Posted by: ekolevizja | December 17, 2014

Interpelanca me Ministrin Koka mbi pyjet

Interpelanca e Ministrit Koka

Kuvendi zhvilloi interpelancë me Ministrin e Mjedisit, z. Lefter Koka, të kërkuar nga deputetit Pirro Kapurani, lidhur me pasqyrimin e punës gjatë këtij viti të Ministrisë së Mjedisit,në mbrojtjen dhe pasurimin e pyjeve dhe masat që duhen marrë për të riparuar shkatërrimin shumë vjeçar.

Në fjalën e tij, deputeti Kapurani tha se në pyjet shqiptare janë sektori që kanë vuajtur më shumë abuzimin shumëvjeçarë. “Pyjet janë sektori që ndoshta kanë vuajtur më shumë edhe me keqzhvillimin e pakontrolluar e të paplanifikuar të zhvillimit të qendrave urbane. E ku pavarësisht punës së mirë e marshit të shtuar në mbjelljet e reja dhe rigjenerimit e pyjeve dhe seriozitetin e treguar së fundmi, pyjet shqiptare vuajnë ende një sërë problematikash. Dëshiroj të pyes z. Ministër të Mjedisit se përse gjendja e pyjeve shqiptare vazhdon të jetë kaq e rënduar? Çfarë nuk shkon në raport me to? Ku mund të ndërhyhet dhe si? Çfarë planesh afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata ka Ministria? Njësive vendore i janë transferuar 60% të sipërfaqeve të pyjeve ndërsa ministria e mjedisit administron 40% por problematika nis me mbivendosjen e territorit dhe administrimin e këtyre zonave. Z. Ministër dua të di prej jush një vlerësim të detajuar se si janë administruar pyjet në njësitë vendore për territorin në juridiksionin e tyre?”, tha z. Kapurani.

Duke iu përgjigjur deputetit Pirro Kapurani, Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka tha se historiku i abuzimit të pyjeve në Shqipëri ka nisur që prej shumë vitesh dhe se po punohet për të rritur me 2% sipërfaqen e gjelbërt në Shqipëri.

“Duke njohur historikun e pyjeve shqiptare, që pas mbarimit të luftës së dytë botërore që nga 1944 deri në vitet 1990 pyjet shqiptare kanë qenë sektori që kanë ndikuar shumë në ekonominë e vendit. Dhe përgjatë këtyre viteve ka patur një zhvillim jo të qëndrueshëm ku ka patur respektivisht, 2 milion e 500 mijë metra kub dru shkonin për konsum, industri, ngrohje e shumë element të tjerë dhe prodhimi natyrshëm ishte 1.3 milion metra kub dru. Pra në shumë vite u shkrua ky disproporcion dhe u trashëgua edhe në vitet 90 ku fatkeqësisht dhe pyjet u panë si bashkëpunëtor të sistemit komunist dhe për fat keq pati një pasojë shumë të rëndë. U vijua më pas edhe në vitin 1997 ku pati djegie masive dhe për pasojë ne vazhdojmë të trashëgojmë një sipërfaqe për rreth 40 mijë hektar pyje të djegura ose të prera në mënyrë barbare, që kanë nevojë për ripyllëzim. Pra, është e pamundur riaktivizimi në mënyrë të natyrshëm i këtyre pyjeve”, u shpreh Ministri.
“Sot fotografia sipas regjistrit kombëtar të pyjeve është kjo: ka rreth 785 mijë hektar pyje, ndërsa 258 mijë hektar janë shkurre dhe kullota bujqësore me bimësi pyjore. Pra, totali janë 1 milion e 43 hektar pyje dhe rreth 500 mijë hektar shkurre. Duhet të theksojmë se rreth 224 mijë hektar janë pyje mbrojtës të cilat përdoren kryesisht përgjatë shtretërve të lumenjve dhe maleve të thepisura. Dhe 561 mijë hektar janë pyje prodhues. Çka do të thotë se në këto 561 mijë hektar pyje prodhues ne kemi rreth 150 mijë hektar sipërfaqe të zonave të mbrojtura, ku relativisht në 90% të tyre janë të mbrojtura shumë mirë. Brenda këtij 150 hektarëshi është edhe 3% e pyjeve të vjetra. Ne kemi si objektiv se nga 15.3% e sipërfaqes totale të gjelbërt në Shqipëri të mbërrijmë në 17.3%, pra 2 % më shumë në zonat e mbrojtura”,- tha ministri Koka.

Në replikën e tij, deputeti Kapurani falënderoi vëmendjen e treguar nga Ministri i Mjedisit mbi masat e ndërmarra në ndalimin e abuzimit me pyjet duke shtuar se: “Për herë të parë në këto 20 vjet kemi nisur të dëgjojmë për mjedisin dhe të kërkohen interpelanca për çështjet mjedisore. Pa e ekzagjeruar aspak, mendoj që për herë të parë kemi një Ministri Mjedisi kaq aktive, të cilën e përgëzoj për punën e mirë që ka bërë brenda një viti në mbrojtje të mjedisit shqiptar”.
Më tej deputeti Kapurani ngriti edhe shqetësimin për përhapjen e sëmundjes “procesionarja e pyjeve”. “Përveç prerjes dhe përdorimit të paligjshëm të bredhave të rinj për festën, apo të lëndës drusore për nevoja familjare që lidhen me ngrohjen, po vërej që po përhapet në përmasa shqetësuese edhe një sëmundje që lidhet me drurët, që me sa mësojmë njihet me emrin ‘procesionarja e pyjeve’. A ka vëmendjen e duhur ky fenomen nga Ministria? Çfarë fondesh kërkohen për të marrë një aksion për zhdukjen e kësaj sëmundje shumë të rrezikshme për pyjet e pishave?”, tha deputeti Kapurani.

Në përgjigjen e tij, Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka tha se janë ndërmarrë masat dhe se brenda muajit shkurt të vitit që vjen, do të arrihet të luftohet kjo sëmundje, e cila ka prekur pishat e zeza. “Sa i përket (1/24/28), kjo është një sëmundje që ka tashmë disa vite e përhapur në pishat e zeza e përhapur kryesisht në verilindje dhe në juglindje, jo në zonat bregdetare. Ne, me marrjen e detyrë kërkuam bashkëpunim dhe specialistë pyjesh kanë ardhur dhe kanë bërë evidentimin e të gjithë zonave ku ajo është e përhapur. Besoj se brenda shkurtit të vitit të ardhshëm do të konkludojmë për mënyrën se si do të luftohet kjo sëmundje, është një sëmundje jo e rrezikshme për njerëzit. Nga ana tjetër, nuk është e dëmshme edhe për pemët, e pengon rritjen , por nuk e than. Është një sëmundje që do t’ia gjejmë mënyrën. Mënyra e praktikuar në vende të tjera të Evropës është ajo përmes spërkatjes me mjete fluturuese. Ndërsa ne jo në të gjitha zonat e kemi të mundshme, sepse shumë zona janë të banueshme”, tha ministri Koka.

 

Në fjalën e tij ministri theksoi se që në vitin 2008 qeveria e mëparshme kishte kaluar pjesërisht pyjet në njësitë vendore. “Procesi i transferimit u krye me procedura të përshpejtuara. Kemi mungesë të hartave pyjore e topografike. Ka shumë mbivendosje sipërfaqesh në terren, mungesë të një akti ligjor për ndarjen e kufijve ndërmjet njësive të qeverisjes vendore. Mungojnë strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale në njësitë vendore. Nga 323 njësi vendore, vetëm 92 prej tyre kanë emëruar deri tani në administratën e tyre specialistë pyjesh. Duhet të kishin punësuar minimalisht 500 vetë. Në 231 njësi vendore mungojnë totalisht strukturat për menaxhimin e pyjeve komunalë. Flasim për komuna të vogla, por me sipërfaqe shumë të mëdha dhe kryesisht pyjore. Sigurisht administrimi ose mosadministrimi nga qeverisja vendore ka sjellë një sërë pasojash ku do të thoja se vetëm 70 për qind e sipërfaqeve pyjore të djegura dhe 40 për qind e dëmeve dhe prerjeve ilegale janë në fonde pyjore në përdorim dhe në pronësi të komunave dhe bashkive pavarësisht se në çdo rast Ministria e Mjedisit është ndier dhe ndihet përgjegjëse përballë këtij realiteti të hidhur” – tha Ministri Koka.

Duke iu referuar gjendjes aktuale të pyjeve Ministri i Mjedisit theksoi se po mbaron hartimi i ligjit të ri të pyjeve ku parashkohen ndërhyrje me qëllim rekuperimin e situatës nëpërmjet kalimit të plotë të fondit pyjor tek njësitë vendore dhe ndalimit të eksportit të drurit. “Jemi në përfundim hartimit të ligjit të ri për pyjet dhe do ta prezantojmë së shpejti në qeveri dhe në parlamentin shqiptar ku do të propozojmë një Moratorium 10 vjecar për eksportin e lëndës drusore, kalimin e fondit pyjor në varësi të njësive vendore duke i lënë Ministrisë së Mjedisit menaxhimin, politikëbërjen dhe kontrollin për ngritjen e njësive të specializuara pëer mbrojtjen e pyjeve me mbi 1 mije specialistë.” – tha ministri Koka.
I pyetur mbi punën e bërë deri tani Ministri i Mjedisit tha se “Ministria e Mjedisit arriti me sukses Reformën Administrative duke ndarë menaxhimin nga kontrolli. Krijuam Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave. I cili në punën e tij ka kryer 240 kallëzime penale dhe 1397 procedime administrative. Ka rritje të ndjeshme mbi 5 fish krahasimisht me vitin e kaluar, në sekuestrimin e materialit drusor të prodhuar dhe transportuar në mënyrë të paligjshme.Vetëm në muajt e fundit janë sekuestruar mbi 2000 m3 lëndë drusore në të gjithë vendin. Kemi patur një bashkëpunim të suksesshëm me Policinë e Shtetit duke ngritur postblloqe në rrugët nacionale. Eksporti i lëndës drusore është ulur ndjeshëm nga 150 000 m3 në vitet e kaluara në 15 000 m3. Ndaluam eksportin e qymyrit të drurit dhe kufizuam eksportin e drurëve të zjarrit e cila i ka vënë fre prerjes së mbi 200,000 m3 dru zjarri në vit”.
Ministri i Mjedisit theksoi si me rëndësi edhe realizimin e Kadastrës Kombëtare të Pyjeve si një element i rëndësishëm për monitorimin dhe të dhënat e sakta mbi gjendjen e pyjeve në vendin tonë.
Gjatë interpelancës Ministri i Mjedisit vuri theksin edhe në platformën e mbjelljes së 10 milionë fidanëve brenda mandatit 4 vjecar, projektet e rehabilitimit që janë proces, por edhe të tjera që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm. ”Për herë të parë një qeveri po i kushton një vëmendje të tillë mjedisit.”- tha ndër të tjera Ministri Koka.

Burimet:

http://www.parlament.al/web/Kuvendi_zhvilloi_interpelance_me_Ministrin_e_Mjedisit_z_Lefter_Koka_te_kerkuar_nga_deputeti_z_P_18790_1.php?kc=0,0,0,0,0

http://www.mjedisi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministri-koka-gjate-interpelances-ministria-e-mjedisit-po-tregon-perkushtim-dhe-vendosmeri-per-te-ndaluar-degradimin-e-metejshem-te-pyjeve

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: