Posted by: ekolevizja | December 11, 2014

Prezantohen projekt-ligjet për efiçencën e energjisë

Nga Rita Strakosha

seminari me akademine e shkencave politike

Në një takim të djeshëm me shoqatat mjedisore drejtori i energjive të rinovueshme në Ministrinë e Energjisë, Z. Gjergji Simaku, prezantoi draft projekt-ligjin për performancën energjitike të ndërtesave si dhe draft projekt-ligjin për efiçencën e energjisë. Takimi “Efiçenca e energjisë dhe forcimi i rolit të shoqërisë civile në dialogun parlamentar” u organizua nga Akademia e Shkencave Politike, me mbështetjen e GIZ.

Këto dy ligje janë harmonizim i akisë dhe aprovimi i tyre është një detyrim i ndërmarrë prej kohësh nga Shqipëria në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Ligji për efiçencën e energjisë në ndërtesa parashikon që nga viti 2020 gjithë ndërtesat e reja që do të ndërtohen në Shqipëri, si dhe ndërtesat që do të rinovohen ndjeshëm, do të duhen të kenë konsum energjie në nivele pothuaj O. Këtij detyrimi do i nënshtrohen si pallatet ashtu dhe shtëpitë private. Qeveria do të aprovojë një kod energjitik i cili do të përcaktojë kriteret teknike të termoizolimit të ndërtesave, kod i cili do të duhet të zbatohet nga gjithë ndërtuesit.

Gjithashtu çdo ndërtesë do të pajiset me çertifikatë konsumi energjie, e cila do të rankojë ndërtesën në varësi të konsumit të energjisë. Çdo shitje-blerje ndërtese do të realizohet e shoqëruar me këtë çertifikatë. Një skemë e tillë çertifikimi aplikohet sot në Shqipëri për pajisjet elektroshtëpiake si frigorifera e lavatriçe dhe ndihmon konsumatorët që të blejnë pajisjet më kursimtare të energjisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Z. Avenir Kika në Shqipëri ka të paktën 10 kompani që ndërtojnë ndërtesa të termoizoluara mirë, me sistem kapot (taraca me 20 cm polisterol, ndarjet midis kateve me 10 cm polisterol, dritaret me dopio-xham etj.). Sipas Z. Kika nqs. do të plotësoheshin kushtet e termoizolimit dhe energjive të rinvoueshme atëhere kostua e ndërtesave do të shkonte në 800-1000 eur/m2. Por në ndërtesat e termoizoluara mirë, në një dimër të zakonshëm nuk ka nevojë për ngrohje, kurse në verë në temperatura deri në 38 oC nuk ka nevojë për kondicionerë. Pra kostua fillestare e investimit kthehet shpejt.

Draft-ligji për efiçencën e energjisë është një projekt tjetër i qeverisë. Draft-ligji parashikon përcaktimin e një objektivi kombëtar të kursimit të energjisë deri në vitin 2020, objektiv i cili do të aprovohet nga qeveria. BE ka një objektiv të tillë, ku synohet që konsumi i energjisë deri në vitin 2020 të pakësohet jo vetëm për njësi prodhimi GDP-je por dhe në vlerë absolute.

Sipas Z. Gjergji Simaku, ndërgjegjësimi parlamentar për rëndësinë e efiçencës është I ulët, mungon kultura e kursimit, jemi shumë mbrapa me statistikat për të identifikuar fushat e mundshme të kursimit. Ndër tre shtyllat e politikave energjitike që janë pakësimi I emetimeve të karbonit, përhapja e energjive të rinovueshme dhe efiçenca e energjisë, kjo e fundit ka qenë më mbrapa në realizimin e objektivave. Masat e fundit të ndërmarra kundër vjedhjes së energjisë janë në ndihmë të rritjes së efiçencës. Ato kanë qenë drastike dhe me kosto politike të lartë, por mesazhi ka qenë se hajduti nuk ka ngjyrë politike.

Të gjithë të pranishmit ishin të mendimit se ka nevojë për më shumë ndërgjegjësim dhe shoqatat mjedisore mund të japin kontributin e tyre në këtë fushë.

Advertisements

Responses

  1. eshte gje e mire qe ky ligje u aprovua , por duhet te gjej zbatim ne praktike sepse njerzit jane te pa informuar dhe kjo duhet te jete me detyrim ne dhenien e lejes se ndertimit per objektet e reja. pervec kesaj duhet te jene te detyruar dhe instalimi i paneleve diellore, sepse interesi i kursimit te energjis elektrike eshte shume i madhe.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: