Posted by: ekolevizja | February 6, 2015

Kompanive të mëdha të naftës u pakësohen rezervat dhe prodhimi

Reuters, nga Tom Bergin, Ron Bousso

nxjerrja e naftes

(Reuters) –Kompanitë e mëdha të naftës patën rezultate të dobëta në zbulimin dhe prodhimin e naftës vitin e kaluar. Kjo del nga nga të dhënat e shpërndara javën e kaluar. Shkurtime të mëdha në shpenzimet kapitale si pasojë e rënies së çmimeve të naftës mund të pengojnë planet e kompanive për të kthyer këtë trend.

4 nga kompanitë më të mëdha të naftës-Shell, Chevron, BP and ConocoPhillips – publikuan të dhëna paraprake, të cilat tregojnë se kompanitë kanë arritur të zëvendësojnë me rezerva të reja vetëm 2/3-at e rezervave që nxorrën në vitin 2014.

Së bashku këto kompani pakësuan vitin e kaluar me 3.25% prodhimin e naftës dhe gazit. Kompanitë parashikojnë të rrisin prodhimin dhe rezervat në vitet e ardhshme, por rezultatet e vitit 2014 tregojnë trende afatgjata.

Gjatë dekadës së kaluar kompanitë e mëdha të naftës kanë pasur stanjacion në shtimin e rezervave, kanë pakësuar prodhimin me 15% kurse fitimet u janë pakësuar me 20%-megjithë dyfishimin e çmimeve të naftës, tregon një analizë e Rojtersit.

Analistët dhe shefat e kompanive kanë fajësuar pjesërisht për këtë shpenzimet e shumta në fushat e reja naftëmbajtëse, të cilat u shtuan kur çmimet u rritën.

Por çmimet e naftës janë përgjysmuar që nga qershori. Në muajt e kaluar kompanitë e mëdha të naftës kanë deklaruar se do të pakësojnë ndjeshëm investimet deri në vitin 2017 që të kenë kesh për dividentët.

Investitorët e kanë mirëpritur këtë hap, por pakësimi i  investimeve do të sjellë pasoja në të ardhmen në industri.

“Nuk mund të pakësosh investimet vazhdimisht. Kjo do të sjellë probleme më vonë,” thotë Will Riley, menaxher fondesh i  një kompanie që investon në kompanitë e naftës.

Paaftësia e kompanive të naftës për të zëvendësuar rezervat e nxjerra nuk i  ka shqetësuar shumë disa i nvestitorë e drejtues, për shkak të bumit në naftën argjilore në SHBA.

Por kostua e lartë e naftës argjilore e vështirëson nxjerrjen fitimprurëse të saj kur çmimet janë të ulëta-duke shtuar prioritetin e rezervave tradicionale dhe me kosto të ulët gjatë kësaj periudhe çmimesh të ulëta.

SHANSET E HUMBURA

BP dhe Chevron kanë lajmëruar pakësim me 13% të investimeve për vitin 2015, kurse ConocoPhillips javën e kaluar deklaroi se do të pakësojë me 33% shpenzimet për vitin 2015. Shell dhe Exxon nuk kanë shpallur ende planet e tyre buxhetore.

“Për momentin kemi më prioritet fluksin e keshit se sa rritjen,” deklaroi Gerard Roiss, drejtori i  prodhuesit të naftës OMV AG, javën e kaluar ndërkohë që shpalli një pakësim me 30% të investimeve për projekte të reja.

Drejtorët e kompanive të naftës kanë nënvleftësuar shqetësimet mbi shëndetin e këtij sektori. Sipas tyre prodhimi është pakësuar për shkak të fokusimit më shumë tek fitimet, dhe më pak tek sasia e prodhimit, kurse shifra e rezervave nuk tregon shumë.

Megjithatë, edhe drejtorët e pranojnë se shkurtimi i  tepërt i  investimeve mund të sjellë pakësim të prodhimit dhe të fitimeve në terma afatgjatë.

“Kujdesi i  tepruar mund të sjellë humbje të shanseve. Këto shanse nuk do të vijnë më” thotë drejtori i  Shellit, Ben Van Buerden. Ai u deklaroi i nvestitorëve se do të pakësojë investimet më pak se konkurrentët e Shellit me qëllim që mos të dëmtojë perspektivat afatgjata të Shellit. Megjithatë Shell hoqi dorë nga 15 miliard USD investime që kishte në plan të bënte 3 vitet e ardhshme. Kurse për sa i  përket Exxonit, analistët presin që në mars ky të deklarojë pakësimin me 13% të investimeve.

SHTERIMI

Drejtorët e kompanive thonë se jo vetëm mund të humben shanset për rritje të kompanive, por dhe se rezervat aktuale mund të mbeten të pashfrytëzuara.

Prodhimi nga fushat naftëmbajtëse bie me kalimin e kohës, sepse me nxjerrjen e naftës presioni brenda rezervuareve bie. Fushat naftëmbajtëse kanë një shpejtësi natyrale pakësimi të prodhimit me 15% në vit , por kompanitë e pakësojnë këtë në 3-5% duke shpuar puse shtesë, i njektuar gaz apo duke përdorur teknika të tjera të kushtueshme.

Pakësimi i  investimeve do të pakësojë prodhimin. “Ky është një risk në rritje për industrinë. Nga viti 2008-2009 kemi parë një përshpejtim të pakësimit të prodhimit me 1-2% për gjithë kompanitë, pothuaj për gjithë industrinë e naftës. Kjo është shifër e konsiderueshme” deklaron drejtori i  Chevronit.

Analistët e firmës Bernstein kanë llogaritur se ritmi i  pakësimit të prodhimit përshpejtohet me 3% brenda 2 viteve nga kolapsi në çmimet e naftës.

Kjo përkthehet në humbjen e qindra mijrave barrelave naftë prodhim në ditë.

Përktheu: Rita Strakosha

Shënim: Kjo do të thotë më pak emetime karboni nga nafta e nxjerrë nga kompanitë private në vitet në vijim. Zhvillim pozitiv për klimën. 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: