Posted by: ekolevizja | November 17, 2014

Burg për fshatarët që mbrojnë ujin

Nga Rita Strakosha

Fshataret e Polisit te paraburgosur

8 fshatarë të fshatit Polis, dolën përpara gjykatës të premten, të akuzuar për kundërshtim të forcave policore gjatë një proteste të organizuar në këtë fshat në 21 korrik kundër ndërtimit të HEC-eve Gur Shpat 1 dhe 2. Protesta u organizua në vijim të protestave të rregullta të këtij fshati kundër ndërtimit të HEC-eve, për shkak se ato pengojnë aksesin e tyre ndaj përroit të fshatit.

Në vitin 2009, kompanitë “Spahiu Gjanç” shpk, “Arjana-C” shpk dhe “Ital Pro KHTS” sh.a. fituan kontratën konçesionare për ndërtimin e HEC Gurshpat 1 dhe 2, me vlerë 176 milion lek të reja, me kapacitet 1.6 Mw. HEC Gur Shpat 1 tashmë është ndërtuar kurse HEC Gurshpat 2 është në mes të punimeve. Sipas kryeplakut të fshatit Polis, prej 8 vitesh në këtë pozicion, HEC-i Gurshpat 2 nuk ka marrë aprovimin e këshillit të komunës. Kurse HEC Gurshpat 1 u aprovua nga komuna në vitin 2006 me kushtin që projekti të zhvendosej 15 metra larg kanalit vaditës. Kjo nuk u bë në projektin përfundimtar, e fshatarët e Polisit nuk kanë mundësi të përdorin ujin e burimit për të vaditur tokat bujqësore. Përveç fshatarëve edhe peshku ka mbetur pa ujë, sepse HEC-i tashmë i ndërtuar nuk lë fare rrjedhë ekologjike, siç e kërkon ligji.

Fshati Polis nuk ka ujësjellës, shumë vite më parë u çel një fond prej 35 milion lekësh për ndërtimin e një ujësjellësi, nga i cili u lëvruan dhe 4 milion lek fonde. Me këto fonde u blenë dhe pajisje e materiale. Por projekti i ujësjellësit u pezullua e përfundimisht u braktis në favor të ndërtimit të HEC-eve, për pasojë uji nuk mund të përdoret nga banorët për të pirë. Banorët ende janë pa ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre, e përdorin puse, si në kohët e lashta. Ndërkohë shoqëria që ka ndërtuar HEC-in modern të Gurshpatit bën biznes, ka leje për eksportin e energjisë elektrike të prodhuar jashtë vendit, duke i lënë vendasit me gisht në gojë. HEC Gur Shpat 2, gjithashtu me tuba, do të izolojë për kilometra të tëra shtesë ujin e burimit, e fshatarët e Polisit janë të dëshpëruar për të ndaluar këtë katastrofë për ta. Nëse ndërtimi i këtyre HEC-eve do të ndikojë dhe në ujërat nëntokësorë e në puset e tyre do të duket në korrik, kur të fillojë stina e thatë. Sipas kryeplakut të fshatit, në protestat fillestare ata u mbështetën nga politika, por tashmë janë braktisur nga të gjithë. Fshatarët e akuzuar për protestat, të cilët janë dhe familjarë, janë lënë në burg për muaj të tërë, pa dalë në gjyq, madje janë rrahur e ka pasur prej tyre që kanë dalë të gjakosur nga burgu. Ndërkohë vazhdon privatizimi i lumenjve e disiplinimi i tyre në tuba në shërbim të kapitalit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: