Posted by: ekolevizja | September 26, 2014

Strategjia e sigurisë kombëtare identifikon mjedisin si faktor rreziku

Nga Rita Strakosha

Në korrik parlamenti aprovoi me ligj nr. 103/2014, strategjinë e sigurisë kombëtare të vendit. Në ligj ndryshimet klimatike e degradimi i mjedisit identifikohen si faktorë rreziku ndaj sigurisë kombëtare, e përcaktohet si objektiv “parandalimi i degradimit mjedisor dhe reduktimi i pasojave të ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar me efektivitet basenet ujore, duke shtuar sipërfaqet pyjore, duke trajtuar në mënyrë të integruar mbetjet urbane, si dhe duke bashkëpunuar me shoqërinë civile për ndërgjegjësimin e opinionit publik për ruajtjen e mjedisit”.

Ndër tre nivelet e rrezikut të identifikuara në strategji, “degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore; shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore apo industriale të shkaktuara nga ndikimi i njeriut” konsiderohen si rrezik i nivelit të parë, me prioritet të lartë. Në të njëjtin grup rreziqesh janë përfshirë dhe korrupsioni e krimi i organizuar. Parandalimi i degradimit mjedisor është përcaktuar si një domosdoshmëri strategjike me përmbushjen e së cilës është ngarkuar Ministria e Mjedisit.

Ndryshimet klimatike vlerësohen si rrezik i nivelit të tretë, grupi i rreziqeve me më pak prioritet. Në fjalimin e mbajtur në samitin e klimës në OKB, në 22 Shtator, presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria do të ketë së shpejti një strategji kombëtare për ndryshimet klimatike.

Megjithatë mjedisi natyror përmendet si objektiv e faktor rreziku në fund të listës së ligjit pas zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, integrimit në BE e temave të tjera.  Si gjithmonë, ekonomisë i është dhënë prioritet ndaj mjedisit. Megjithëse strategjia përmend rritjen ekonomike sikur kjo të ishte vetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, ajo pranon se burimet natyrore janë të fundme e duhen shfrytëzuar me kursim (çka do të pengonte objektivin e rritjes). Mbetet në gjykimin e qeverisjes si do të mbrojë njëkohësisht objektivin e rritjes ekonomike dhe atë të ndaljes së degradimit mjedisor.

Më poshtë është pjesa e strategjisë së sigurisë kombëtare mbi mjedisin si faktor rreziku:

“Vendi ynë është i ekspozuar edhe ndaj rreziqeve me origjinë natyrore të karakterit gjeologjik, hidrologjik, atmosferik dhe biofizike, si dhe atyre me origjinë njerëzore, teknologjike dhe industriale. Në rang botëror Shqipëria renditet ndër vendet me pasoja të larta ekonomike nga fatkeqësitë. Rreth 86% e territorit ku gjenerohet afërsisht 88,5% e PBB-së, është e ekspozuar ndaj dy ose më shumë rreziqeve. Sistemi i mbrojtjes civile është i pamjaftueshëm për të menaxhuar numrin në rritje të emergjencave dhe rehabilitimin e shpejtë të gjendjes së shkaktuar prej tyre.

Ndryshimi i klimës është një dukuri globale, që ndikon negativisht në ekuilibrat natyrorë të RSH-së. Për shkak të klimës vendi mund të përballet me fenomene të skajshme më të shpeshta si temperatura të larta, thatësira të zgjatura dhe përmbytje të mëdha. Kjo mund ta ballafaqojë vendin me rrezikun nga fatkeqësitë hidrologjike, gjeologjike dhe biofizike, që prekin zonat e banuara dhe ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në ekonominë kombëtare.

Degradimi i mjedisit në RSH është një dukuri shumë shqetësuese. Ai shfaqet në forma të ndryshme si shtrirja kaotike e qendrave urbane, prerja masive e pyjeve, dëmtimi i tokave bujqësore, ndotja e lartë e baseneve hidrike dhe gërryerja e lumenjve. Këto dukuri kanë prodhuar pasoja të domethënëse në territor, peizazhin urban, në shëndetësi dhe në ekonominë e vendit. Shqipëria është e prekur dhe rrezikohet edhe në të ardhmen nga erozioni. Zonat më problematike janë ultësira perëndimore, luginat e lumenjve të mëdhenj dhe bregdeti i Adriatikut, ku vija bazë e detit po tërhiqet. Në brendësi të territorit, erozioni parashikohet të shkaktojë reduktim të tokës së punueshme dhe burimeve ujore.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: