Posted by: ekolevizja | December 23, 2014

Objektivi i Shqipërisë, 38% energji e rinovueshme deri në 2020

Nga: Arion Sauku, Milieukontakt Albania

solarpv1 (1)

Shqipëria është ndër vendet që është bërë pjesë e direktivës së Bashkimit Europian, përsa i përket energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë. Objektivi  që duhet të arrijë Shqipëria për konsumin bruto të energjisë deri në vitin 2020  është 38 % nga energjia e rinovueshme. Pikënisja e këtij objektivi është viti 2009 ku rezulton se konsumi bruto i energjisë është 29.74% energji e rinovueshme. Objektivi prej 38% përqëndrohet në 3 fusha kryesore: Energjia elektrike, Ngrohja – Ftohja dhe Transporti.

Që të realizojë këtë objektiv qeveria shqiptare duhet që në vitet në vazhdim të përkrah investimet në burimet e rinovushme në këto tre sektorë. Mirëpo qeveria shqiptare duke parë si potencial energjinë e krijuar nga hidrocentralet i ka lënë rrugë të lirë investitorëve. Duke parë që pjesa më e madhe e energjisë në Shqipëri prodhohet nga burimet hidro kjo përqasje në shumë raste është e varur nga ndryshimet klimaterike dhe nga sasia e rreshjeve që bie përgjatë vitit, kështu që vendi ynë detyrohet të importojë energji. Trendi dhe politika e vendeve të zhvilluara europiane është i përqëndruar jo vetëm  tek energjia hidro por dhe ajo e diellit dhe e erës. Shqipëria edhe pse ka kushte të favorshme përsa i përket energjisë diellore nuk po e shfrytëzon këtë potencial.

Vitet e fundit ka pasur disa investime individuale përsa i përket paneleve djellore, por ato  janë në numër shumë të vogël dhe të pa përkrahura nga qeveria. Kjo lloj energjie kërkon një investim relativisht të konsiderueshëm për një familje shqipëtare. Qeveria duhet të ofrojë kushte lehtësuese dhe politika mbështetëse për investitorët të cilët operojnë në biznesin e paneleve djellore dhe energjisë së erës. Vetëm duke përkrahur investime të tilla të cilat kërkojnë infrastrukturën e nevojshme dhe hapësira të mëdha do të mund të arrihet objektivi i vitit 2020 për energjitë e rinovueshme.

Le të shohim vendet fqinje si  psh. Bullgaria. Legjislacioni bullgar parashikon stimuj të caktuar shtesë për të investuar në prodhimin e energjisë së rinovueshme. Zhvilluesit e projekteve të energjisë së rinovueshme kanë të drejtë të blejnë tokë shtetërore apo komunale pa proçedura tenderimi. Projektet e energjisë së rinovueshme të cilat operojnë për të paktën 5 vjet mund të përfitojnë afate më të shkurtra në shërbime administrative, mund të përfitojnë ndihmë financiare nga buxheti i parashikuar për zhvillimin e infrastrukturës teknike të nevojshme për projektin përkatës (infrastrukturë rrugore, sistemet e furnizimit me ujë, pajisjet e kanalizimeve, etj).

Përsa i përket infrastrukturës dhe transportit qeveria bullgare do ti japë më shumë fokus hekurudhave të cilat përdorin energji elektrike dhe  automjeteve elektrike duke zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për këto dy kategori. Gjithashtu do të planifikoj dhe rrugët për biçikleta.

Ndërsa legjislacioni Maqedonas synon krijimin e Institucioneve dhe ndërtimin e kapaciteteve. Strategjia e Maqedonisë për energjitë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë ka si masa te parashikuara:

  • Formimin e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë
  • Krijimin e Fondit te Efiçencës së Energjisë
  • Krijimin e ndërtesave me kod për Efiçencën e energjisë me kontribut nga Programet e donatorëve, Tarifat shtesë të karburanteve, Kontributin individual dhe Programet e qeverisë
  • Modelim i standarteve të pajisjeve
  • Marrja e çertifikatave të auditimit të efiçencës së energjisë për sektorin: Rezidencial, Tregtar dhe industrial
  • Ndriçimin e rrugëve

Maqedonia e ka krijuar fondin e efiçencës së energjisë. 28% e energjisë nga burimet e rinovueshme është targeti i Maqedonisë për 2020. Investitorëve do tu krijohen lehtësira në shpërndarjen e energjisë së tyre në rrjet.

Ndërsa në vendet e zhvilluara të EU si Zvicër, Gjermani, Francë dhe Spanjë sistemi paguan prodhuesin/ qytetarin për çdo kW të energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme.

Duke u kthyer tek rasti shqiptar, duhen marrë këto eksperienca pozitive nga vendet e rajonit për të zbatuar ligje dhe politika që  përkrahin investimet në burimet e rinovueshme sepse ky proçes do të jetë e ardhmja e vendeve në zhvillim.

 

Advertisements

Responses

  1. shteti duhet te stimuloj prodhusit vendas dhe kjo pune duhet ne mase qe te behet e ndjeshme dhe e prekshme nga shoqeria. Ing. Luan Dollani Berat – Albania mailto: ldoollani@yahoo.com Mobile: 00355 68 27 13 882


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: