Posted by: ekolevizja | February 3, 2015

Rrugët anti-përmbytje

Nga Rita Strakosha

Sipërfaqet e betonizuara e asfaltuara, të cilat tashmë janë me mijëra hektarë në Shqipëri, në stinën e lagësht shtojnë riskun dhe nivelin e përmbytjeve, kurse në stinën e thatë pakësojnë ujërat që përthithen nën tokë. Është në modë që parqet “e gjelbërta” të shtrohen me beton më shumë se sa me gjelbërim (parku i ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë, parqet në Fier e Durrës etj.), por materialet për shtrim rrugësh janë të shumta, ka mes tyre dhe zgjidhje anti-përmbytje. Në tenderat për projekte publike ndërtimi, bashkitë e qeveria mund të shtojnë si kriter vlerësimi ndikimin e materialeve dhe projektit në përmbytjet/thatësirat/valët e të nxehtit që pritet të shtohen në të ardhmen si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Ndër zgjidhjet, e reja dhe të vjetra teknologjike, që janë anti-përmbytje, gjejmë:

Pllakat

perviouspaving pervious driveway Pervious pavement_6 Pervious pavement_5 Pervious pavement_4 Pervious pavement_3 Permeable pavement_2 porous pavement_1

Është në stilin arkitekturor të shumë qyteteve të huaja të shtrojnë rrugët me pllaka në vend të asfaltit. Pllakat kanë hapësira bosh mes tyre, duke lejuar kalimin e ujit. Parkingjet, oborret e shtëpive, hapësirat përpara lokaleve (sot të betonizuara cep e më cep), rrugicat, rrugët me shpejtësi të ulët, korsitë e biçikletave etj. mund të shtrohen me pllaka në vend të betonit, duke i dhënë dhe hijeshi pamjes së tyre. Tokjo në planin e vet anti-përmbytje planifikon që 46% të rrugicave të ngushta, 6% të parkingjeve ti shtrojë me rrugë të përshkueshme.

 

Betoni i përshkueshëm:

Betoni i pershkueshem

Betoni i përshkueshëm, rekomandohet nga Agjensia Amerikane e Mjedisit, për zbutjen e përmbytjeve. Betoni i përshkueshëm ka pak ose aspak rërë, dhe kjo i jep përshkueshmërinë. Hapësirat boshe, përmes të cilave kalon uji, arrijnë në 15-25 % të vëllimit të betonit, kurse shpejtësia e përçimit të ujit është zakonisht 200 litra/m2/minutë. Ky lloj betoni është më pak i fortë se betoni tradicional, por mjaftueshëm i fortë për shumë aplikime (rekomandohet për rrugë biçikletash, parqe, oborre shëpish etj.). Sipas inxhinjerit Mark Palmer, betoni i përshkueshëm është përdorur me sukses në praktikë edhe në rrugë inter-urbane, me trafik të rëndë, si në Arizona psh., dhe nuk ka pse të mos përdoret më gjerë, por fillimisht duhen bindur njerëzit.

Asfalti poroz

Asfalti poroz

Ky lloj asfalti ka më pak rërë apo grimca të imta se asfalti i zakonshëm, dhe është i përshkueshëm nga uji. Për të qenë i përshkueshëm 16% e tij duhet të jetë me boshllëqe. Në SHBA është përdorur me sukses dhe në rrugë inter-urbane, me trafik kamionësh. Programi i Rrugëve të Gjelbërta në Portland synon përdorimin e këtij asfalti për mitigimin e përmbytjeve në qytet.

 

Çatitë e gjelbërta 

Green_roof

Çatitë e gjelbërta gjithashtu kanë potencialin të pakësojnë sasinë e ujit që përfundon në rrugët e përmbytura nga rreshjet. Gjelbërimi në çati gjatë verës pakëson temperaturën e brendshme të ndërtesave, duke ndihmuar dhe me faturën e energjisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: