Posted by: ekolevizja | November 25, 2014

Erozioni problematik në zonën e Baldushkut

Nga Klementina Ferhati, gjeografe mjedisore, botuar me shkurtime në gazetën “Shëndeti”

Erozioni ne Baldushk_9

Rrëshqitje dheu në tarraca

Erozioni ne Baldushk_10

Krijimi i tokave të reja bujqësore shoqërohet me rrëshqitje dheu

Erozioni ne Baldushk_14

Erozion në brigjet e lumit Zhullima

Erozioni ne Veski_1

Erozioni në Veskia

Ndertimi i brezareve pa masa mbrojtese ne fshatin Rove

Tarraca pa masa mbrojtëse

Erozioni ne Baldushk_2

Erozioni në Fushas

Erozioni ne Baldushk_5

Toka bujqësore të braktisura ku është aktivizuar erozioni

Erozioni ne Baldushk_7

Krijimi i tokave bujqësore të reja po mbush me dhera rezervuarin e Rovës 

Erozioni ne Baldushk_8

Si kudo në vendin tonë edhe komuna e Baldushkut ka qenë dhe po përballet me probleme të shumta mjedisore, siç janë: erozioni, rrëshqitjet, keqpërdorimi i bimësisë natyrore, ndotja e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore etj. Faktorët që kushtëzojnë problemet mjedisore janë kryesisht natyrorë, por edhe ai human ka ndikuar dukshëm. Në grupin e faktorëve natyrorë, të cilët janë më kryesoret që kanë kushtëzuar shfaqjen e problemeve mjedisore veçojmë: përhapjen e shkëmbinjve terrigjene, veprimtarinë shkatërruese te rrjedhjeve ujore etj. Në këtë drejtim rol të rëndësishëm luajnë veçanërisht reshjet e shiut në formë rrebeshi dhe sasia e madhe 24 orëshe e tyre dhe rënia e tyre në fillimin e vjeshtës kur toka është e zhveshur nga bimësia.

Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit dhe degradimin e shpateve ka ndihmuar edhe njeriu nëpërmjet shpyllëzimeve, djegieve, mbikullotjes së bimësisë së shkurreve dhe asaj barishtore, keqpërdorimit të tokave, brezareve, rrugëve etj.. Vatrat e erozionit janë të fuqishme, madje në mjaft sektorë shpatet janë të degraduar dhe dezertifikuar dukshëm si në: Tavaren, Koçaj, Veski etj. Shkaku kryesor i degradimit të tyre mbetet dalja në sipërfaqe e shkëmbinjve argjilorë e alevrolitorë dhe dëmtimi i bimësisë natyrore. Pikërisht në këto shpate gjenden edhe vatrat më të mëdha të erozionit.

Hapja e tokave të reja në vitet ’80 të shek.XX ka nxitur erozionin sipërfaqësor dhe sot në shumë sektorë te fshatrave Vrap, Koçaj, Baldushk, Fushas etj., takojmë toka arë të degraduara dhe të braktisura.

Procesi i erozionit ka kërcënuar dhe po kërcënon dukshëm ujëmbajtësit. Problemi i mbathjes ka patur ritmin më të madh pas viteve ’90 sepse gjatë kësaj periudhe munguan tërësisht masat antierozive të ngritura më parë. Përveç këtyre faktorëve në 2-3 vitet e fundit  në mbathjen e shpejtë të tyre po ndikojnë shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja në shpatet pranë pellgut ujëmbledhës të Rovës.

Banorët e zonës shprehen mjaft të shqetësuar nga ky fenomen pasi ujërat e këtij ujëmbajtësi ato i përdorin për ujitjen e tokave bujqësore gjatë periudhës së thatë të verës.

Përmirësimi i situatës aktuale do të kërkonte marrjen e masave mbrojtëse të mëposhtme:

  •  Mbjellja me fidanë pyjorë të mbi 350 ha toke, të cilat janë të zhveshura dhe nën veprimin direkt të procesit të erozionit sipërfaqësor;
  • Kultivimi i mbi 250-300 ha kullotave me bimësi shumëvjeçare për ta bërë erozionin më pak aktiv dhe për t’i shfrytëzuar me efektivitet ato;
  • Disiplinimi i prerjeve të pyjëve sipas ligjit përkatës;
  • Sistemime malore, ndërtim gardhesh teke etj., në shpatet kodrinore;
  • Përmirësimi i tokave në fushë, rehabilitimi i veprave të kullim-ujitjes;
  • Ndërtimi i pritave në anët e përrenjveqë çdo vit gjatë periudhës së reshjeve marrin sipërfaqe të mëdha toke;
  • Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza;
  • Ofrimi i shërbimeve për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane që do të kufizonte venddepozitimet ilegale të tyre;
  • Mbajtja pastër e mjedisit nga zhvillimet pa kriter të bizneseve dhe aktiviteteve prodhuese. Ky problem përkeqësohet nga mosmarrja e masave nga pushteti vendor për t’i disiplinuar ato;
  • Fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e banorëve të komunitetit për një mjedis të pastër e të mirambajtur.

Duhet theksuar se bashkëpunimi midis studiuesve, vendimmarrësve vendor dhe komunitetit do të lehtësojë shumë përmirësimin  e situatës pavarësisht se sot nuk ka mjete të nevojshme financiare, prandaj e rëndësishme është sigurimi i këtyre mjeteve. Duhen krijuar raporte më miqësore e respekt reciprok midis natyrës e banorëve, sepse duhet menduar mirë edhe për brezat e ardhshëm, të cilët do të kenë më shumë kërkesa ndaj mjedisit ku punojnë e jetojnë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: