Posted by: ekolevizja | December 15, 2014

Ndërkombëtarizohet çështja e HEC-eve në parkun e Mavrovës

Mavrovo-National-Park-Macedonia-2

Parku i Mavrovës

Një grup ekspertësh të përcaktuar nga Komiteti I Konventës së Bernit do të vlerësojnë në vend, gjatë 2015, projektet e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Mavrovos, Maqedoni, dhe nëse këto shkelin Konventën e Bernit për Ruajtjen e Kafshëve të Egra dhe të Habitateve Natyrale në Europë. Komiteti I Konventës së Bernit mori këtë vendim në Strasburg, 2 Dhjetor. Deri në marrjen e një vendimi të dytë nga komiteti, ndërtimi i HEC-eve do të pezullohet.

Një ndër HEC-et e Mavrovës, ai i Lukovo Pole, do të pakësonte prurjet në Drinin e Zi.

Ky vendim u mor nën ndikimin e fushatës “Shpëtoni zemrën blu të Europës” të organizuar nga shoqatat Riverwatch dhe EuroNatur, e cila synon të shpëtojë lumenjtë e Ballkanit nga planet shkatërruese të lobit të HEC-eve.

Pas vlerësimit grupi I ekspertëve do të përgatisë rekomandime për qeverinë maqedonase. Sipas Aleksandra Bujaroska,  e OJF-së maqedonase Front 21/42 “Nëse Maqedonia I përmbush rekomandimet, çështja zgjidhet. Nëse Maqedonia nuk I përmbush, Komiteti I Bernës mund të përdorë mënyra të tjera për zgjidhjen e tij. Në çdo rast, vëmendja e Këshillit të Europës zakonisht ka sjellë reagime të shpejta në raste të ngjashme të mëparshme”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: