Posted by: ekolevizja | November 13, 2014

Plumbi, rreziku i të qenit i pasur?!

Nga: Alisa Peçi

lead-poisoning

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 143 000 vdekje në vit, në botë i atribuohen ekspozimit ndaj plumbit, një shifër kjo vërtetë e frikshme po të shtojmë edhe rastet e sëmundjeve të shumta që origjinojnë nga një ekspozim i tillë. Pikërisht për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi helmimin nga plumbi dhe mënyrat e parandalimit, në dt. 22 Tetor u zhvillua një takim në mjediset pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Znj. Lindita Tafaj, nga Instituti i Shëndetit Publik, u shpreh se “Duke qenë se plumbi është nga helmet më flagrante, ku ekspozimi edhe në nivelet më të ulëta të tij është mjaft problematike, duhet rritur shkalla e informimit dhe ndërgjegjësimit shoqëror mbi këtë çështje”. Ekspertja e mjedisit Znj. Mirela Buhuri prezantoi “Riskun e ekspozimit nga kimikatet në këndvështrimin social” duke e vënë theksin tek mungesa e kushteve sociale, ekonomike (jetesa në mjedise shumë të ndotura) e cila i bën disa fëmijë më të ekspozuar nga kimikatet. Ndërsa ndodh e kundërta me ekspozimin ndaj plumbit. Familjet të cilat janë të pasura janë më të ekspozuar ndaj plumbit, si rrjedhojë e shumëllojshmërisë së ngjyrave në banesat e tyre – shtoi më tek znj. Buhuri. Pikërisht këto bojra të cilat i japin kaq bukuri mjediseve ku jetojmë mbartin në vetvete  shumë plumb, që është mjaft i dëmshëm sidomos për fëmijët.

Java Ndërkombëtare për parandalimin e helmimeve nga plumbi (19-25 Tetor) është një nismë e Aleancës Globale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të sjellë në vëmendje eliminimin e helmimit nga Plumbi. Plumbi është një element kimik i rrezikshëm, i cili ka një përhapje të gjerë në produktet që përdorim në përditshmërinë tonë. Ai gjendet tek: karburanti, bojrat, ambalazhet ushqimore (kanaçe), lodrat e fëmijëve, kozmetikë, kancelari, ilaçet bimore, mbetjet elektronike etj. Ai gjendet madje dhe në sistemet e ujit të pijshëm (tuba me përmbajtje plumbi). Djegia e mbetjeve në mjedise të hapura, të cilat çlirojnë plumb, është një burim tjetër mjedisor i ekspozimit ndaj plumbit.

Mjaft problematike mbetet ekspozimi i fëmijëve ndaj plumbit për shkak të përmasës trupore të tyre të vogël, ecjes së tyre përdhe, afrimit të objekteve në gojë etj. Gëlltitja mbetet në fakt rruga më e shpeshtë e ekspozimit të fëmijëve nga plumbi. Studime të fundit kanë evidentuar se madje edhe nivelet e ulëta të plumbit në gjak, që më parë nuk konsideroheshin problematike, dëmtojnë shëndetin dhe shumë organe të fëmijës. Problemi më i madh i toksicitetit të plumbit në nivele të ulëta në mitër dhe gjatë fëmijërisë është dëmtimi i zhvillimit të trurit dhe sistemit nervor. Si rrjedhojë e ekspozimit ndaj plumbit në fëmijëri, pasojat e dëmtimit të trurit  janë humbja e inteligjencës, shpërqëndrimi dhe çrregullimi i sjelljes. Këto sjellin pasoja psikologjike dhe sociale që shkaktojnë ulje të funksionit të trurit dhe reduktim të arritjeve të fëmijës, që e shoqërojnë përgjatë gjithë jetës.

Një problem mjaft shqetësues është plumbi që gjendet në bojra. Problemet me bojrat me Plumb nuk konsistojnë shumë gjatë lyerjes me bojë, se sa si rezultat i vjetërimit të cipave të tyre. Këto shpërbëhen, duke u  bërë burim ekspozimi ndaj Plumbit për një kohë shumë të gjatë (deri 50-75 vite).

Sipas VKM Nr. 824, dt. 11.12.2003 “Për klasifikimin, ambalazhimin, etiketimin dhe ruajtjen e substancave dhe të preparatëve të rrezikshme” janë përcaktuar qartë udhëzimet për preparatet që përmbajnë plumb:

  • Bojra dhe llaqe -Etiketa e ambalazheve të bojrave dhe llaqeve që përmbajnë plumb (Pb) në sasi më të madhe se 0,155, e shprehur si peshë e metalit kundrejt peshës së përgjithshme të preparatit, duhet të përmbajë udhëzimet e mëposhtme: “Përmban plumb, të mbahet larg fëmijëve.”
  • Në rastin e ambalazheve që përmbajnë më pak se 125 ml preparat, udhëzimi të jetë: “Kujdes! Përmban plumb”.

Ndërsa mbetet ende në nivele të ulta ndërgjegjësimi i shoqërisë tonë mbi leximin e etiketave dhe si rrjedhojë shkalla e ekspozimit ndaj plumbit në bojra mbetet e madhe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: