertësh po punojnë prej një periudhe disa mujore së bashku me komunën Dajc për të ndërgjegjësuar banorët për rëndësinë që ka kompostimi dhe përfitimet që vijnë prej tij. Ekspertët që në vizitat e para në zonë kanë vënë re se praktika deri tani është ajo e kompostimit të plehut të kafshëve, një proçes që kryhet në komunë nga një numër i madh fermerësh që kanë kafshë dhe sipërfaqe toke për të punuar. Në vlerësimin paraprak të zonës dhe me ndihmë e stafit të komunës ekspertët kanë përzgjedhur 4 fermerë të cilët po trajnohen nga ana teorike dhe do të asistohen praktikisht mbi fazat që duhet të kalojë një proces kompostimi. Kjo do ti ndihmojë fermerët të përmirësojnë cilësinë e kompostos së prodhuar si një produkt të marketueshëm dhe gjetjen e një tregu lokal – tha në fjalën e saj Znj. Mazreku.

Fokusi i trajnimit 3 ditor ishin metodat dhe menaxhimi i proçesit të kompostimit. Pjesëmarrës në trajnim ishin familjet e grupeve pilot të kompostimit, stafi i komunës, studentë, kryepleq dhe banorë të fshatrave të ndryshme nga komuna Dajc, Bregu i Bunës.

Gjatë 2 ditëve të para të trajnimit pjesëmarrësit morën udhëzime praktike nga ekspertët mbi kompostimin në nivel familjeje, duke nisur nga çështjet bazë të procesit, cikli i plotë i kompostimit dhe veçoritë gjatë kompostimit. Më tej u veçuan disa nga regullat bazë të kompostimit për të qenë një proces cilësor dhe me rentabilitet. Gjatë kësaj faze pjesëmarrësit treguan interesim në krahasimin e praktikave të tyre me të dhënat e paraqitura duke i krahasuar ato.

Ditën e tretë trajnimi u organizua në terren për të parë më nga afër se si është bërë proçesi i kompostimit deri më sot dhe si duhet bërë. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit morën njohuritë bazë mbi proçesin e kompostimit duke dalluar qartësisht proçesin aktual me atë cilësor. Njohuritë e tjera kishin të bënin me proçeset e menaxhimit dhe marketimit si edhe me hapat e mëtejshme të projektit, përfshirë edhe pilotimin individual.

Ky trainim u prit shumë pozitivisht nga pjesëmarrësit të cilët shprehën dhe sugjerimet e tyre se si mund të vazhdohej proçesi i ndërgjegjësimit dhe informimit të një numri sa më të madh fermerësh.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: