Posted by: ekolevizja | October 15, 2014

Shija që vret

Nga Rita Strakosha
 eksitotokinat
Aspartami, monosodium glutamati janë disa nga aditivët e përdorur nga industria ushqimore për të ndryshuar shijen e ushqimeve të gatshme, por që sipas Dr. Russell Blaylock janë të dëmshme për shëndetin. Ai i quan eksitotoksina, pra helme. Aspartami është kimikat, ëmbëlsues artificial e gjendet në çumçakizat, pijet e ëmbla me 0 sheqer si koka-kola dietike.
Monosodium glutamati po ashtu një kimikat, gjendet kryesisht në sallamra, qofte të gatshme, supëra të gatshme etj. e forcon shijen e proteinave shtazore. Në produktet shqiptare zakonisht nuk përmendet si përbërës i veçuar por përfshihet në zërin “erëza”. Është përbërësi që i jep sallamit shijen karakteristike të ndryshme nga të mishit.
Në librin “Eksitotoksinat, shija që vret”, neurologu Russell Blaylock tregon se eksitotoksinat si glutamati e aspartami mbieksitojnë neuronet duke shkaktuar dhe vdekjen e tyre. Ato shtojnë riskun e sëmundjeve neurologjike e nervore, të sëmundjeve të zemrës, të mbipeshës madje dhe të kancerit. Në shumë sëmundje nervore si psh. Parkinson, Alzheimer etj. vdekja e neuroneve ndodh ngadalë përgjatë shumë viteve. Vetëm kur numri i neuroneve të vdekura rritet ndjeshëm fillojnë simptomat e këtyre sëmundjeve. Prandaj, sipas Dr. Blaylock, parandalimi duke shmangur përdorimin e ushqimeve me eksitotoksina është i rëndësishëm.
Eksitotoksinat promovojnë dhe rritjen e kancerit e metastazat e tij. Disa studiues italianë në një eksperiment ushqyen minjtë e laboratorit me aspartam dhe zbuluan se minjtë kishin rritje të theksuar të kancereve të limfomës dhe leuçemisë. Sipas Dr. Blaylock aspartami shpërbëhet në formaldehid (një kancerogjen i njohur) në trup e me shumë mundësi kanceri është pasojë e kësaj.
Si ka mundësi atëhere që aspartami dhe glutamati janë aditivë të ligjshëm në industrinë ushqimore? Sipas Dr. Blaylock shkaku gjendet tek lidhjet e industrisë ushqimore me politikën. Donald Rumsfeld, ish-sekretar i mbrojtjes i SHBA-së, ka qenë drejtor i kompanisë prodhuese të NutraSweet, një produkt me përbërës kryesor Aspartamin. Ai siguroi aprovimin e aspartamit si aditiv ushqimor. Pas aprovimit, kur u zbuluan problemet që shkaktonte aspartami, qeveria amerikane nuk deshte të pranonte gabimin. Agjensia amerikane e ushqimit i deklaroi rezultatet e studimit italian si të gabuara e aspartamin të parrezikshëm.
 
Sipas kësaj agjensie MSG-ja gjendet natyrshëm në disa ushqime, si domatja e djathi. Por Dr. Blaylock thotë se glutamati natyral është i lidhur në proteina, prandaj është jotoksik, ndryshe nga glutamati i përdorur nga industria ushqimore, i cili është aminoacid i lirë.
Nisur nga shqetësimet e shprehura nga shkencëtarët mbi efektet e glutamatit, në vitet 90 agjensia e ushqimit të SHBA-së kërkoi opinionin e një grupi shkencor mbi sigurinë e përdorimit të tij dhe opinioni i tyre ishte se glutamati në sasitë e përdorura nga industria ushqimore është i sigurtë.
Gjithsesi Dr. Blaylock i qëndron opinionit të vet mbi rrezikshmërinë e këtyre kimikateve, madje shton se studimet e kryera gjatë viteve pas publikimit të librit të tij kanë shtuar provat mbi rrezikshmërinë e eksitotoksinave.
Blaylock nuk është shkencëtari i vetëm i shqetësuar për eksitotoksinat. Susan Swithers është një tjetër neurologe e cila mendon si ai. Sipas saj industria ushqimore përdor shkencëtarët e paguar prej kësaj të fundit për t’ju kundërpërgjigjur studimeve të Swithersit, prandaj shpesh publiku është konfuz nëse ëmbëlsuesit artificialë janë të sigurtë apo jo.
Në çdo rast Dr. Blaylock këshillon që veçanërisht njerëzit e prirur për sëmundje nervore dhe neurologjike, si dhe ata që vuajnë tashmë nga këto sëmundje të shmangim konsumin e produkteve ushqimore me aditivë glutamatin a ëmbëlsuesit artificialë si aspartami.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: