Posted by: ekolevizja | October 2, 2014

Energjia diellore, energjia e së ardhmes

Nga: Alisa Peçi

Ali Coka duke instaluar panelet 2

Shqipëria është një vend i bekuar, duke patur më shumë se 260 ditë me diell në vit. Një potencial i tillë i rrezatimit diellor duhet përdorur më gjerësisht nga shoqëria shqiptare, për të prodhuar energji. Kjo, pasi një energji e tillë është e pastër dhe nuk sjell ndikim në mjedis.

Për të mundësuar përhapjen e përdorimit të paneleve diellore fotovoltaike (PV) dhe promovimin e tyre në fshatra të thella, Shoqata e Hortikulturës Organike Bioplant Albania po zbaton një projekt, financuar nga GEF. Kjo shoqatë, falë këtij projekti ka mbështetur me panele diellore (PV) familje nga fshatra të thella të Librazhdit, Sarandës, Gjirokastrës, Rrogozhinës etj.

Familjet janë ndjerë shumë të kënaqur që u është kthyer drita, nga errësira që kishin më parë. Ato tashmë kanë mundësi të karikojnë telefonin e tyre celular, të dëgjojnë radio jo vetëm në shtëpi, por edhe gjatë kohës së punës kur janë në stan, si dhe mund të lexojnë një libër në kohën e tyre të lirë gjatë mbrëmjes.

Bioplant Albania, nëpërmjet projektit “Dritë dhe energji për fshatrat që ndriçohen me pishtar” u ka ndriçuar të ardhmen banorëve të këtyre familjeve, të cilët jetonin të ngujuar nga realiteti social-ekonomik. Ata tashmë kanë mundësi të informohen dhe përditësohen me ngjarjet e fundit.

Duke qenë se çmimi i energjisë elektrike, sa vjen e po rritet është në interes të të gjithë shqiptarëve të përdorin këtë formë të energjisë e cila është edhe ekonomike, përveç se miqësore me mjedisin.

Aktualisht ligji i energjive të rinovueshme ka përjashtuar nga TVSH-ja vetëm panelet diellore për ngrohje dhe jo ato fotovoltaike (PV).  Nëse shteti do të ndërmerrte politikën e heqjes së TVSH-së edhe për panelet fotovoltaike, do të nxitej dhe përhapej më gjerë kjo teknologji.

Energjia diellore është energjia e së ardhmes, pasi nuk e dëmton ekosistemin (sikundër HEC-et) dhe ndot mjedisin (sikundër TEC-et)!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: