Posted by: ekolevizja | February 5, 2015

Siemens investon në mikrorrjetet

Mikrorrjetet mund të ndihmojnë në integrimin e paneleve diellore, të gjeneratorëve, e baterive në një rrjet. Që mikrorrjetet të integrohen në rrjetin kombëtar të elektricitetit nevojiten teknologji të reja. Të martën Siemens nxorri sistemin e tij të ri të menaxhimit të mikrorrjeteve “Spectrum Power 7”. Ky sistem i ri mundëson që softueri i Siemensit i përdorur nga kompanitë e shpërndarjes të mund të përdoret dhe nga mikrorrjetet si psh. mikrorrjetet e kampuseve universitare, të personave privatë, të pakyçur normalisht në rrjetin e shpërndarjes.

“Bëhet fjalë për një qendër të vogël kontrolli të mikrorrjeteve, e cila menaxhon burimet e vogla të energjisë dhe i lejon ato që të shesin-blejnë në tregun e madh të energjisë” thotë Tomas Zimerman, drejtor në Siemens.  Qendra e kontrollit kryen disa detyra: nga mbajtja në punë e impianteve të energjisë si njësi të pavarura, deri në optimizimin e përdorimit të tyre për shitjen e energjisë në treg në periudha 15 minutshe ose 1 orëshe.

Siemens ka prodhuar softuer për central energjie prej vitesh tashmë, në bashkëpunim me prodhuesin e energjisë RWE, Gjermani. Por deri më sot bëhej fjalë për centrale të mëdha, kurse platforma e re e mikrorrjeteve orientohet drejt prodhuesve rezidencialë/të vegjël të energjisë. Më poshtë është një pamje e ndërfaqes së softuerit.

Siemens microgrids

Vendi ku kjo teknologji e re është aplikuar më herët është Havai. General Electric, Toshiba etj. gjithashtu kanë platformat dhe projektet e tyre që synojnë integrimin e impianteve rezidenciale të energjisë. Siemens gjithashtu po përpiqet të gjejë mënyra të reja për të zbutur luhatjet e tensionit që janë të zakonshme në mikrorrjetet. Për këtë po bashkëpunon me Utilidata. Utilidata ka një teknologji për optimizimin automatik të voltazhit, teknologji e cila përdor sensorë me të dhëna në kohë reale.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: