Posted by: ekolevizja | February 4, 2015

Rekomandime për efiçencën e energjisë në ndërtesa

Nga Co-Plan, Instituti Për Zhvillimin e Habitatit

Nisur nga rëndësia dhe nevoja për rritjen e performancës së energjisë, veçanërisht në sektorin rezidencial në Shqipëri, CoPLAN ka ndërmarrë një studim të stokut të banesave në qytete të ndryshme të vendit, gjetjet e të cilit janë përmbledhur në formën e rekomandimeve në këtë dokument politikash.

Studimi fokusohet në stokun e banesave të ndërtuara para viteve 90-të, si një pjesë e konsiderueshme e sektorit rezidencial, të cilat paraqesin nevoja emergjente për ndërhyrje rehabilituese, dhe njëkohësisht si një potencial i madh për të kursyer duke rritur performancën e tyre energjitike nëpërmjet ndërhyrjeve termoizoluese të mureve të jashtëm. Duke u bazuar në një metodologji të ndjekur në një studim të ngjashëm për disa vende të BE-së, janë analizuar kostot dhe përfitimet për nivele të ndryshme të termoizolimit të mureve të jashtme të disa ndërtesave përfaqësuese të stokut të ndërtesave përkatësisht në qytetet e Tiranës, Fierit dhe Korçës si qytete me tre tipoligji të ndryshme, me qëllim përcatimin e vlerave optimale nga pikëpamja ekonomike si dhe parametrat dhe faktorët që optimizojnë investimet dhe masat për eficiencën e stokut të ndërtesave.

 

  1. Ku jemi sot? Konstatime të performancës energjitike të stokut të ndërtesave

 

Bashkimi Evropian (BE) në Paketën për Klimën dhe Energjinë, ka përcaktuar ligjërisht që në vitin 2020, vendet e Bashkimit Europian marrin zotim të përmbushin objektivat 20-20-20, më konkretisht: reduktim me 20% të emetimeve të gazeve serë në raport me nivelin e vitit 1990, dhe përmirësim me 20% të nivelit të eficiencës së energjisë në BE. Ndërkohë në një plan progresiv afatgjatë, sygjerohet të reduktohen emetimet e gazeve serë respektivisht me 40% në 2030, 60% në 2040 dhe 80% në vitin 2050 . Ndërsa në shumë vende evropiane dhe kandidate nisma “20-20-20” është transmetuar dhe transpozuar në angazhime ligjore përkatëse, Shqipëria është i vetmi vend që ende nuk ka vendosur objektiva konkrete dhe nuk ka reformuar kuadrin ligjor dhe rregullator në zbatim të saj. Për më tepër, siç vërehet në Raport Progresin Europian për vitin 2014, për Shqipërinë, akoma nuk ka një strategji të përshtatshme për t’u përballur me ndryshimet e klimës dhe ndikimin e saj.

Përpos kësaj, në kuadër të diskutimit të Efiçiencës së Energjisë, Direktiva Evropiane për Performancën Energjitike në Ndërtesa (EPBD) parashikon të përmirësojë efiçiencën energjitike të ndërtesave të reja dhe atyre ekzistuese në të gjithë vendet anëtare dhe potencialisht në të ardhmen edhe në vendet kandidate siç është Shqipëria. Sipas EPBD-së, çdo vend i BE-së duhet të vendosë kërkesa/standarte minimale (dysheme) lidhur me performancën energjitike të ndërtesave dhe elementëve përbërës të tyre. EPBD përcakton gjithashtu se, prej vitit 2020 çdo ndërtesë e re në vendet anëtare të BEsë, duhet të shkojë drejt një konsumi minimal, pra të ashtuquajturave ndërtesave “me energji gati zero”. Gjithashtu, Shqipëria ka ratifikuar Traktatin e Energjisë dhe Protokollin për Eficencën e Energjisë dhe Aspektet Mjedisore (PEEREA) që më 1997. Duke ratifikuar PEEREA-n vendi ynë angazhohet të formulojë dhe zbatojë politikat për përmirësimin e eficencës së energjisë dhe reduktimin e efekteve negative mjedisore të ciklit të energjisë.

Nisur nga aspiratat e Shqipërisë si vend kandidat për të qenë anëtare e BE-së, këto standarte/kritere do të jenë të aplikueshme dhe të detyrueshme për tu zbatuar edhe për stokun e ndërtesave në Shqipëri. Për të kuptuar përmasat e nevojave dhe hapat që duhet të ndërmarren, është e rëndësishmë të marrim në konsideratë situatën aktuale në vend, statusin ligjor, rregullator e institucional në fuqi, gjëndjen e stokun të ndërtesave, si më poshtë vijon:

1. Duke iu referuar burimeve zyrtare sektori i ndërtesave përbën sektorin më të madh të konsumit të energjisë në ekonominë tonë me rreth 34% e të gjithë energjisë së shpenzuar. Përveç konsumit të madh të energjisë elektrike, ky sektor konsumon rreth 83.7% të të gjithë sasisë totale të drurit si lëndë djegëse dhe 3.8% të produkteve nga hidrokarburet. Konsumi i lartë i energjisë nga sektori i ndërtesave lidhet kryesisht me performancën e ulët energjitike të stokut ekzistues të ndërtesave, por edhe për shkak të përdorimit jo efektiv të energjisë në to.

2. Nisur nga studimi i kryer nga Co-PLAN lidhur me performancën energjitike të stokut të banesave, rastet më problematike vërehen kryesisht tek banesat e ndërtuara gjatë periudhës 1950-2000 (psh. pallate parafabrikat), ndërkohë vetëm vitet e fundit jane vërejtur disa ndërtesa me performancë më të lartë energjitike për shkak të aplikimit të termoizolimit të mbulesës së jashtme të ndërtesave.

3. Deri më sot, ka munguar interesi nga ana e ndërtuesve për të ndërtuar me materiale dhe sipas parimeve të efiçiencës energjitike, sikurse dhe angazhimi i autoriteteve për të siguruar zbatimin e kërkesave ligjore për këtë qëllim. Bazuar në studime të kryera nga Co-PLAN, rezulton që kjo situatë të jetë për shkak se:

a. Për të ndërtuar me konsiderata energjitike ndërtuesit janë përballur me implikime financiare shtesë, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme nuk ka reflektuar këto përmirësime në vlerë monetare.

b. Blerësit dhe publiku në përgjithësi kanë qenë të painformuar dhe rrjedhimisht të painteresuar ndaj ndërtimeve me konsiderata energjitike.

c. Efiçienca e energjisë së ndërtesave nuk ka qenë prioritet për autoritetet dhe vendimmarrësit.

d. Kanë munguar kapacitetet, njohuritë dhe instrumentat praktike për vlerësimin dhe kontrollin e parametrave energjitike.

e. Ka munguar deri tani një kuadër rregullator, fiskal, etj., që do të nxiste ndërtimin/ rikonstruktimin me performance energjitike.

  1. Së fundi, vihet re një interes më i madh nga grupet e interesit, si sektori i ndërtimit dhe publiku ndaj masave për efiçencën energjitike të ndërtesave kryesisht për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike dhe rrjedhimisht të kostos së energjisë për ngrohje dhe ftohje. 5. Njëkohësisht, institucionet po shfaqin një vëmendje më të madhe dhe një qasje pro-aktive për të përmbushur detyrimet kombëtare dhe ato që lidhen me integrimin. Po punohet shpejt për përafrimin e kuadrit ligjor dhe standarteve për efiçiencën energjitike në përputhje me direktivat europiane. Këto përmirësime ligjore dhe rregullatore pritet të vijohen me ndërmarrjen e masave për përmirësimin e performancës energjitike në stokun ekzistues dhe në ndërtesat e reja, si detyrime që vendi ynë duhet ti ndërmarrë në të ardhmen si pjesë e përpjekjeve për t’u integruar në BE.
  1. Si mund të përmirësohet situata? Konsiderata me rëndësi për përmirësimin e performancës energjitike.

Duke marrë në konsideratë që ndërtesat kanë një cikël rehabilitimi çdo 30-50 vite , atëherë çdo ndërtesë që ndërtohet apo rehabilitohet sot në Shqipëri, do të jetë pjesë e stokut të ndërtesave në vitin 2050. Kjo do të thotë që për të arritur objektivat e vitit 2050, duhet të planifikohet që tani për ndërtesat e reja apo dhe ato që janë objekt rehabilitimi. Për të kontribuar në këtë proces, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit bazuar në studimin analitik të ndërmarrë për përmirësimin e performancës së eficiencës së energjisë në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Fier, dhe Korçë si qytete me tri tipoligji të ndryshme), nëpërmjet termoizolimit të mureve të ndërtesave të jashtme parashtron rekomandimet e mëposhtme: 1. Ndërmarja e rehabilitimit energjitik në stokun ekzistues të banesave – Një pjesë e mirë e banesave në vend janë pjesë e stokut ekzistues të ndërtuara përpara vitete 90të, me performancë të ulët energjitike veçanërisht të veshjes së tyre të jashtme. Kjo kategori përbën një potencial të madh për përmirësimin e kursimit energjitik në këto banesa.

Një ndër masat më të efektshme dhe praktike për të përmirësuar performancën energjitike të stokut të ndërtesave rezulton ndërhyrja në termoizolimin e veshjes së jashtme të ndërtesës, përkatësisht në termoizolimin e mureve të jashtme, tarracës, çatisë apo të dritareve, etj., pasi:

  • Termoizolimi i veshjes së jashtme të ndërtesave mundëson përmbushjen e kërkesave ligjore sipas kodit energjitik të ndërtesave pavarësisht nivelit aktual të stokut ekzistues. Gjithësesi nevojitet një analizë më e thelluar lidhur me efektivitetin e masave përmirësuese për komponentët e tjerë të veshjes së ndërtesës për të përmbushur kërkesat ligjore të gjithë ndërtesës.
  • Përfitimet nga kursimi i energjisë për periudhën e ciklit të jetës së ndërhyrjes , tejkalojnë koston e plotë të investimit . Kjo është e vërtetë për rastin e komponentit të murit të jashtëm, por mund të jetë i vërtetë apo i ngjashëm edhe për komponentët e tjerë.
  • Standartet minimalë (U) në zbatim të EPBD ashtu dhe standartet më ambiciozë për mbrojtjen e klimës, rezultojnë të arritshëm dhe me kosto efektive. Gjithësesi optimizimi ekonomik i termoizolimit të stokut të ndërtesave do të përmirësohej nga rritja e efektivitetit të teknikave të termoizolimit dhe fuqisë punëtore, uljen e kostos së kredisë si dhe rritjen e çmimi të energjisë.
  1. Të dizenjohen dhe promovohen skema lehtësuese dhe partneritete ndërmjet aktorëve për të inkurajuar ndërhyrjet për termoizolim të banesave.

Ndërhyrjet për termoizolimin e mureve të ndërtesave kërkojnë investim të konsiderueshëm, ndaj dhe lind nevoja për politika/masa lehtësuese. Nëpërmjet dizenjimit dhe promovimit të skemave lehtësuese apo partneriteteve me sektorin bankar, do të mundësohej përballimi me më lehtësi i kostove të mëposhtme:

  • Kostot fikse – varjojnë në 52-84% të kostos së plotë të investimit.
  • Kostot e kredisë – rrit konsiderueshëm koston kapitale të investimit. Në Shqipëri kosto e kredisë rezulton rreth 40% më e lartë se ajo në vendeve të BE-së .
  1. Mbajtja e koeficientit të transmetimit të nxehtësisë në normat 0.4-0.5W/m2 K

Që stoku i ndërtesave në qytetin e Tiranës të përmbushë objektivat klimatikë (të reduktojë me 80% nevojën për energji krahasuar me nivelin e vitit 1990 (në analogji me studimin e ECOFYS, 2007) , nevojitet që koefiçienti i transmetimit të nxehtësisë, i njohur si vlera “U”, të murit të jashtëm të variojë midis 0.4- 0.5W/m2 K , e përafërt me vlerën “U” optimale nga pikëpamja ekonomike dhe e arritshme nëpërmjet termoizolimit të mureve të jashtme. Kjo do të thotë që standartet e kërkuara termike për përmbushjen e objektivave të klimës për qytetin e Tiranës janë të arritshme nëpërmjet aplikimit të një shtrese termoizolimi prej 6cm trashësi. Një rezultat i tillë vlen edhe për qytete të tjerë, ku trashësia e rekomanduar për termoizolimin e murit të jashtëm për shembull për qytetin e Korçës është 10 cm dhe për qytetin e Fierit është 5cm, për të arritur respektivisht vlerat “U” optimale 0.35 W/m2 K në Korcë dhe 0.63 W/m– K në Fier.

Ndryshimet e vleres U si rrjedhoje e termoizolimit

Vlerat U per ndertesat

 

Analiza ekonomike per termoizolimin e murit te jashtem

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: