Posted by: ekolevizja | January 5, 2015

Pakësimi i vartësisë së transportit nga nafta

Nga Rita Strakosha

Nafta do të jetë më e pakët në dekadat në vijim, konstaton strategjia europiane e transportit. Në vitin 2010 vlera e importeve të naftës në BE arriti në 210 miliard EUR. Nëse kjo vartësi nga nafta nuk ndryshon, mundësia e njerëzve për të udhëtuar-dhe siguria ekonomike e BE-së- mund të preken rëndë, vazhdon strategjia.

Që nga kriza e parë e naftës 40 vjet më parë-megjithë përparimin teknologjik, rritjen e efiçencës-transporti nuk ka ndryshuar shumë. Transporti në BE ende 96% të energjisë e siguron nga burimet fosile. Transporti në Shqipëri edhe më shumë se kaq.

“Vonesa në futjen e teknologjive të reja në transport mund të sjellë rënien e pakthyeshme të sektorit të transportit”-sipas strategjisë.

Çkarbonizimi i transportit synohet jo vetëm për shkak të sigurisë energjitike, por dhe për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Strategjia e BE-së 2050 parashikon pakësimin e emetimeve të CO2 nga transporti me 60% në krahasim me vitin 1990.

Deri në vitin 2050 strategjia e transportit të BE-së parashikon,  ndër të tjera, këto zhvillime:

-Në qytete nuk do të ketë më automjete tradicionale (conventionally fuelled),

-50%  e udhëtimeve të mesme të njerëzve dhe mallrave midis qyteteve duhet të kryhen me tren ose me anije,

-Në aviacion 40% e karburantit duhet të jetë me karbon të ulët.

-Në lundrim duhet të ulen emetimet me 40%.

Sfida, sipas strategjisë europiane, është të ndërpritet vartësia e transportit nga nafta.

Strategjia shqiptare e transportit, ndryshe nga strategjia europiane, nuk synon aspak pakësimin e vartësisë nga nafta. Investimet e parashikuara në hekurudha e transport detar janë minimale, ndërkohë që miliarda lek parashikohen të hidhen në rrugë. Kjo strategji duhet rishikuar në kuadër të integrimit por dhe në kuadër të angazhimeve të reja që pritet të marrë Shqipëria vitin tjetër për pakësimin e emetimeve të karbonit. Sipas Znj. Laureta Dibra, përgjegjëse për ndryshimet klimatike në Ministrinë e Mjedisit, pritet një bashkëpunim serioz nga ministritë e tjera për të arritur një strategji ndër-sektoriale për pakësimin e emetimeve të karbonit.

Në kushtet kur emetimet më të mëdha të karbonit në Shqipëri vijnë nga sektori i transportit, një strategji e re transporti do të luante  rol kyç në pakësimin e emetimeve të karbonit dhe pakësimin e vartësisë nga nafta.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: