Posted by: ekolevizja | December 4, 2014

Elbasan – Djegia e mbetjeve urbane, rrezik për banorët

Intervistoi: Alisa Peçi

Foto, Ahmet Mehmeti 1 (1)

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi monitorimin e cilësisë së ajrit, rezulton se Elbasani ka ndotje shumë herë më të lartë se norma e BE-së. Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit, është edhe më problematike nga ajo që perceptohet nga banorët e këtij qyteti. Djegia e mbeturinave urbane çliron gazra shumë të rrezikshme (Dioksinat dhe Furanet), dhe metale të rënda (Plumbi dhe Kadmiumi), të cilat janë mjaft të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe qënieve të tjera të gjalla. Ahmet Mehmeti, Drejtues i Klubit Ekologjik Elbasan, shpreh shqetësimin në këtë intervistë se në të ardhmen gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë, si rrjedhojë e shtimit të popullsisë e cila do të prodhoj më shumë mbeturina urbane.

Si është situata aktuale e cilësisë së ajrit në qytetin e Elbasanit?

Aktualisht cilësia e ajrit në qytetin e Elbasanit është jo e mirë. Ka disa burime ndotjeje, midis të cilëve përmendim tymrat dhe gazrat që vinë nga djegia e mbeturinave të ngurta urbane të qytetit; tymrat, pluhurat dhe gazet nga operatorët e industrisë metalurgjike etj; gazet, bloza e trafikut si dhe pluhurat e ndërtimit etj. Duhet thënë se ndotja nga operatorët industrialë gjatë muajve të fundit ka pasur një ulje në krahasim me të kaluarën por përsëri ka shumë për të përmirësuar. Ajo që shqetson më shumë është fusha e grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit, e cila nuk plotëson asnjë kusht teknik, higjienik ose mjedisor, një vend jashtë çfardo lloj standardi. Kjo gjendje vazhdon që nga koha e regjimit të kaluar.

Me ndryshimet e kohëve të fundit, sasia e mbeturinave urbane të prodhuara për frymë të popullsisë ka ardhur në rritje dhe parashikohet të rritet edhe në më shumë se tridhjetë përqind për pak vite në vazhdim. Kështu që do të shtohen mundësitë për ndotje edhe më të madhe nga mbeturinat urbane. Kjo ndotje aktualisht vërehet në ajër në formë tymi dhe bloze, si një mjegull e zezë e dendur me erë të keqe të padurueshme. Kjo nebulozë shoqërohet me gazra shumë të rrezikshme siç janë dioksinat dhe furanet, rreth njeqind e gjashtëdhjetë substanca kimike gjithsej, afërsisht të barabarta në numër me veti të njëjta të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe të qenieve të tjera të gjalla. Të gjitha këto substanca janë kancerogjene dhe të gjitha vijnë kryesisht nga djegia e materialeve plastike. Gjatë proçesit të djegies së mbeturinave urbane çlirohen edhe metale të rënda si plumbi dhe kadmiumi, të dy me pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve, që ndikojnë negativisht në trurin e njeriut duke shkaktuar dëmtime të mëdha, dhimbje muskujsh, ngërçe në organe të ndryshme, ulje të inteligjencës, helmime në gjak, dëmtime në zemër etj.

Përveç këtyre, fusha aktuale e mbeturinave urbane në rrjedhjet dhe kullimet e lëngjeve të saj, ndot ujrat e lumit Shkumbin prej të cilit furnizohen kanalet ujitës jo vetëm të Fushës së Elbasanit por edhe ato të Rrogozhinës e të Kavajës. Kështu me anën e ujit të ndotur ndotet edhe toka por edhe të gjitha perimet dhe produktet e tjera bujqësore e blegtorale të një rajoni shumë të gjerë me një popullsi mbi gjysëm milioni banorë. E gjithë kjo popullsi vuan pasojat katastrofike të ndotjes nga ajri, uji dhe toka.

A ka stacione monitorimi të cilësisë së ajrit në këtë qytet?

Para disa vjetesh një zyrë e Bashkimit Europian në Tiranë i dhuroi Qytetit të Elbasanit një pajisje për monitorimin e treguasve të ajrit. Këta parametra mateshin në pesë pika të qytetit përfshirë dhe zonën industriale të ish Kombinatit Metalurgjik. Shumë shpejt pajisja e dhuruar në mënyrë misterioze doli jashtë përdorimit, askush nuk të jep përgjigje për fatin e saj. Kjo është dhe historia e shkurtër e monitorimit modern të cilësisë së ajrit në qytetin e Elbasanit. Sot nuk ka asnjë stacion monitorimi të ajrit në qytet.

A po i respekton rregullat e vendosjes se filtrave kompania industriale Kurum?

Deri para një viti kjo kompani ka pasur probleme në vendosjen në punë të filtrave. Me kalimin e kohës filtrat janë vënë në punë dhe rrallë janë vërejtur anomali të ndryshme që kanë shqetsuar komunitetin përqark operatorit industrial, sidomos me pluhurat e prerjes së skrapit, të cilat ka shumë mundësi të parandalohen me më shumë kujdes. Kjo kompani duhet t’i kushtojë më shumë kujdes trajtimit të ujrave industriale duke caktuar specialistë përgjegjës për këtë qëllim.

Çfarë sugjeroni të bëhet në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Elbasan?

Cilësia e ajrit në Elbasan ka nevojë të përmirësohet duke e ngritur në nivelin e treguesve të parashikuar në ligjin përkatës. Për këtë duhet të kontribuojnë institucionet respektive, sidomos Inspektoriati i Mjedisit i sapongritur, Bashkia e qytetit me organizmat e saj, Këshilli i Qarkut dhe Prefektura dhe sot për sot edhe Komuna Bradashesh. Një ndihmesë të rëndësishme do të jepte rivënia në punë e monitoruesit të ajrit që ka dalë jashtë funksionimit. Kjo do ndihmonte publikun dhe shoqërinë civile të jepte kontributin e vet për ndryshimin e gjendjes sa herë të konstatoheshin anomali të ndryshme.

Një faktor i rëndësishëm për ndryshimin e gjendjes skandaloze të cilësisë së ajrit në Elbasan është bashkpunimi midis Këshillit të Qarkut, Bashkisë së Elbasanit, Prefekturës dhe organeve të tyre vartëse nga njera anë dhe Kryeministrisë dhe Ministrive e institucioneve të tyre vartëse nga ana tjetër.

Dy janë faktorët vendimtarë për ndryshimin rrënjësor të cilësisë së ajrit; zbatimi i ligjit dhe fillimi sa më parë i zbatimit të politikave fiskale, miqsore me biznesin dhe mjedisin njëkohësisht, sidomos për riciklimin e mbeturinave urbane në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: