Posted by: ekolevizja | December 22, 2014

Nga biseda e Ministrit Koka ne emisionin e mëngjezit, News24

Bashkim Hoxha

Duke ditur që pyjet janë problemi kryesor në mjedisin shqiptar, ne do të donim të dinim prej jush si është gjendja e pyjeve në përgjthësi sot në Shqipëri?

Ministri Koka:

Ministria e Mjedisit mbulon një sërë sektorësh të cilët kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me cilësinë e jetës së qytetarëve. Një ndër ta dhe më i rëndësishmi janë pyjet shqiptare, të cilat kanë një histori shumë të gjatë, aq sa dhe njerëzimi. Përgjatë viteve 1944-1990 kanë qenë një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë së vendit. Do të cilësoja që dhe përgjatë kësaj periudhe kohe ka pasur një zhvillim jo të qëndrueshëm. Pra konsumi ishte shumë më i madh se sa rritja natyrale dhe mbjellja e fidanëve të rinj. Gjithsesi ajo çka ndodhi në vitet 90 dhe pyjet u panë si shkaktarë të sistemit dhe pati në përgjithësi një dëm shumë të madh të pyjeve shqiptare, dëm dhe djegje….Gjithsesi në vitet 1990 e më pas zhvillimi i industrisë së ndërtimit gjeti sërish pyjet shqiptare në ndihmë të ekonomisë së vendit, por do të thoja në mënyrë informale. Pati disproporcion të prodhimit me konsumin. Për pasojë në vitin 2013 situata ishte alarmante. Ishin rreth 400 leje të dhëna për shfrytëzim pyjesh. Na u desh ti shfuqizonim këto 400 leje, të ndalonim eksportin e qymyrit të drurit. Ishin masa paraprake, por ajo që na shqetësonte ishte fakti që rreth 60% e pyjeve tashmë në vitin 2008 ishte transferuar pranë komunave. Ajo që ndodhte rëndom në komunat, të cilat keqadministronin nga ana urbane, por besoj dhe për pyjet ishin po kaq të pakujdesshëm. Dhe disa prej pyjeve shqiptare tashmë u transformuan në troje ndërtimi. Dhe nuk administroheshin nga njerëz që ishin inxhinjerë pyjesh, që të kishin një zhvillim të qëndrueshëm. Po ashtu, një sasi jo e vogël kullotash, rreth 157,000 ha. Pra në tërësinë e tyre pati një keqadministrim. Kalimi i përshpejtuar i këtyre pasurive kombëtare pranë komunave dhe bashkive i pashoqëruar me harta dhe i paazhornuar në mënyrë topografike vazhdon, gëzon sot një status do të thoja jo të qëndrueshëm. Dhe kjo nga njëra anë na vë përballë një përgjegjshmërie të administrojmë pyjet që kemi në përgjegjësi direkte, sigurisht dhe të kontrollojmë 60%-shin e pyjeve që ndodhet nën administrimin e komunave. Kjo nuk dekurajoi Ministrinë e Mjedisit të ishte konsistente dhe të vazhdonte punën e saj për kontrollin e pyjeve që ka nën ndikimin e saj, pavarësisht se ndodhen nën administrimin e komunave dhe bashkive.

Bashkim Hoxha

A ndikon reforma territoriale? Në bisedën e fundit keni thënë që reforma territoriale do të ndikonte për mirë në administrimin e pyjeve. Në ç’kuptim?

Ministri Koka

Unë jam i bindur që gjithë forcat politike, pavarësisht situatave të momentit, janë të bindura se reforma territoriale duhej bërë.  Një vend i cili në 23 vjet në tranzicion ka pësuar ndryshime të mëdha demografike, ku dendësia e popullsisë ka shkuar pranë qyteteve, aty ku shohin të ardhmen e familjeve të tyre. Sigurisht reforma administrative ndikon në shumë sektorë. Por ajo që do të ndalesha më shumë në drejtim të pyjeve është, sigurisht që ndikon shumë. Nëse i kemi shpërndarë pyjet qindra komunave në territorin shqiptar, do të ishte shumë më e udhës që këto pyje, të shoqëruara me një hartë përkatëse, me inventar të saktë, të ishin pranë 61 bashkive dhe në fund të ditës do të kishim një të përgjegjshëm për një bashki të caktuar. Në rastin në fjalë është e pamundur të kontrollohen dhe e pamundur të administrohen, për vetë strukturën që kanë komunat shqiptare sot. Për sa i përket të përgjithshmes së reformës së ndodhur, unë besoj se do të ndikojë shumë pozitivisht në sektorë të tjerë të jetës së qytetarëve shqiptarë. Do të ndalesha në qytetin e Durrësit, ku komuna Rrashbull ndodhet nga qendra e qytetit jo më shumë se 3 km. Çka do të thotë që ti të mundesh të bësh një shërbim urban të mirëstudiuar është e pamundur sepse të dyja komunat dhe bashkitë gëzojnë të njëjtin status për të pajisur me liçenca të nevojshme. Për të bërë zhvillim turistik të qëndrueshëm është e pamundur, kur zona e … tashmë administrohet nga komuna “Katundi i Ri”, kur Durrësi e ka nga qendra e saj 5 km larg, kurse vetë Katundi i Ri e ka në një distancë shumë më të madhe. Sipërfaqet që administronin qytetet, pra bashkitë, ishin shumë më të vogla se ato që administronin komunat. Në rastin e Vlorës, bashkia e Vlorës është disa herë më e vogël se bashkia e Orikumit. Pra kërkohet në vetvete një riorganizim. Nuk është thjesht pra administrimi i numrit të njerëzve, por është shumë i rëndësishëm dhe administrimi i sipërfaqeve. Çdo qytet është i përbërë nga rrugë, nga parqe, por do të ketë pyje, do të ketë turizëm. Dhe është e pamundur që një bashki me një numër shumë të madh njerëzish të mos i gëzojë këto asete të cilat administrohen nga një komunë e përfshirë në këtë qytet. Prandaj besoj se dhe në rastin e pyjeve reforma territoriale do të japë një impakt shumë pozitiv.

 

Bashkim Hoxha

Mund të na rreshtoni disa nga masat e drejtpërdrejta që mori për pyjet Ministria e Mjedisit?

 

Ministri Koka 

Shfuqizimi i 400 lejeve të shfrytëzimit, ndalimi i eksportit të qymyrit të drurit. Vetë reformën institucionale të kryer do e konsideroja një ndër arritjet e rëndësishme të ministrisë: u nda pra politika nga inspektimi. Këto ishin ndër rekomandimet e Bashkimit Europian. Këto institucione nuk mund të ndodheshin së bashku e të kishin një hierarki të përbashkët. Disa ligje të bëra tashmë me ritëm të lartë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian. Janë bërë mbi 240 kallëzime penale për njerëz që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme pyjet. Janë marrë mbi 1300 masa administrative  (penalitete me gjobë) për subjekte që kanë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Janë sekuestruar rreth 2000 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Pra do të thoja që kjo ka qenë një punë intensive e Ministrisë së Mjedisit, e drejtorive të shërbimit pyjor, e inspektoriatit shtetëror të mjedisit.të cilët kanë punuar në mënyrë shumë intensive. Ka patur mes tyre raste sporadike, të veçanta, të cilët kanë qenë njerëz të papërgjegjshëm. Qëllimi ynë nuk është thjesht të penalizojmë. Pyjet kanë 2 elementë shumë të rëndësishëm: nga njëra anë është shtimi natyral i pyjeve. Falë zotit Shqipëria ka një klimë të mrekullueshme e cila ndikon pozitivisht në shtimin e sipërfaqeve pyjore. Por gjithsesi gjendemi në një situatë kur shtimi natyral nuk mund të kalojë dot 230,000-240,000 m3 lëndë drusore në vit. Për pasojë konsumi vjetor na rezulton shumë më i madh se kaq . Si politikan do të doja shumë të bëja një veprim i cili më ndikon drejtpërdrejt në zgjedhjet pasardhëse. Nga ana tjetër morali më bën të kontribuoj maksimalisht, pavarësisht se kush do të jetë këtu, kush do të jetë këtu pas 10 vjetësh.

Bashkim Hoxha

Nga anon peshorja në këtë dilemë?

Ministri Koka

Absolutisht peshorja ndikon për ti kthyer pyjet shqiptare në atë aset të domosdoshëm të vendit duke u ndalur që tashmë nuk është më vetëm problem shqiptar, por është problem global. Ngritja e temperaturës, erozioni. Bbesoj se në çdo qytet të Shqipërisë erozioni bregdetar dhe ai malor, tokësor, do të thoja ka shifra shumë alarmante. Kuptohet çdo ndërhyrje që bëhet në natyrë jep një impakt të drejtë dhe të tërthortë në jetën e çdo qytetari. Ndaj ne po kërkojmë që krahas ruajtjes që kjo rritje natyrale të ndodhë siç natyra  e parashikon të ndodhë, të kemi disa objektiva për mbjelljen e fidanëve të rinj, për rehabilitimin e zonave të degraduara. Sot kemi shumë zona të degraduara. Janë evidentuar 40,000 ha të djegura në mënyrë shumë të rëndë, por në raste të tjera të prera në mënyrë shumë të parikuperueshme, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht rehabilitimin me ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit. Nuk janë kosto të vogla, por ajo që kemi gjetur dhe unë e konsideroj shumë të rëndësishme është sensibilizimi i opinionit publik….Wshtë me të vërtetë për të ardhur keq që në Ministrinë që sot drejtoj nuk gjej asnjë tenderim të bërë nga Ministria e Mjedisit për pyjet. Kjo do të thotë që pyjet kanë qenë, apo mjedisi në tërësinë e tij, ka qenë një retorikë e politikës shqiptare. Wshtë rasti i parë kur një qeveri e vendos si prioritet. Dhe fakti tregoi që në vitin e parë të saj disa institucione së bashku me Ministrinë e Mjedisit kanë investuar. Pra një pjesë e buxhetit ka shkuar për mbjelljen e fidanëve të rinj nga Ministria e Mjedisit, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, dhe është bërë një punë e cila është kthyer në qendër të opinionit publik. Këtë konsideroj gjënë më të rëndësishme, sepse të gjithë së bashku mundemi. Zëri i akademikëve, i profesoratit, i qytetarëve shqiptarë.,nëse mundemi të jemi të gjithë të vendshëm, kujdesshëm, mundemi ta realizojmë me sukses…

Bashkim Hoxha 

Kemi ndjekur kohë pas kohe transformimin e Kodrës së Vilës, tek Currilat, për të ndaluar erozionin i cili ka qenë shkatërrimtar. Kur do të jetë e rehabiluar kjo kodër?

Ministri Koka 

Wshtë një nga ndërhyrjet më të spikatura të ministrisë së Mjedisit. Jo thjesht dhe dhe vetëm për faktin që ishte një zonë tërësisht e degraduar dhe që përbënte rrezik për qytetarët e Durrësit por dhe një model për të thënë se dhe një gjë e shëmtuar që tashmë ishte harruar nga qytetarët durrsakë, kishte ngelur thjesht si një kujtim i bukur i historisë së çdo durrsaku, të rikthehet tashmë nga një zonë që përbënte rrezik, në një park është me të vërtetë një investim i cili kthen besimin e çdokujt. Ishte e vetmja sipërfaqe trualli e lënë e lirë për faktin sepse konsiderohej një zonë e rrezikshme, një zonë me rrëshqitje të lartë. Sigurisht investimi është drejt përfundimit. Ka mbaruar puna e infrastrukturës inxhinjerike. Shumë shpejt do të fillojnë mbjelljet dhe unë besoj se pranvera do e gjejë një park elitar.

 

Bashkim Hoxha

Do të mbillen dhe pemë?

 

Ministri Koka

Sigurisht, është një numër shumë i madh pemësh, shkurresh. Sipas informacioneve nga terreni do të jetë dhe llojshmëria e pemëve. Do të jetë e pajisur me stola, ndriçim dhe do të bëjë të mundur kalimin me shkallë.

 

Periudha e përfundimit të mbjelljeve është shkurti dhe mendoj se brenda kësaj periudhe do të ketë përfunduar mbjellja.

Bashkim Hoxha 

Durrësi ka problem dhe mbetjet. A parashikohet nga Ministria e Mjedisit ndonjë masë për zgjidhjen e këtij problemi?

Ministri Koka 

Mbetjet ashtu si dhe pyjet, është po aq sektor i vështirë. Sektor që ndikon në shumë elementë të qyteteve në tërësi, në zhvillimin e turizmit, të ekonomisë, në shëndetin e qytetarëve. Durrësi është një nga qytetet që ka një problematikë shumë të madhe me mbetjet. Ne sot e dimë që Durrësi ka një fushë mbetjesh të hapur, të patrajtuara, ku sigurisht ujërat nëntokësore janë shumë të ndotur, ujëra nëntokësorë që përfundojnë shumë pranë detit, pranë zonës turistike të qytetit. Ndaj shumë shpejt do të bëhet shpallja e kompanisë që do të marrë nën adminstrim një landfill ….., i cili do të përmbledhë të gjithë mbetjet e qarkut të Durrësit, dhe aq më mirë, ndoshta me reformën e re territoriale, të bashkisë së Durrësit. Landfilli është një zgjidhje do të thoja e mirë, por jo idealja. Ndarja e mbetjeve në burim do të ishte një zgjidhje e cila do të ndihmonte për momentin. Megjithatë landfilli do të përfundojë shumë shpejt. Kompania e cila do të shpallet fituese për administrimin e landfillit do të bëjë seleksionimin e mbetjeve, do të bëjë administrimin e mbetjeve, disiplinimin e ujërave nëntokësorë, disiplinimin e mbetjeve për ti dhënë Durrësit atë që meriton, një qytet të pastër dhe të shëndetshëm.

Bashkim Hoxha

Po, sepse më i privilegjuar duket Elbasani në këtë rast, i cili me djegësin termik që u vendos para pak kohësh të fillojë atje do na e kalojë për çështjen e mbetjeve. A e zgjidh problemin e madh të mjedisit në Elbasan ky djegës termik?

Ministri Koka

Absolutisht po. Gjej rastin të falenderoj dhe një herë qeverinë shqitpare, kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Elbasanit, këshillin bashkiak të Elbasanit të cilët kanë patur një intensitet dhe një interesim të jashtëzakonshëm për qytetarët e tyre.. Falë zotit ne mundëm të fillojmë realizimin e këtij projekti, i cili fillon investimin shumë shpejt. Nuk ka fjalë për të thënë pse u zgjodh Elbasani dhe jo Durrësi. Elbasani fatkeqësisht është një qytet ku industria e rëndë, industria shkrirëse, industria e përpunimit të çimentos ka ndotje të paparë. Kemi qenë disa ditë me rradhë në qytetin e Elbasanit. Kemi monitoruar cilësinë e ajrit me laboratorët tanë, me mjetet tona të lëvizshme, ku grimcat PM10, PM2.5 dalin 2 herë më të mëdha se në qytetet e tjera të Shqipërisë. Por të paktën mendoj se një nga zgjidhjet do të jetë kjo…. Për ti dhënë Elbasanit pamjen e një qyteti tjetër, jo të asaj tymnaje që ndodh rëndom çdo ditë në Elbasan.

Bashkim Hoxha

Në mars të këtij viti hyri në fuqi memorandumi 2 vjeçar i gjuetisë. Besoj se tani ka një rezultat. Si ka ndikuar ky moratorium.

Ministri Koka

Jam me të vërtetë  i lumtur sepse vendimi i marrë sot kthjell dhe ata skeptikë që ishin në periudhën në fjalë. Kishte shumë qytetarë që e kishin pasion, sot dikush ndoshta e ka profesion gjuetinë sportive. Por sot kanë parë këtë situatë të ndryshuar dhe ndjehen shumë optimistë. Nga shumë prej tyre ka patur kërkesë që të zgjatet afati i moratoriumit, por nuk kemi këtë qëllim. Po bëjmë ndryshimet e nevojshme ligjore që në Shqipëri të mund të ushtrohet ky sport në mënyrë të kontrolluar. Rezultatet kanë qenë me të vërtet shumë të mira. Kam biseduar me profesorë të fushës, të cilët janë dhe studiues të kësaj fushe. Ndodhen të paktën 7fish më shumë shpendë, siç është rasti i Vainit. Studiuesit thonë se tashmë shpendët të presin në një distancë 50-70 m. Në këtë distancë nuk fluturojnë, pra janë bërë më miqësorë me njeriun. Ndodhen nëpër laguna, nuk rrinë më në det të hapur për ti ndenjur sa më larg njeriut, dhe kjo jo vetëm në zonën e Kune-Vainit E njëjta situatë është në parkun e Divjakës, në zona të tjera të Shqipërisë. Besoj se kjo do të bëjë fëmijët tanë të kuptojnë se në Shqipëri ka patur dikur shpend, ka shpendë dhe kafshë të ndryshme. Wshtë shumë e rëndësishme lidhja organike e njeriut me natyrën….

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: