Posted by: ekolevizja | September 23, 2014

Komuniteti i Energjisë duhet të reformohet

 Bruksel – Shtator 22, 2014

Një grup OJF-sh të Ballkanit po kërkojnë reforma urgjente në Komunitetin e Energjisë, ndërkohë që ministeriali i komunitetit pritet të takohet në Kiev, në 23 Shtator. OJF-të kërkojnë zgjerimin e traktatit të Komunitetit që të përfshijë më shumë legjislacion mjedisor dhe klimatik, si dhe të sigurojë zbatimin e detyrimeve të ndërmarra.

Zbatimi i dobët i rregullave të Komunitetit të Energjisë është një ndër pengesat kryesore për zbatimin e gjerë të tyre. Forcimi i zbatueshmërisë duhet të jetë një prioritet kryesor i reformës, kurse akuisi mjedisor në traktat duhet të shtohet, deklaruan OJF-të. Ato gjithashtu kërkojnë që të përfshihen më shumë në punën e Komunitetit të Energjisë për të shtuar transparencën dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

Reforma e parashikuar në Komunitetin e Energjisë është një mundësi që vjen një herë në 10 vjet për të mbështetur fqinjët e BE-së që të plotësojnë objektivat klimatikë dhe energjitikë të BE-së”, thotë Garret Tankosić-Kelly, drejtori i fondacionit SEE Change Net.

“Raporti i ri për ekonominë tregon se zhvillimi i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e gjithë vendeve, të pasura a të varfra, veçanërisht në sektorin energjitik, i cili është burimi më i madh i gazrave serrë në Ballkan,” shtoi Dragana Mileusnic e OJF-së CAN Europe.

Ndryshimet e fundit në strukturën e Komisionit Europian, të cilat i japin prioritet konceptit të Bashkimit Energjitik, nën zëvendës-presidenten Alenka Bratušek, pritet të sjellin forcim të bashkëpunimit mes BE-së dhe Komunitetit të Energjisë në vitet në vijim.

“Qeveritë në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë duhet ti japin akuisit mjedisor po aq rëndësi sa atij energjitik. Vetëm me një legjislacion më të fortë mjedisor mund të sigurojmë krijimin e një tregu të drejtë energjitik në BE dhe në Komunitetin e Energjisë,” deklaroi Malgorzata Smolak e OJF-së Client Earth.

Kontakte:

Dragana Mileusnic, Oficere Politikash pranë “CAN Europe”, dragana@caneurope.org, +32 471 438 442

Masha Durkalic, Oficere Komunikimi pranë “SEE Change Net”, masha@seechangenet.org, +387 63 999 827

 

Shënim:

[1] Shoqatat e deklaratëse: SEE Change Net Foundation, Bosnia and Herzegovina ∙ Client Earth, Poland ∙ Front 21/42, Macedonia ∙ CAN Europe, Belgium ∙ Analytica, Macedonia ∙ Advocacy and Training Resource Center – ATRC, Kosovo ∙ CEKOR, Serbia ∙ Public Interest Advocacy Center – CPI, Bosnia and Herzegovina ∙ Center for Environment, Bosnia and Herzegovina ∙ DOOR, Croatia ∙ Environmental Center for Development, Education and Networking – EDEN, Albania ∙ Ekolevizja, Albania ∙ Eko-Svest, Macedonia ∙ Forum for Freedom of Education – FSO, Croatia ∙ Fractal, Serbia ∙ Green Home, Montenegro ∙ MANS, Montenegro ∙ World Wide Fund For Nature – Mediterranean Programme∙ CEE Bankwatch Network, Czech Republic.

[2] Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare e krijuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit të Detit të Zi që të aprovojnë dhe zbatojnë legjislacionin e BE-së për energjinë. Ministeriali është organi më i lartë vendimmarrës i Komunitetit të Energjisë dhe përbëhet nga ministrat e energjisë të vendeve anëtare dhe nga përfaqësues të BE-së.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: