Posted by: ekolevizja | October 16, 2014

Uji i Librazhdit keqpërdoret nga HEC-et private

Nga Agim Blloshmi

Uji i Librazhdit keqperdoret ne duart e bizneseve private

Shkallet e peshkut nuk kane uje

Rrethi i Librazhdit është një nga rrethet me më shumë HEC-e në republikë. Këto HEC-e gjatë muajve të verës kanë krijuar mjaft probleme në mjedis dhe kulturat bujqësore. Fermerët ankohen për mungesa të theksuara të ujit të pishëm dhe për vaditje.

Me dhjetra HEC-e (87, nga këto 47 në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë) që janë ndërtuar, po dhe do të ndërtohen në  këtë rreth  po shkatërrojnë përfundimisht lumenjtë e këtij rrethi, duke dëmtuar rëndë florën edhe faunën e këtyre mrekullive natyrore nga të fundit të prekura në Europë.  Një dëm kolosal po bëhet dhe në  drejtim të  bujqësisë.

Dhe më e keqja është mënyra se si janë projektuar të ndërtohen. Uji merret që në burim, futet nëpër tuba, që zgjaten si shtrat lumi për 5-10 kilometra dhe dërgohet drejt e në rezervuarin e HEC-it. Uji, që më parë, kalonte mes për mes këtij parku kombëtar, duke i dhënë jetë atij dhe të gjithë zonës përreth, është zhdukur. Banorët kanë organizuar edhe protesta, por askush nuk i dëgjon.Protesa janë organizuar në Togëz,Dorës,Polis,Spathar dhe sëfundmi në Dardhë.

Sipas specialistëve mjedisorë, HEC-et me tuba i shndërrojnë fshatrat në zona të pabanueshme duke u ndërprerë burimin e vetëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe vaditje.

Nëse përmendim rastin e Radikës, protesa e banorëve  bëri që të rishikohet projekti, kurse në Shqipëri po ndodh e kundërta dhe po vazhdojnë të jepen leje konçesionare dhe ndaj protestave as që ka ndonjë reagim.

Ekspertët lëshojnë alarmin se epidemia e konçesionimit në seri e burimeve ujore për ndërtimin e hidrocentraleve në çdo cep të rrethit, në çdo burim ka çuar në një rezultat kaotik.

Janë dhënë liçenca edhe atje ku nuk ka tregues të mjaftueshëm që prodhimi i energjisë është fitimprurës dhe ndërkohë nevojat e komunitetit lokal për bujqësi dhe për ujë të pijshëm janë shumë më të rëndësishme. Parku Kombëtar  Shebenik Jabllanicë është një nga Parqet me të bukura në vendin tonë dhe në  zonën ndërkufitare me Maqedoninë. Pjesa shqiptare është më ë  dëmtuara.

Ekspertët, të cilët kanë filluar të përllogarisin dëmet mjedisore, thonë se shifra është e frikshme. “Rrjedhat lumore natyrore do të kthehen në përrenj, të cilët janë të komanduar ose mbi bazën e digave që do të ngrihen, ose mbi bazën e tubacioneve ku do të devijohet uji. Kjo, në një sistem afatgjatë, në një analizë afatgjatë do të sjellë tjetërsimin e mikroklimës”. Sipas ekspertëve, 60% e hidrocentraleve të dhëna me konçesion nuk i justifikojnë dëmet që shkaktojnë në mjedis dhe bujqësi. Por edhe pse ekonomikisht të padobishme, ato sërish ndërtohen sepse privatët marrin fitimet dhe ia ngarkojnë kostot shoqërisë. Ndërkohë  pritet të fillojë dhe ndërtimi i 14 HEC-ve në Lumin Shkumbin të Librazhdit, ku  gjithë lugina nga Qukësi-Hotolishti Librazhdi-Elbasani do të  kthehet në një zonë të vdekur.

Sipas ligjit dhe kontratave konçesionare  subjektet  gjatë 5 muajëve  të  verës nuk duhet t’i  shfrytëzojnë fare lumenjtë  dhe gjatë 7 muajve të tjerë duhet të lejojnë 30 % të sasisë së ujit në shtratin e lumit, po ashtu duhet të heqin barrierat për lëvizjen e peshqeve drejt rrjedhës ujore.

Në kontratë sipas ligjit për mjedisin parashikohet të realizohet reabilitim mjedisor duke pyllëzuar sa dyfishi i sipërfaqes së dëmtuar nga ndërtimi i HEC-it. Inspektoriati i mjedisit dhe AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), duhet të bëjnë monitorimin e vazhdueshëm të respektimit të këtyre detyrimeve ligjore, por as që e kanë marrë mundimin të verifikojnë këtë katastrofë mjedisore.

Nga vëzhgimet e bëra nga rrjeti “ECIM” në Librazhd, rezulton se nuk janë zbatuar kontratat mjedisore, madje  gjithë trofta e lumejve të Librazhdit, e cila është në ‘Librin e Kuq”, është azgjësuar, kjo për faktin se  janë tharë lumejtë. Firmat kanë parë përfitimet e tyre marramendëse, pa ju dridhur qerpiku e pa pikën e keqardhjes për florën, faunën dhe nevojat e komunitetit. Sipas  ligjit mjedisor të gjithë kompanitë që kanë marrë konçesionet , për pjesën që kanë shkatërruar mjedisin duhet të bëjnë ripyllëzimin e gjithë sipërfaqes që ata kanë dëmtuar, por nuk është mbjellë asnjë pemë.

Banorët flasin të shqetësuar për këtë fenomen që po vazhdon të eci me hapa galopant dhe ankesat e tyre askush nuk i ndëgjon.

Gjithsesi, vlen për tu përmendur se Ministri i Energjetikës Damijan Gjiknuri hoqi liçencat e HEC-ve në Qafë Shul,1,2,3,4 dhe në She-Librazhd.

Dhënia e licencave për HEC-e është kthyer në një biznes të madh vetëm për qëllime përfitimi personal, pasi ka kohë që energjia e prodhuar nga hidrocentalet nuk është më e mirë për prodhimin e energjisë, pasi ka kosto të madhe mbi ekosistemin.

Para viteve 90-të hidrocentralet ndërtoheshin me qëllim bonifikimin e të gjithë zonës, ndërsa sot po e zhdukin ujin.

Sipas Aleksandër Trajçe, i shoqatës PPNEA, rrëqebulli ballkanik është prezent në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, prandaj kjo popullatë rrezikohet nga HEC-et. Shpallja e Shebenikut zonë e mbrojtur në vitin 2008 u bë pikërisht nisur nga vlerat e rajonit si një habitat i rëndësishëm për gjitarët e mëdhenj dhe në veçanti në lidhje me mundësinë e pranisë së rrëqebullit ballkanik. Lumenjtë e rrethit të Librazhdit janë në mëshirën e kompanive të huaja dhe vendase të cilat vendosin për fatin e këtyre perlave të natyrës.

Advertisements

Responses

  1. […] https://ekolevizja.wordpress.com/2014/10/16/uji-i-librazhdit-keqperdoret-nga-hec-et-private/ […]


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: