Posted by: ekolevizja | October 8, 2014

Bashkimi Europian trajnon gazetarët kombëtarë, lokalë dhe mjedisorë të Jugut

Nga Blerim Kore, Gjirokastër

pic_tacso

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes përfaqsuesve të medias dhe organizatave të shoqërise civile (OSHC) zyra e projektit TACSO  për Shqipërinë organizoi në Gjirokastër, tryezën e rrumbullakët me temë: “Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit mes OSHC-ve dhe Medias – kontribut i rëndësishëm në proceset integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”. Aktiviteti u ndoq nga përfaqsues të  mediave të  shkruara dhe elektronike që punojnë  në  Jug të  vendit në  nivel kombëtar dhe lokal dhe organizatave të  shoqërisë  civile të  rajonit të  Jugut të  Shqipërisë. Takimi pati si qëllim diskutimin dhe gjetjen e urave të përbashkëta për një bashkëpunim sa më efektiv mes sektorit të  tretë  dhe organeve të medias  duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit të OSHC-ve dhe përmirësimin e transparences e llogaridhënies nga ana e tyre.Takimi u shërbeu pjesmarrësve për t’i njohur gjithashtu me Udhëzuesin e Komisionit Europian për mbështetien e medias dhe të  OSHC-ve për periudhën 2014-2020 nga Bashkimi Europian. Pas prezantimit të  prioriteteve dhe fushave të  ndërhyrjes gjatë  fazës së  dytë  të  projektit, Genci Pasko, drejtori i Projektit TACSO për Shqipërinë  i prezantoi pjesmarrësit me prioritetet dhe kuadrin strategjik të  mbështetjes financiare dhe teknike të  organizatave të  shoqërisë  civile dhe atyre të  medias. “ Për 7 vitet e ardhshme Komisioni Europian  do të  ofrojë  mbështetje të  kombinuar politike dhe financiare për mediat dhe shoqërinë  civile duke përdorur një  qasje më  strategjike, më  efektive dhe të  bazuar në rezultate konkrete për të  aritur ndikimin maksimal me burimet materiale dhe njerëzore në dispozicion. Përmes mbështetje politike Komisioni Europian do të  inkurajojë  vendet e zgjerimit për përgatitjen e një  legjislacioni më  mbështetës ndaj medias  dhe shoqërisë  civile, duke synuar përfshirjen  më  të  gjerë  të  tyre në  proceset e para-aderimit, pë rmes formulimit, zbatimit dhe monitorimit të  strategjive sektoriale që  do të  mbështeten financiarisht gjatë  IPA II. Ndërsa asistenca financiare do të  pë rbëhet nga një  shumllojshmëri instrumentash financiare që  do të  përfshijnë  kontrata afatgjata financimesh dhe gjetjen  e formave më  të  përshtatshme që  I shërbejnë  forcimit të  partneritetit dhe ndërtimit të koalicioneve në  nivel lokal dhe rajonal”, theksoi z. Pasko në  prezantimin  e tij. Mesazhi i qartë që  u përcoll në  takim ishte nevoja për të  forcuar dialogun dhe thelluar bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të  shoqërisë  civile dhe medias, si një  instrument i rëndë sishë m për proceset demokratizuese e integruese të  Shqipërisë  drejt Bashkimit Europian. Të  pranishmit në  aktivitet evidentuan ndihmën e projektit TACSO si në  nivel kombëtar dhe atë  rajonal si një instrument i vlefshëm ndihmues që  ka kontribuar në  rritjen e kapaciteteve të  OSHC-ve dhe zhvillimin e rrjeteve në  partneritet mes tyre dhe organizatave simotra në rajon. Projekti TACSO është një  projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Europian që  synon rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe fuqizimin e rolit të  tyre për një  demokraci gjithëpërfshirëse në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: