Posted by: ekolevizja | October 9, 2014

Nga viti 2018 mbetjet bio duhet të grumbullohen veçmas

 Nga Rita Strakosha

Mbetjet organike

Në 17 Shtator qeveria aprovoi me VKM detyrimin e njësive vendore për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve organike. Sipas ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve njësitë e qeverisjes vendore duhet të mbledhin veçmas plastikën, letrën, metalin dhe qelqin. Kësaj liste tani i shtohen dhe mbetjet organike. Kjo është dhe metoda më e detajuar e grumbullimit të diferencuar. Alternativa tjetër, më e thjeshtë por me më pak rikuperim mbetjesh, do të ishte grumbullimi i mbetjeve bio me mbetjet e pariciklueshme, dhe grumbullimi i mbetjeve të riciklueshme (metal, plastikë, letër, qelq) bashkë në një kosh. Ka specialistë që, nisur nga përvoja inekzistente e mëparshme në grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, do të preferonin që Shqipëria ta niste këtë traditë me mënyrën më të thjeshtë me dy kosha, gjithsesi tashmë mbetjet bio duhet të mblidhen veçmas.

Mbetjet organike mund të përdoren si lëndë e parë nga bujqësia. Në një praktikë të huaj grumbullimi i tyre realizohet në vendgrumbullime të hapura, ku u shiten pastaj me tender nga njësia vendore fermerëve të interesuar.

VKM-ja përcakton si afat të fillimit të grumbullimit të diferencuar dhjetor  2017 për bashkitë që janë qendër qarku dhe dhjetor 2018 për bashkitë e tjera.

Sipas VKM-së njësitë vendore brenda 7 vitesh (pra brenda vitit 2022) duhet të ulin me 50% mbetjet bio dhe brenda 12 vitesh (pra brenda vitit 2027) duhet ti ulin me 65% . Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për mbetjet bio që shkojnë në lendfill apo për mbetjet bio që mblidhen në mënyrë të diferencuar në koshat publikë. Pakësimi i mbetjeve bio që përfundojnë në koshat publikë normalisht do të nevojiste kompostimin e tyre nga familjet, ose grumbullimin e përpunimin e tyre jashtë infrastrukturës publike. Nuk është e qartë se si do ti arrijnë njësitë vendore këto objektiva. Madje nuk është e qartë nëse këto janë objektivat për mbetjet organike, sepse është në fuqi një VKM tjetër “Për lendfillet e mbetjeve”, nr. 452, datë 11 korrik 2012, e cila po ashtu ka objektiva për pakësimin e mbetjeve organike. Kjo VKM përcakton se brenda 2021 mbetjet bio që përfundojnë në lendfill duhet të pakësohen me 50%, kurse brenda 2026 me 65%. Mosrespektimi i afateve shoqërohet me vendosjen e gjobave për njësitë vendore.

Aktualisht, pavarësisht se kanë kaluar 3 vjet nga aprovimi i ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve,  dhe jemi pothuaj në gjysëm të rrugës drejt afatit  përfundimtar të realizimit të grumbullimit të diferencuar (31 Dhjetor 2018 për gjithë mbetjet), ende nuk ka asnjë njësi vendore e cila të ketë realizuar me sukses grumbullimin e diferencuar.  Ndërkohë progres të madh kanë bërë grumbulluesit ambulantë të mbetjeve në koshat publikë. Këta po i bëjnë një shërbim të madh falas pastrimi qyteteve tona, duke lënë që shumë pak plastikë e metal të përfundojë në lendfille. Një stil i ri pune nga grumbulluesit ambulantë është lënia e mjetit grumbullues (thes, karrocë, arkë etj.) në prani të koshit publik gjatë gjithë ditës dhe selektimi i herë pas hershëm i mbetjeve të riciklueshme. Kështu grumbulluesi mbledh maksimumin e mundshëm të mbetjeve të riciklueshme për një kosh, duke përjashtuar dhe konkurrentët nga aksesi në koshin e piketuar.

E gjithë kjo punë grumbullimi realizohet me mjete me kosto minimale, pa rregulla të shkruara e pritshmëri të mëdha.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: