Posted by: ekolevizja | December 17, 2014

Rritja e emetimeve të gazit serë, po e përshpejton Ngrohjen Globale

Përshtati: Alisa Peçi, Qendra “Grupimi Ekolëvizja”

greenhouse-gas-emissions

Washington, DC – Sipas përllogaritjeve më të fundit, emetimet e dioksidit të karbonit (CO2),  si kontribuesi kryesor në ndryshimet klimatike, janë parashikuar të jenë 2.5 për qind më të larta se  nivelet e CO2 në vitin 2013. Kjo përkthehet në emetimin e 37 miliardë ton shtesë të CO2 në atmosferë. Edhe pse negociatorët do të diskutojnë mbi këtë problematikë, në Konferencën Ndërkombëtare të Klimës në Lima, Peru, nuk ka asnjë tregues se kjo prirje do të ndryshojë së shpejti. Shkencëtarët vlerësojnë se emetimet e ardhshme nuk duhet të tejkalojnë 1.200 miliardë ton CO2, në mënyrë që temperatura e Tokës të rritet jo më shumë se 2 gradë Celsius, që të shmangen efekte të rënda dhe të pakthyeshme mjedisore.

Njësoj si në 2013, emetimet kryesore në vitin 2014 vijnë nga djegia e lëndëve fosile. Ato janë për: Kinën (28 përqind), Shtetet e Bashkuara (14 përqind), Bashkimi Evropian (10 për qind) dhe India (7 përqind). Megjithatë, në emetimet për person, Shtetet e Bashkuara renditet e para, me më shumë se dy herë e emetimeve për frymë ne krahasim me Kinën. Kina renditet e dyta në lidhje me emetimet/person. Konstatohet  një ndryshim i vazhdueshëm në emetimet e CO2 nga vendet e industrializuara, në vendet në zhvillim.

Tre gaze të tjera të mëdha serë, përgjegjëse për ndryshimet klimatike janë metani, oksidi azotit, dhe klorofluorkarbonet. Prodhimi i gazit natyror dhe bujqësia janë kontribuesit kryesor të metanit.

Prodhimi energjisë, proceset industriale, shpyllëzimi, bujqësia dhe transporti  janë shkaktarët kryesorë për shumicën e emetimeve të gazrave serë. Popullsia botërore në rritje do të kontribuojë në shtimin e emetimeve të gazrave serë. Shpyllëzimi jo vetëm që gjeneron emetimet e karbonit nga djegia e mbetjeve të pyjeve, por edhe zvogëlon kapacitetin e pyjeve për të përthithur karbonin. Rënia e kurbës së emetimeve për të ngadalësuar normën e ndryshimit klimatik, kërkon rritjen e efiçencës së prodhimit të energjisë, transmetimit dhe konsumit; kalimin te burimet e rinovueshme të energjisë për prodhimin dhe transportimin e energjisë elektrike dhe mos përdorimin e burimeve fosile, karburantin për produktet kimike.

Përpjekjet për të përmbushur qëllimet klimatike, të vendosura më parë kanë dështuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë çmimet në rënie të qymyrit, gazit natyror dhe të naftës, për shkak të kushteve të ndryshuara ekonomike globale dhe rritjes së furnizimeve të naftës dhe gazit natyror përmes frakturimit hidraulik. Emetimet në rritje të gazit serë mund të jenë një problem i vështirë në të ardhmen e afërt.

Ngadalësimi në rritjen ekonomike globale dhe një lëvizje në drejtim të masave të kursimit ka bërë që disa kombe të industrializuara të shohin alternativat e energjisë së pastër. Rënia e shpejtë e shpenzimeve nga energjia e rinovueshme diellore dhe e erës, zvogëlon nevojën për subvencione të qeverisë, duke i bërë këto forma të energjisë së pastër, konkurruese me lëndët djegëse fosile. Mekanizmat financiare janë duke i stimuluar konsumatorët kudo, për të përqafuar sistemet diellore. Në nivel të korporatave, kompanitë në mbarë botën janë duke i rritur investimet e tyre në dekarbonizimin dhe reduktimin e gjurmës së karbonit.

Bota i ka të gjitha mundësitë për të arritur reduktimin e emisioneve të nevojshme. Delegatët në konferencën e vitit 2015 për ndryshimet klimatike, e cila do të mbahet në Paris, mund të arrijnë një marrëveshje globale. Individët, korporatat, qeveritë kombëtare dhe subnacionale po tregojnë gatishmëri më të madhe për të ndërmarrë disa veprime të nevojshme. Pyetja që shtrohet është  se a do të ndërmerren hapat e kërkuara dhe të shpejtë për të shmangur kalimin e 2 gradë Celsius?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: