Posted by: ekolevizja | December 11, 2014

Dëgjesë publike mbi menaxhimin e parkut të Bredhit të Hotovës

Nga Rita Strakosha

Fotoja e parkut kombetar Bredhi i Hotoves

Ministria e Mjedisit organizoi sot dëgjesë publike për draft-planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, i cili u prezantua nga Odeta Qato, drejtore e biodiversitetit.

Draft-Plani i Menaxhimit përshkruan zonën e mbrojtur, florën dhe faunën e saj, nivelet e mbrojtjes, si dhe autoritetet përgjegjëse për ta mbrojtur.

Si e re në menaxhimin e parkut u identifikua fakti se nga viti 2015 ai do të administrohet nga një strukturë e posaçme në nivel qarku dhe jo nga drejtoria pyjore. Pjesëmarrësit në takim identifikuan si problematikë të parkut ndërtimin e HEC-eve dhe monitorimin e funksionimit të tyre, kapacitetin e kufizuar të rojeve për të vepruar kundër shkelësve, mungesën e një kadastre të azhornuar pyjore me informacion mbi pyjet shtetërorë, komunalë dhe privatë; dëmtimin e monumenteve të kulturës (si Ura e Bakos) nga kërkuesit e thesareve; gjuetinë e paligjshme e cila vazhdon me gjithë moratoriumin e gjuetisë, mosshfrytëzimin e kapaciteteve të tij për turizëm siç ndodh në parqet kombëtare fqinje etj.

Sipas Z. Pashim Memusha, nga këshilli i qarkut të Përmetit, parku është mbrojtur nga shpyllëzimi vetëm në sajë të banorëve të përkushtuar të zonës. Parku ka thesare biodiversiteti të pazbuluara, të cilat mund të shfrytëzohen për shtimin e turizmit. Një ide e tij për zhvillimin e parkut është shtimi i kullotave për dhitë e egra, duke kaluar disa kullota komunale në administrim të parkut, në këmbim të ofrimit të mundësive të tjera për komunat. Një masë e tillë do të shtonte popullatën e dhive, si dhe të kaprojve. Nëse sot duhet 1 muaj vëzhgim i vazhdueshëm për të zbuluar një dhi të egër në park, masa do të sillte dukjen e përditshme të tyre afër shtigjeve turistike.

Znj. Rita Strakosha, nga Ekolëvizja, ngriti si problematikë për planin e menaxhimit, që të sqarohet në të se në cilat zona të parkut lejohet ndërtimi dhe në cilat jo, duke interpretuar dhe VKM-në mbi shpalljen e parkut. Aktualisht në park janë ndërtuar HEC-e dhe rrugë, nesër mund të ndërtohen pallate nëse legjislacioni është i paqartë.

Në lidhje me HEC “Lengarica”, i ndërtuar në hyrje të Kanionit të Lengaricës, monument natyror, Znj. Qato deklaroi se autoriteti që vendos për ndërtimin e HEC-eve është Këshilli i Rregullimit të Territorit, dhe jo Ministria e Mjedisit. “Leja mjedisore nuk është mekanizëm frenues, por rregullues” deklaroi znj. Qato.

Mbi planet e menaxhimit të parqeve kombëtare u debatua dhe në parlament në verë, ku deputeti Besnik Bare deklaroi se nëse ministria e mjedisit nuk orientohet drejt rritjes së statusit të menaxhimit të këtyre zonave, atëhere “ato do të mbeten në letër, as të mbrojtura, dhe nuk do të kenë ndonjë vlerë”.

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: