Posted by: ekolevizja | October 10, 2014

Largoni kimikatet e dëmshme nga jeta e përditshme!

Nga: Rubensa Sanka

Aromatizuesit

Është e vështirë ta mendosh se mund të ketë gjëra te dëmshme për shëndetin në shtëpinë tonë. E vërteta është se disa mobilje, aksesorë dhe tekstile janë të përbëra nga VOC-et(lëndët organike volatile) që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë. A janë këto produkte dhe kimikate të pranishme në dhomën e gjumit tuaj? Nëse po si i identifikoni dhe i largoni ato?

Aromatizuesit e ajrit

Është vërtet ironike që një produkt që e perdorni për të përmirësuar cilësinë e ajrit mund të jetë toksik për shtëpinë tuaj. Aromatizuesit e ajrit përmbajnë kimikate që mund të shkaktojnë çrregullime në zhvillimin e hormoneve dhe riprodhimin, vecanërisht tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat. U testuan 14 marka të aromatizuesve shtëpiakë dhe u zbulua se 12/14 përmbanin ftalate edhe pse toksina e dëmshme nuk ishte e listuar tek përbërësit. Markat me të njohura përmbajnë nivelet më të larta të këtyre kimikateve edhe pse etiketohen si “natyrale”.

Ja sesi mund te shmangim përdorimin e tyre duke përdorur përbërës organikë natyralë

1.Përgatisni një aromatik. Duke vendosur një portokall në furrë me nxehtësi të ulët për një orë ose duke e lënë për gjashtë javë në një qese letre në mjedis të ngrohtë dhe të thatë, më pas e vendosni në një vazo të bukur për të freskuar dhomën.

2.Hapni dritaret kur fryn erë dhe mbani pastër shtëpinë.

3.Zjeni erëzat si kanella, karajfili etj.

4.Përdorni absorbuesit neutralë të aromave të pakëndshme si soda e gatimit ose uthulla.

5.Lyeni një copë pambuku me vanilje dhe vendoseni të dekoruar në dhomën tuaj.

Pastruesi i mobiljeve

Nëse keni mobilje druri në shtëpi ka shumë mundësi që shpeshherë të përdorni pastruesin e mobiljeve. A e dinit se ky produkt përmban amoniak, nitro-benzen, fenol dhe ekstrakte të naftës? Këto kimikate të dëmshme irritojnë sytë, fytin dhe lëkurën dhe mund të shkaktojnë inflamacion të mushkërive. Ato dyshohen të jenë kancerogjene (shkakëtarë të kancerit).

Një nga alternativat natyrale është vaji organik i lirit, i cili mund të përdoret për të hidratuar dhe pastruar mobiljet e drurit. Mjafton të lagësh një rrobe me vaj dhe të pastroni të gjitha sipërfaqet prej druri natyral me këtë përbërës pa aromë.

Shtresat, mbulesat

Çarçafët, dyshekët,jastëkët që zgjidhni mund të jenë shkaktarë toksiciteti për dhomën tuaj. Çarçafët ekonomikë mund të përbëhen nga përzierje poliestre. Kërkimet mjekësore kanë zbuluar se qelizat e kancerit rriten më shpejtë në tubat e poliestrës sesa në tubat e qelqit për shkak të fitoestrogjeneve që emetohen nga poliestra. Evitoni problemet e shëndetit duke zgjedhur pambuk organik të pazbardhur ose çarçafë dhe shtresa të tjera të përbëra nga fibra kërpi.

Dysheku juaj mund të jetë epiqendra e kimikateve shumë të dëmshme në dhomën e gjumit. Adezivët e përdorur në dyshekët me kosto të ulët (ngjitësat) dhe shtresat si mbrojtësi nga njollat, kontribuojnë në nivele të larta të komponimeve organike volatile (VOCet). Me kalimin e kohës këto komponime çlirohen në ajër nga dyshekët ose nëpërmjet fabrikave në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën dhe shkaktojnë inflamacion frymëmarrjeje ose reaksionet tipike alergjike.

Bojërat dhe solventët

Nuk duhet të jetë cudi fakti se lyerja e mureve të brendshëm shkakton çlirimin e një sasie të rrezikshme të komponimeve organike volatile (VOCet). Mbi te gjitha, kur lyejmë hapësirat e brendshme duhet të hapim të gjitha dritaret për të ajrosur dhomën.Këto avuj të rrezikshëm qëndrojnë prezent shumë kohë pasi boja është tharë dhe mund të çlirohen gaze të dëmshëm kur boja ekspozohet në diell. Kjo gjithashtu qëndron e vërtetë për dyshemetë prej druri dhe parketet e lyera me shkëlqyes kimik.

Ka disa alternativa të gjelbra shumë të mira. Disa sugjerime përfshijnë disa opsione bojërash me bazë vaj liri, qitro, soje. Në vend të solventëve toksikë që përdoren për të holluar apo hequr bojën, balsami i pishës është një alternativë e mrekullueshme. Për njerëzit me alergji të ndryshme nga komponimet me bazë qitro, ka gjithashtu bojëra me bazë qumështi.

Printerat lazer dhe fotokopjuesit

Procesi i printimit çliron ozon, i cili shkakton irritim të hundëve, fytit dhe mushkërive. Personat që kanë probleme me mushkëritë si bronkit, asmë janë më të rrezikuar nga efektet e ozonit (O3).

Tiganët që nuk ngjiten

Tejnxehja e një tigani teflon mund të clirojë kimikate të perflorinuar.

Paisjet elektronike

Shumë produkte përbëhen nga trifenil fosfati i cili shmang djegien e paisjeve në rrjetin elektrik. Ky komponim clirohet kur paisja nxehet.

Ne shpenzojmë 1/3 e jetës sonë në krevat dhe ia vlen të harxhojmë ca kohë dhe përpjekje ekstra për të krijuar një mjedis cilësor. Shëndeti jonë vlen më shumë se çdo gjë tjetër!

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: