Posted by: ekolevizja | January 6, 2015

Prodhimi i naftës shqiptare preket nga çmimet e ulëta

Nga Rita Strakosha 

Në deklaratën për mediat mbi planin e investimeve të 2015, Bankersi deklaron se nuk pret rritje të prodhimit të naftës vitin tjetër. Nga 6 platforma shpimi që janë në funksionim në vitin 2014, Bankersi do të lerë vetëm 3 platforma shpimi në punë në 2015. Kjo për shkak të çmimit të ulët të naftës. Me rritjen e çmimit të naftës Bankersi pret të rivërë në punë platformat.  Vitet e kaluara Bankersi ka rritur prodhimin ndjeshëm me 10% në vit, por vitin tjetër nuk pritet të ketë rritje të tillë.

Bankers ka rritur ndjeshëm prodhimin e naftës shqiptare duke përdorur teknologjinë e puseve horizontale. Nxjerrja e naftës me puse horizontale kushton më shtrenjtë se me puse vertikale, çka e bën prodhimin më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve në treg. Nafta e nxjerrë nga puset horizontale fillon të pakësohet brenda 2-3 muajve nga “inaugurimi” i pusit. Brenda 12-18 muajve nxjerrja e naftës nga pusi pakësohet me 50%, prandaj rritja e prodhimit mund të realizohet vetëm duke shpuar vazhdimisht puse të reja.

Ulja e çmimit të naftës do të ngadalësojë shpimin e puseve të reja, për pasojë prodhimi nga Bankers nuk do të rritet në 2015, siç ka pranuar dhe vetë ky i fundit. Ky fakt ka ndikuar dhe në çmimin e aksioneve të Bankersit në bursën kanadeze, ku ky kuotohet. Nga 6.87dollarë/aksion që ka qenë çmimi më i lartë i aksioneve të Bankersit në bursë gjatë vitit 2014, çmimi i aksioneve të tij ka rënë në 2.75$.

Në një shkrim të botuar në “Seeking Alpha” mbi Bankersin autori Michael Blair, thotë se pas 2 vitesh investime Bankersi ka arritur të rrisë shumë pak rezervat, nga 226 milion në 232 milion. Ritmet më të larta të shpimit thjesht po shterojnë rezervat më shpejt.  Për të pakësuar kostot e transportit të naftës Bankers ka filluar tashmë dhe vitin tjetër do të vazhdojë të furnizojë ARMO-n për rafinim me 45% të naftës së prodhuar. Vënia në punë e rafinerive të vendit do të shtojë dhe ndotjen e shkaktuar prej tyre, siç po konstatohet tashmë. Disa javë më parë ARMO u gjobit me 5 milion lekë për ndotjen e lumit Gjanica.

Në Fier prej disa javësh pranë rafinerisë së naftës ndihet erë shumë e rëndë, e cila prej kohësh kishte munguar.  Nga Petromanas, i cili po shpon puset Shpiragu dhe Molisht në kërkim të naftës, po ashtu nuk ka lajme “të mira”. Për shkak të vështirësive të hasura në shpim Petromanas ndërpreu shpimin e Molisht 1. Në pus do të sillet një platformë shpimi më e fuqishme, por për këtë Petromanas duhet të gjejë fondet shtesë.  Çmimet e ulëta të naftës pritet të sjellin krizë në prodhuesit e naftës që kanë kosto të larta prodhimi. Përveç çmimeve, shkarbonizimi i synuar i ekonomisë përmes politikave pro energjive të rinovueshme dhe kursimit, si dhe fushatat e çinvestimeve në naftë (të organizuara nga shoqatat mjedisore), po rrisin trysninë mbi një industri që deri tani ka qenë nga më fitimprurëset.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: