Posted by: ekolevizja | October 15, 2014

Më shumë pesticide, në ushqimet tona këtë vit!

Grapes

Nga: Alisa Peçi

Ndryshimet klimatike janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në një pjesë prej produkteve më të rëndësishme ushqimore siç janë: patatja, domatja, rrushi etj. Shfaqja e disa sëmundjeve të këtyre produkteve është rrjedhojë e kushteve të paqëndrueshme të motit dhe shirave të shumta që kanë rënë përgjatë muajve Qershor dhe Korrik. Kjo i ka detyruar fermerët të spërkasin me pesticide në një dozë më të madhe.

Në lidhje me këtë problematikë është pyetur një farmacist bujqësor në fshatin Baldushk, me profesion agronom.

Sa janë përdorur pesticidet këtë vit nga fermerët?

Këtë vit janë përdorur më shumë.  Kushtet kanë qenë  të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve. Kohëzgjatja e shirave këtë vit ka bërë që të shfaqen një sërë sëmundjesh si psh. sëmundja e vrugut. Duan lagështi ajrore ato. Në kushtet e lagështisë ajrore ato kanë një zhvillim të lartë. Efektiviteti i tyre është i dobët, pasi lënda aktive e tyre është në masë më të vogël. Të paktën lënda aktive të shkoj te 50%.

Cilat janë kulturat bujqësore që janë prekur më shumë?

Kulturat bujqësore që janë prekur më shumë janë domatja, bostani, patatja dhe rrushi.

A i përdorin veshjet mbrojtëse, fermerët qe vijnë tek ju?

Po, ne i kujtojmë vazhdimisht për të përdorur maskat. Ata janë të ndërgjegjësuar për t’u mbrojtur, nëpërmjet veshjeve të tilla. Problem është për ata që blejnë pesticide në pika shitjeje në rrugë, që janë pa liçencë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: