Posted by: ekolevizja | October 30, 2014

Leja mjedisore e HEC “Lengarica” e ligjshme apo jo?

Nga Rita Strakosha, Qendra “Grupimi Ekolëvizja”

Projekti i HEC Lengarica Fotoja e parkut kombetar Bredhi i Hotoves

 

Në 27 Tetor “Lengarica & Energy” shpk ftoi shoqërinë civile e përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të AKBN-së etj. në një takim informues mbi ligjshmërinë e HEC-Lengarica. Prej kohësh shoqëria civile ka protestuar ndërtimin e HEC Lengarica në një zonë të mbrojtur.

Në takim “Lengarica & Energy” shpk. pretendoi se në gjithë zonat e parkut, me përjashtim të zonës qëndrore, lejohet ndërtimi i HEC-it nëse ka leje mjedisore.

A lejohet vërtet ndërtimi i HEC-it në park? VKM-ja 1631, datë 2008, e cila shpall zonën e Bredhit të Hotovës si park kombëtar,e ka ndarë këtë park në 4 zona: zona qendrore, zona e përdorimit të qëndrueshëm, zona e përdorimit tradicional dhe zona rekreative. Zona qendrore nuk mund të ndërtohet, kjo pranohet nga të gjithë. Zona e përdorimit tradicional dhe ajo rekreative mund të ketë aktivitete ekonomike me leje mjedisore. Zona e përdorimit të qëndrueshëm është zona me pikëpyetje. Siç pranon dhe vetë kompania, vepra e marrjes së ujit (punime betoni), tuneli nëntokësor 4 km i gjatë, tubi nëntokësor (3.7 km i gjatë) shtrihen në zonën e përdorimit të qëndrueshëm. Kompania thotë që lejohet ndërtimi në zonën e përdorimit të qëndrueshëm.

Çfarë thotë legjislacioni?

 

VKM-ja 1631 thotë për zonën e përdorimit të qëndrueshëm:

“Në këtë zonë lejohen veprimtaritë ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dyta të pyllit), të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisi. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes”.

VKM-ja është e qartë se lejohen vetëm veprimtari ekonomike sezonale, madje dhe këto i specifikon si veprimtari bujqësore. Ndërkohë vepra e marrjes, tuneli e tubat e HEC-it janë të përhershëm. Përdoren sa herë ka prurje të bollshme lumi, dimër apo verë qoftë. Dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës (çka nuk lejohet në zonën me shkallë të dytë mbrojtjeje sipas ligjit).

Me kaq kjo leje mund të quhet në kundërshtim me VKM-në. Gjithsesi le të shohim dhe çfarë thotë ligji për shkallën e dytë të mbrojtjes. Sipas ligjit për zonat e mbrojtura, nr. 8906, kur zona gëzon shkallën e dytë të mbrojtjes në të mund të ushtrohen “veprimtari të tjera”, që nuk janë ndaluar shprehimisht, nëse kanë leje mjedisore. Çfarë janë këto veprimtari të tjera? Ndërtime, HEC-e?

 

Si ta interpretojmë?

VKM-të për parqet e tjera kombëtare shprehen si vijon për zonat që gëzojnë shkallën e dytë të mbrojtjes në këto parqe:

VKM-ja nr. 402, datë 21.06.2006 për shpalljen e Malit të Dajtit si park kombëtar thotë:

“në zonën qendrore zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.”

VKM-ja nr. 687, datë 19.10.2007 për shpalljen e Divjakë-Karavastasë park kombëtar përcakton zonën qëndrore si zonë me shkallë të dytë mbrojtjeje dhe thotë: “në të zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.

Kjo terminologji përdoret dhe për shkallën e parë të mbrojtjes në VKM-të e parqeve kombëtare. Në territorin me shkallë të parë të mbrojtjes nuk lejohen ndërtimet.

VKM-ja nr. 472_datë 18.07.2012 për shpalljen e Malit të Tomorrit si park kombëtar:

“Kjo nënzonë përfshin tërësisht tokat bujqësore, pjesë të pyjeve e kullotave, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale: bujqësi, pemtari, pyje, kullotje, grumbullimi i bimëve mjekësore e aromatike dhe të agrobiznesit të qëndrueshëm me përdorim të balancuar të tyre e të peizazhit. Në këtë zonë nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit. Në nënzonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, ..” Pra nuk lejohen ndërtimet.

VKM-ja nr. 640,datë 21.05.2008 për shpalljen e Shebenik-Jabllanicës si park kombëtar thotë për zonën e përdorimit të qëndrueshëm:

“Në këtë zonë lejohen veprimtari ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dyta të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisore. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.”

Vetë ligji për zonat e mbrojtura përmend shprehimisht ndërtimet si veprimtari të lejuara vetëm për shkallën e katërt të mbrojtjes.

Sipas Planit të Menaxhimit të Parkut të Bredhit të Hotovës, ligji “Për zonat e mbrojtura” e kategorizon parkun sipas metodologjisë së Unionit Ndërkombëtar Për Mbrojtjen e Natyrës-IUCN (International Union on Conservation of Nature). Vetë IUCN ka mbajtur një qëndrim zyrtar kundër ndërtimit të HEC-eve në parqet kombëtare. Drejtoresha e përgjithshme e IUCN-së në një letër drejtuar BERZH-it në mars 2014 deklaron se ndërtimi i një HEC-i në park kombëtar do të humbte kredibilitetin e tij si zonë e mbrojtur në shkallë të dytë.

HEC-i ka probleme të tjera me lejet, për të cilat do të shkruajmë në vijimësi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: