Posted by: ekolevizja | October 17, 2014

Shqipëria me strategji për ndryshimet klimatike nga 2015

Nga Rita Strakosha

dekarbonizimi

Sipas drejtoreshës së ndryshimeve klimatike në Ministrinë e Mjedisit, Znj. Laureta Dibra, nga viti 2015 Shqipëria do të ketë një strategji të ndryshimeve klimatike. Për strategjinë nga janari 2015 do të punohet në kuadër të një projekti IPA, dhe në samitin e klimës që do të mbahet në Paris në 2015 Shqipëria do të shkojë me një objektiv të vetin për pakësimin emetimeve të karbonit. Ndryshimet klimatike do të përfshihen dhe në strategjitë sektoriale që do të aprovohen në të ardhmen.

Prej vitit 2012 progres-raporti i BE-së për mjedisin ka përfshirë si temë kryesore krahas mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Progres-raporti i vitit 2014 shprehet se brenda simestrit të parë të 2015 Shqipëria duhet të deklarojë detyrimet që do të marrë përsipër si vend në negociatat për Marrëveshjen Klimatike 2015, në harmoni me detyrimet e marra përsipër nga BE dhe shtetet anëtare të saj.

Strategjia rajonale e energjisë në Komunitetin e Energjisë përcakton po ashtu si detyrim aprovimin e një strategjie të tillë, por pa vendosur afate dhe shifra konkrete.

Në samitin e OKB-së për klimën të mbajtur në 22 Shtator në Nju Jork, presidenti Bujar Nishani deklaroi planet e Shqipërisë për të çkarbonizuar ekonominë shqiptare si dhe për të pasur një strategji për mitigimin dhe adaptimin ndaj klimës.

Brenda 100-150 vitesh niveli i detit në Shqipëri pritet të ngrihet me 1 metër, çka do të përmbysë zonat e ulëta përgjatë bregdetit shqiptar si dhe do të rrezikojë qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora.

Marrja përsipër e pakësimit të emetimeve të karbonit gjithmonë ka qenë objekt debati në arenën ndërkombëtare mes vendeve në zhvillim që duan të vazhdojnë rritjen e ekonomisë, për pasojë dhe të emetimeve, dhe vendeve të zhvilluara, të cilat nuk mund të pengojnë ngrohjen katastrofike pa ndihmën e vendeve në zhvillim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: