Posted by: ekolevizja | September 1, 2014

Instalohen panele fotovoltaike me fonde te BE-se

Nga Rita Strakosha 

Panelet fotovoltaike janë një teknologji e re e pastër e sapofutur në Shqipëri. Deri më sot importi i tyre gjatë viteve nuk i kalon 1 milion dollarët, shumë pak në krahasim me fqinjët tanë. Të pakta janë kompanitë të cilat merren me shitjen dhe instalimin profesionial të këtyre lloj paneleve në Shqipëri. Por  situata në tregun botëror pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme. Investimet me qindra miliarda dollarshe në impiantet e prodhimit të tyre sa vjen e po e ulin çmimin e këtyre paneleve. Përdoruesi i paneleve ëshë i pavarur nga kapriçot e rrjetit elektrik, energjia diellore është falas, ndërkohë që mjedisi pak ndotet.

Shqipëria në kuadër të integrimit në BE ka marrë përsipër shkarbonizimin e ekonomisë dhe ka detyrim rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme deri në 38% të totalit të energjisë së përdorur. Panelet PV do të jenë pjesë e transformimit të ekonomisë sonë në një ekonomi të pastër e moderne. Për të promovuar këtë teknologji Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, në kuadrin e projektit “ENV.NET” të sponsorizuar nga Bashkimi Europian, instaloi 6 panele fotovoltaike në fshatra të ndryshëm të Shqipërisë. Panelet u instaluan bashkë me llampa LED e radio. Ato prodhojnë energji të mjaftueshme për ndriçim, dëgjimin e radios dhe karikimin e celularit.

Një ndër përfituesit e paneleve është Xhelo Kosaj, rritës bletësh.

Panel Diellor_Xhelo Kosaj_Kuc_Vlore_Co Plan

Kosheret e tij të bletëve janë në një vend pa energji elektrike. Gjatë natës bletarritësi vjel mjaltin e bletëve dhe ka nevojë për ndricim. Kjo është koha më e mirë e vjeljes së bletëve sepse nuk e sulmojnë bletarritësin. Nëse deri dje ai përdorte llampën me vajguri, tashmë i vijnë në ndihmë llampat LED me energji diellore. Paneli i mundësoi atij dhe komunikimin e rregullt me familjarët nëpërmjet telefonit të karikuar nga paneli. Ditët pranë bletëve kalonin shumë mërzitshëm për të pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

Përdorimi i paneleve diellore është me shumë interes dhe për fshatarët që kanë stane në mal, ku shpesh energjia mungon. Një ndër to është Luan Lisi, blegtor në fshatin e largët të Rrajcës, Librazhd. Ai është brezi i tretë i blegtorëve dhe pas kontaktimit tonë me të u shpreh shumë i gatshëm për ti përdorur. Pas instalimit Luani shprehet shumë i kënaqur me panelet PV.

Luan Lisi_Rrajce_Librazhd_Co-Plan

Rrajc, Librazhd 

Shpresojmë që përdoruesit e rinj të paneleve PV të kthehen në shembuj për bashkëfshatarët e tyre se si mund të sigurojnë energji të pastër, të lirë dhe të pavarur nga rrjeti i shpërndarjes.

 

 

Aktivitetet e sipërpërmendura janë financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit ENV.NET.

EU logo logo Env.net

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: